Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label E drejta civile. Show all posts
Showing posts with label E drejta civile. Show all posts

Emërtimi i së drejtë civile

Emërtimi i së drejtë civile në një mënyrë rrjedh prej fjalës latine ius civiles që rregullonte marrëdhëniet midis qytetarëve romakë.

Emërtimi e drejta pasurore e ka burimin nga marrëdhëniet shoqërore me karakter pasuror, Andaj përkrahësit e këtij emërtimi theksojnë se, kjo degë e së drejtës duhet të quhet e drejtë pasurore, si emërtim më i drejtë me subjektin e marrëdhënies juridiko-civile.

Emërtimi e drejta private, është mjaft i përhapur dhe është i lidhur drejtpërdrejtë me ndarjen e të drejtës në ius privatum dhe ius publicum që ishte karakteristikë e së drejtës romake.

Me të drejtë thuhet se juristët që merren me të drejtën civile quhen civilistë andaj edhe emërtimi e drejtë civile është i drejtë.
loading...

E drejta civile si disiplinë shkencore

Studimi shkencor i të drejtës civile është më i vjetri midis disiplinave shkencore-juridike.

Edhe në Romë shkenca juridike është identifikuar një kohë të gjatë me shkencën civile juridike.

Në mesjetë në të vërtetë në kuadrin e së drejtës së kanoneve (kishtare), u paraqitën edhe pikëpamje të reja mbi të drejtën penale. Megjithëkëtë, theksi kryesor u vi mbi studimin shkencor të së drejtës civile.

Vetëm më vonë u ndanë dhe u bënë të pavarura disiplinat shkencore në degët tjera të së drejtës. E në këtë kuadër hyn edhe e drejta civile si disiplinë shkencore e cila përfshinë studimet që i referohen marrëdhënieve shoqërore me karakter pasurore.
loading...

Nocioni i së drejtës civile

Nocioni i së drejtës civile

E drejta civile zakonisht definohet si degë pozitive e së drejtës që përfshinë tërësinë e dispozitave juridike që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore me karakter pasuror. Lidhur me të drejtën civile profesor Finzhgar shkruan se „ lëndë e së drejtës civile janë marrëdhëniet pasurore që lindin në lëmin e qarkullimit të mallrave dhe nën ndikimin e ligjit të vlerës, pastaj disa veti juridike personale të subjekteve juridike që marrin pjesë në marrëdhëniet pasurore të caktuara, si dhe të drejtat e personalitetit (të drejtat personale jo pasurore) që mbrohen me metodën dhe mjetet e së drejtës civile“.

„E drejta civile në kuptimin objektiv është degë e së drejtës private e cila si tërësi e rregullave juridike i rregullon ato marrëdhënie pasurore në të cilat njerëzit për objekt të marrëdhënies civile-juridike kanë sendet, premtimet ose pasurinë“.
loading...