Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Plumbi

Çka është miniumi si fitohet dhe për çka përdoret?

Çka është miniumi si fitohet dhe për çka përdoret? Eshte oksid i Perzier ( 2PbO x PbO2) i cili përfitohet me nxehje të oksidit të plumbit(II) në formë të pluhurit në prani të ajrit në 500 C 6PbO + O2 ---> 2Pb3O4 Eshte pluhur kristalor me ngjyrë të kuqe që në ujë nuk tretet. I tretur në tretës organik përdoret për lyerje të sipërfaqeve të hekurit dhe çelikut.

Cilat janë vetitë e plumbit ?

Cilat janë vetitë e plumbit ? Plumbi është metal i rëndë me ngjyrë të bardhë në të kaltër. Eshte shumë i butë prehet lehtë me thikë. Në atmosfer me lagështi dhe në prani të oksidit te karbonit (IV) plumbi mbulohet shpejt me një shtresë të hollë të oksidit të plumbit e cila gradualisht shndërrohet në karbonat bazik të polumbit Pb(OH)2 x 2PbCO3 e cila mbron nga oksidimi i mëtutjeshëm . Formon komponime me numra oksidues +2 dhe +4.

Si gjendet plumbi në natyrë dhe cilat janë xehet më të rëndësishme (formulat) ?

Si gjendet plumbi në natyrë dhe cilat janë xehet më të rëndësishme (formulat) ? Plumbi nuk gjendet i lirë në natyrë por gjendet ne form të mineraleve të ndryshme. Xeherori më i rëndësishëm i tij është galeniti PbS. Në sasi me te vogla gjendet edhe ne formë të ceruzitit PbCO3,DHE ANGLEZITIT PbSO4.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more