Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Alienët. Show all posts
Showing posts with label Alienët. Show all posts

Alieni tenton të hyjë në një shtëpi

Alieni tenton të hyjë në një shtëpi

Një burrë 60-vjeçar, i cili nuk ka pranuar që t’i publikohet emri, ka thënë se një krijesë që nuk dukej të ishte njeri, kishte tentuar që të hynte në shtëpinë e tij në të njëjtën natë kur ishte parë edhe UFO-ja, e cila më pas ishte bërë e njohur me emrin “Phoenix Lights”.

Njeriu i cili deri më tani nuk kishte folur për këtë ngjarje, tani thotë se ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e tij të vogël në një zonë rurale, rreth 18 milje në veriperëndim të Tucson.
Alieni ia nxjerr gjumin

“Rashë në shtrat rreth orës dhjetë të mbrëmjes. Por, gjumi më doli nga zhurma e shkaktuar nga dikush që donte ta hapte dritaren e banjës”, thotë ai në një raport të dorëzuar në rrjetin “Mutual UFO Network”.
Njeriu thotë se e kishte ndjenjën sikur dikush donte t’i bënte keq, prandaj edhe e kishte marrë një armë që ta mbronte veten.

Ai thotë se, me qëllim që ta ndalte personin që të hynte në shtëpinë e tij, ai kishte ndezur dritat e jashtme.
“Pasi që i ndeza dritat e jashtme, mbeta i tronditur kur pashë atë krijesë, e cila tani ishte duke lëvizur nga shtëpia në drejtim të gardhit. Nuk ishte duke vrapuar, por disi duke ecur me shpejtësi, duke arritur deri te gardhi për vetëm pak sekonda”, thotë ai. Telat gjemborë, të cilët rrethonin shtëpinë e atij njeriu, duket se nuk kishin paraqitur kurrfarë pengese për alienin, i cili e kërceu gardhin me lehtësi dhe vazhdoi në drejtim të malit. Më pas, nga mali u pa një fluturake duke u ngritur në qiell.

“Objekti kaloi përpara shtëpisë sime. Kishte drita të verdha dhe të kuqe dhe nuk bënte kurrfarë zhurme, duke u larguar”, thotë njeriu. Ai e përshkruan krijesën aliene si një humanoid të gjatë rreth 3 metra, me duar tepër të gjata dhe me kokë të madhe, sikur helmetë. Ai thotë se kjo e kishte frikësuar shumë, prandaj gjatë tërë natës kishte qëndruar ulur në kauç, me pushkë në duar.

Edhe të tjerët kishin parë alienët

Ai tregon sesi, të nesërmen, kishte shkuar në një kafene të vogël, ku kishte takuar një mik. Ai kishte filluar t’i tregonte se çka i kishte bërë vaki, por miku ia kishte pritur duke i thënë se në fshat kishin ardhur alienët. Kjo e kishte frikësuar shumë atë, saqë kishte doli pa e pirë kafen.

Ai kishte shkuar me vrap për të shikuar se nga ku kishte rrezik që të hynte ndokush në shtëpinë e tij. Ai nuk kishte idenë se çka ishin UFO-t, meqë nuk kishte TV aparat dhe nuk ishte i interesuar për lajme. Ai tregon se nuk kishte folur asgjë për këtë ngjarje deri më tani, meqë kishte kontratë pune me ushtrinë dhe kishte frikë se mos po e konsiderojnë të tjerët të marrë.

Ish-guvernatori i Arizonës, Fife Symington, në fillim demantoi këtë ngjarje në një konferencë për shtyp, por më vonë pranoi se, ajo që pa, e kishte sfiduar logjikën dhe realitetin.

Edhe në shkurt të këtij viti, tre banorë të Feniksit kanë incizuar një ngjarje të ngjashme.
loading...

Alienet na ndihmuan

 Alienet na ndihmuan

Partia Naziste ka zoteruar teknologji aliene.Ne nje pyll afer nje qyteti ne Gjermani u degjua nje shperthim 3 vjet para fillim te Luftes se Dyte Boterore.


Banoret pane nje disk te madh fluturues.(fakt i vertete)Nazistet e moren diskun si dhe trupat qe gjendeshin brenda atij disku .Ata e perdoren teknologjine aliene dhe me arritjet e tyre te medha ne teknologji filluan luften.Por ata ishin shume prane tmerrit ,armes me vdekjeprurese ne histrori e cila do te bente te mundur qe ne sot te ishim te gjithe me shtetesi gjermane,Bomba Atomike.Shkenetaret gjermane arriten gjat nje eksperimenti te ndanin atomin e uraniumit dhe me pas i mbeti ne dore ekuacionit te Ajnshtajnit te bente te veten,E=mc2.Sado e vogel te ishte masa e shumezuar me shpejtesine e drites ne katror jepte nje energji mjaft te madhe.Por shkencetaret gjermane dezertuan .Ata ishin te frikesuar para kesaj arme vdekjeprurese.

Por shkencetaret gjermane realizuan edhe nje zbulim tjeter.Nje objekt ne formen e nje kembane ishte rruga drejt se ardhmes.Duke perdorur ate mund te shkoje ne te ardhmen ose ne ndonje planete tjeter nga Toka.Ishin disa ata qe e provuan.Per t'i shpetuar gjyqit ushtarak komandanti forcave sekrete gjermane dhe anetare te organizate qe mendonte se lidhej me jashtetokesoret e quajtur 'Vril' u larguan per te mos u shfaqur me kurre.

Por nga e dime ne se gjermanet u ndihmuan nga jashtetokesoret.Kete e pohoi vete Verher Von Braun i cili tha se ata i kishin ndihmuar kur dikush e pyeti.Ai uli koken dhe pa nga nje dosje qe quhej UFO dhe tha:
-Ata na ndihmuan .
loading...