Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Merxhan Avdyli

Lufta e fundit në Kosovë - poezi nga Merxhan Avdyli

Lufta e fundit në Kosovë - poezi nga Merxhan Avdyli Para luftës së fundit në Kosovë Shqiptarët kishin dy ideale Mësimet e gjata shkollore Për kalimin e jetës nën robëri Dhe ëndrrat e tyre shekullore Për ndërtimin e jetës në liri Kur krisi lufta e fundit në Kosovë Shqiptarët mençurisht si gjithnjë Egërsinë e robërisë e sfiduan Dhe sërish dy ideale i ndërtuan Për ikjen nga lufta me shpejtësi Dhe për fitoren e së shenjtës liri. Kur u krye lufta e fundit në Kosovë Shqiptarët u kthyen fitimtarë Mbi idealet e tyre ngadhënjimtarë Duke shkelur deri në shpërfillje Ikjen biblike dhe mësimin e robërisë Ëndrrat e moçme dhe bimën e lirisë. poezi nga Merxhan Avdyli, Merxhan Avdyli Poezi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more