Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Celuloza

Ku përdoret celuloza ?

Celuloza përdoret si lëndë e rëndësishme në degë të ndryshme të industrisë (industria e letrës, tekstilit, llaçit, eksplozivëve, e shiritave filmikë, etj.).  Celuloza është përbërë prej vargjeve shumë të gjata të mbetjeve të glukozës, të lidhura për njëra-tjetrës përmes oksigjenit.  Me celulozën ndërtohen edhe filtra për filtrimin e mikroorganizmave.

Cilat janë vetitë kimike dhe fizike të celulozës ?

Celuloza është substance pa ngjyrë, e cila nuk tretet në ujë dhe në tretës organik.  Celuloza e pastër është e bardhë, e fortë, pa shije dhe pa erë. Ajo bashkëvepron me acide inorganike dhe organike.  Glukoza hidrolizon me vështirësi, pas një nxehje të gjatë me acide të përqendruara.  Rëndësi të madhe kanë esetret e celulozës me azot dhe acid etanoik (acid acetik).  Nitroceluloza është substancë shpërthyese, nga e cila përfitohet baruti pa tym.  Në prani të acideve celuloza hidrolizon dhe jep glukozë si monosakarid të vetëm.  Masa molekulare e celulozës sillet rreth 250.000-100.000, që do të thotë se molekula e celulozës mban rreth 1500 mbetje të celulozës.

Çka është celuloza ?

Celuloza është një karbohidrat kompleks, përbërësi kryesor i mureve të qelisë së bimëve dhe rrjedhimisht përbërësi kryesor i shumë fabrikuesve të produkteve të fijeve, si letra, dërrasa, pambuku dhe pëlhura.  Bimët tradicionale perëndimore për prodhimin e celulozës ishin pambuku dhe lini.  Druri ka qenë burim kryesor i bërjes së fijeve të letrës që nga viti 1850. Celuloza është polisakaridi më i përhapur në botë bimore.  Celuloza  është i ndërtuar prej një numri të madh mbetjesh të glukozës, që hidrolizohen me vështirësi dhe nuk mund të përdoret si ushqim për njerëzit. Masa molekulare relative e celulozës është e lartë, prej 1 milion deri në dy 2 milionë, që do të thotë se një molekulë celulozë përmban 6 mijë deri 12 njësi (C6H10O5).  Celuloza nuk shërben si lëndë ushqyese, sepse nuk shpërbëhet në organizmin e njeriut dhe të disa kafshëve, me perjashtim të disa kafshëve ripërtypëse.  Celuloza është përbërëse e të gjitha indeve (lat.: celula- qeliza).  Celuloza ë

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more