Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Mbulesa

TË NDJEHESH E SIGURT ME HIXHAB

Biseda mes djallit dhe femrës Djalli i ka thënë femrës: Kush do të vijë të të kërkoj dorën tënde për martesë duke qenë ti e mbuluar? Si ka mundësi të vijë derisa ti je e mbuluar nën shami? Do të shuhet bukuria jote dhe të humbet lulja e rinisë! Femra ka buzëqeshur dhe pastaj i ka thënë: “Qëllimi im është të arrijë kënaqësinë e Allahut… Nuk dua të jem ëmbëlsirë mbi të cilën qëndrojnë mizat… Apo copë mishi të cilën e kanë thumbuar shikimet e ujqërve… Në hixhabin tim ndihem e ngritur sikurse retë. Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

MOTËR E MBULUAR… KUJDES!

Motër e ndershme ruaju, ruaju mos të jesh sikurse këto: E mbuluar dhe e makijazhuar... E mbuluar dhe me sjellje të këqija ndaj fqinjeve dhe shoqeve… E mbuluar dhe e parfumuar… E mbuluar dhe me rroba të ngushta… E mbuluar dhe me rroba të tejdukshme… E mbuluar dhe me rroba te zbukuruara… E mbuluar dhe nuk përmbush obligimet e bashkëshortit dhe shtëpisë… E mbuluar dhe ngrit zërin lartë duke qeshur… E mbuluar dhe nuk i buzëqesh shoqeve asnjëherë… E mbuluar dhe asnjë nate nuk llogariten veten për mëkatet e bëra… E mbuluar dhe ende flet e përzihet me meshkuj sikurse injorantet e tjera… E mbuluar dhe shkon ne sallone dasmash ku muzika gumëzhin… E mbuluar dhe udhëton e vetme në distancë të largët pa mahrem (shoqërues)… E mbuluar dhe nuk di të lexojë Kur’an… Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more