Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Stili i shkrimtarit

Çka është subjekti i veprës letrare

Çka është subjekti i veprës letrare Një vepër letrare ka këto përbërës: subjektin, kompozicionin, gjuhën artistike dhe stilin e shkrimtarit.   Me subjekt të veprës letrare kuptohet renditja e ngjarjeve në një vepër letrare. Këto ngjarje përfshijnë marrëdhënie ndërmjet personazheve. Për të pasur subjekt një vepër letrare duhet pasur lëvizje, ngjarje dhe personazhe.   Subjekt kanë veprat epike, epiko-lirike dhe dramatike, pra veprat që shtjellojnë ngjarje.   Çdo ngjarje në qendër ka një konflikt ndërmjet personazheve.   Natyrisht që çdo konflikt ka pikën e lindjes , të zhvillimit dhe të zgjidhjes.  Sipas kësaj subjekti përbëhet prej disa elementesh të lidhura ngushtë ndërmjet tyre, si: parashtrimi, pika e lidhjes , zhvillimi, pika kulmore dhe zgjidhja.  Njohjes me personazhet i themi parashtrimi,ndërsa pikën e  lidhjes e kemi kur fillon konflikti kryesor që paraqitet në veprën letrare.   Konflikti i saposhfaqur dhe që nis e shtjellohet quhet zhvillimi.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more