Studimet kanë vërtetuar se grupi i gjakut ka
rëndësi në përjetimin dhe shprehjen e ndjenjave dhe emocioneve. Cilat
janë karakteristikat përkatëse për secilin grup, sipas gjinive
mashkull-femër?
Grupi i gjakut O
Femrat
Me
këtë grup gjaku, nga mashkulli i tyre kërkojnë lumturi, kënaqësi dhe
butësi. Femra ndjenë nevojë të madhe për martesë, e cila del nga nevoja
që të dëshmohet me anë të martesës dhe krijimit të familjes. Si
bashkëshorte, femrat me këtë grup të gjakut sundojnë nga prapavija dhe
shpesh marrin pjesë në ndërtimin e karrierës së burrit të tyre.
Meshkujt
Me
këtë grup gjaku janë shumë të interesuar për femra, janë aktivë në këtë
drejtim dhe për këtë shkak femrat i vërejnë shumë lehtë. E meta e
këtyre meshkujve është se nuk janë edhe aq besnikë, meqë gjërat u
mërziten shpejt, gjë që do të thotë se në martesë nuk dinë të jenë
besnikë. Ata shpeshherë pendohen për zgjedhjet që kanë bërë lidhur me
zgjedhjen e partneres, por ky pendim nuk zgjat për shumë kohë, pasi sytë
do t’i hedhin tek një femër tjetër.
Grupi i gjakut A
Femrat
Me
këtë grup gjaku, femrat janë mjaft demokratike në lidhje, e respektojnë
partnerin dhe kualitetet e tij. Por, për shkak të natyrës emotive dhe
të ndjeshme, i zbulojnë ndjenjat e tyre vetëm kur të jenë plotësisht të
sigurt se nuk do të refuzohen. Femra me këtë grup gjaku bëhet një nënë, e
cila përkrah fëmijët e saj, por edhe kërkon shumë nga ata.
Meshkujt
Ata
që bartin grupin e gjakut “A” shpesh nuk janë interesantë për femrat në
shikim të parë, vlerat e tyre ato i zbulojnë vetëm pasi që të jenë në
lidhje për një kohë të gjatë. Kualiteti më i madh i meshkujve me këtë
grup të gjakut është se janë të përkushtuar ndaj familjes në tërësi.
Atyre u pëlqejnë kualitetet e gruas së tyre, të cilat edhe i theksojnë
dhe ndihen krenarë.
Grupi i gjakut B
Femrat
Femrat
me këtë grup gjaku, në dashuri presin kënaqësi, lumturi dhe që të duhen
pa kufi, duan vëmendjen e vazhdueshme të burrit të tyre. Në lidhjet e
dashurisë kanë kërkesa të tepërta, prandaj më vështirë vendosin për
martesë. Përndryshe, janë tepër të përkushtuara ndaj familjes.
Shpeshherë bezdisen nga personat që u qëndrojnë më pranë, duke krijuar
barriera penguese.
Meshkujt
Ata meshkuj që kanë këtë grup
gjaku i respektojnë femrat në një mënyrë të veçantë. Femrës së tyre të
zgjedhur ata i rezervojnë një trajtim mbretëror. Por, e meta e tyre
është se më shumë janë të prirur që të imagjinojnë, sesa që të
ballafaqohen me probleme të jetës së përditshme. Ky lloj tipi mund të
konsiderohet një tip imagjinar perfekt, por aspak praktik.
Grupi i gjakut AB
Femrat
Të
gjitha femrat që bartin grupin e gjakut AB i adhurojnë meshkujt me
shpirt aventurist, por kënaqen në dashuri vetëm derisa u lejohet që të
jenë mistike. Si nëna, përshtaten shumë me nevojat e fëmijëve, janë të
buta dhe nuk kanë shumë kërkesa. Çdokush do të dëshironte një nënë të
tillë, pa komplekse dhe që përshtatet shumë lehtë.
Meshkujt
Janë
miq të fëmijëve të tyre, por pa e tepruar. Specialiteti i meshkujve me
këtë grup të gjakut është joshja, vardisja. Janë mjeshtër të mëdhenj për
vardisje, por këtë gjë e bëjnë mirë dhe pa e tepruar. Në marrëdhënie në
çift ata fillimisht janë perfektë, por më vonë asnjë gjë nuk u bën
përshtypje dhe t’u lërë mbresa pozitive.
loading...