Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Agjerimi

SEKRETET E AGJERIMIT TE PRANUAR

-Agjerimi eshte tri shkalle: 1. Agjerimi i pergjithshem i cili perfshine ndaljen nga ngrenja, pirja dhe marredheniet bashkeshortore; 2. Agjerimi i veqante i gjymtyreve i cili perfshine; - Uljen e shikimit dhe ndalimi i shikimit te çdo gjeje qe eshte mekat dhe e urrejtur. - Ruajtjen e gjuhes nga fjalet e pahijshme, genjeshtra, gibeti (pergojimi), thashethemet, nga fjalet amorale, te padobishme, te kota, nga grindja dhe polemikat e panevojshme; - Ndalimi i degjimit nga çdo gje qe eshte e urrejtur sepse çdo gje qe eshte e ndaluar te flitiet, eshte e ndaluar edhe degjimi i saj; - Ruajtja e gjymtyreve tjera siç jane duart dhe kembet nga mekatet dhe nga te urrejturat; - Kujdesi per ushqim me te cilin bejme iftar qe te jete hallall e te mos jete haram sepse nese eshte i fituar ne menyre jo te lejuar dhe bejme iftar me ate ushqim atehere eshte sikurse shembulli i atij qe nderton nje pallat dhe rrenon nje shtet; - Te jete zemra e agjeruesit pas iftarit e lidhur dhe e var

KUSH NUK LEJOHET TE AGJEROJ?

- Femrat ne periudhen e menstruacioneve dhe Lehonat (periudha duke filluar nga lindja e shtatzenes e deri sa ti nderpritet gjakderdhja ose deri sa ti kalojne 40 dite nga lindja). Ne keto raste jane te obliguara ta kompenzojne agjerimin posa te kalojne nga kjo gjendje, duke u bazuar ne thenien e Aishes, gruas se te Derguarit te Allahut (paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi te) e cila ka thene: "Ne kohen e te Derguarit te Allahut (paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi te), ishim me menstruacione dhe urdheroheshim te kryenim kaza (te kompenzonim) agjerimin, por jo namazin."(Transmeton Buhariu dhe Nesaiu) Burimi:  Të përfitojmë nga H. Irfan Salihu

KUSH MUND TE ZGJEDHE MES AGJERIMIT DHE NGRENIES

- Udhetari; - I semuari; - i moshuari dhe i pa afti; - shtatzena dhe gjidhenesja. - I semuari me semundje te rende, te gjate dhe te pasherushme, i moshuari dhe i paafti nuk jan te obliguar me agjerim dhe si kompenzim ata jane te obliguar ta ushqejne nga nje te varfer per çdo dite te Ramazanit qe nuk e kane agjeruar. Udhetari i cili udheton per nevoja te lejuara te cilit agjerimi ia veshtirson udhetimin, te semurit me semundje te shkurte dhe te sherueshme te cilit agjerimi ia keqeson gjendjen, shtatzena dhe gjidhenesja (qe frikohen per shendetin e tyre dhe te femijeve), mirepo jane te obliguar qe aq dite sa nuk i kane agjeruar ne Ramazan ti kompenzojne duke i agjeruar pas ketij muaji. Per keto lehtesime kemi argument ajetin kur'anor, ku Allahu thote: ".... e kush eshte i semure prej jush ose eshte ne udhetim, atehere ai (le te agjeroj) me vone aq dite." (El Bekare 184) Burimi: Të përfitojmë nga H. Irfan Salihu

ÇKA E PRISH AGJERIMIN?

- Ngrenja dhe pirja; - Marredheniet intime bashkeshortore; - Çdo gje qe eshte ne kuptim te ngrenjes dhe pijes (infunzionet); - Te vjellurat me qellim; - Paraqitja e menstruacioneve; - Futja nga goja e sendeve te cilat nuk jan ushqim; - Keto jane gjerat qe e prishin agjerimin, mirepo nuk e prishin nese nuk plotesohen keto tri kushte: - Dituria - ta kete te ditur agjeruesi se keto gjera e prishin agjerimin dhe ta kete te ditur qe ka filluar koha kur duhet filluar agjerimi (ka kaluar koha e syfyr-agimi); - Kujtesa - te jete i vetedijshem per ate qe po vepron dhe mos ta bene nga harresa; - Qellimi - ta prish agjerimin me vetedeshiren e tij e jo nga detyrimi. Burimi: Të përfitojmë nga H. Irfan Salihu

ÇKA NUK E PRISH AGJERIMIN?

- Ngrenja apo pirja me harrese; - Vjellja pa qellim; - Kaperdimja e peshtymes se vet; - Gelltitja e kelbazes, mirepo nese ajo arrin ne goje, me mire eshte te peshtyhet; - Dalja e gjakut nga hunda dhe goja, duke mos e gelltitur; - Thithja e pluhrave te rruges, tymit te fabrikave dhe djegies se druve prej te cilave nuk mund te ruhemi; - Inieksonet per sherim qofte ne vene apo ne muskuj; - Pikat ne sy dhe vesh nese nuk arrijne ne brendesi; - Pikat per hunde nese nuk arrijne ne brendsi (fyt); - Nxjerrja e dhembit; - Analizat e gjakut; - Perdorimi i aparatit per lehtesimin e frymemarrjes; - Perdorimi i misvakut; - Perdorimi i parfumit; - Freskimi nga te nxehtit duke e lagur trupin me uje; - Shijimi i ushqimit (nga personi qe e pergatit ushqimin), mirepo kjo eshte mire mos te veprohet, vetem nese ka nevoje, e nese e gelltit pa qellim kjo nuk e prish agjerimin. Burimi: Të përfitojmë nga H. Irfan Salihu

5 Arsyet që muslimani duhet ta prish agjërimin!

1 . Sëmundja, nëse e dëmton agjëruesin e sëmurë, me këshillimin e mjekut mysliman specialist i përkushtuar në fe, apo nga përvoja e vetë të sëmurit (për dëmin që sjell agjërimi), ose nëse agjërimi i zgjat kohën e vuajtjes së sëmundjes sipas mendimit të mjekut apo personi tësëmurë. Allahu xh.sh. ka thënë: “Ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim (le të agjërojë) aq ditë nga ditët e tjera. Allahu juve ju dëshiron lehtësim e nuk ju dëshiron vështirësi”.  (El-Bekare, 185). Pastaj ato ditë i bën kaza, më vonë. 2 . Udhëtimi i ligjshëm me të cilin ndërlidhen rreguIlat. Ky është udhëtimi që përfshin nijetin (vendosjen) dhe synimin e një vendi që ndodhet në largësi 81 kilometra e më shumë, dhe arsyetimi vlen derisa të kthehet në vendin e vet, me kusht që në vendin e caktuar të qëndrojë më pak se 15 ditë, atij i lejohet të hajë në Ramazan. Nëse gjatë udhëtimit agjërimi e dëmton shumë agjëruesin, agjërimi urrehet, po në rast se nuk e dëmton fare, atëherë është më mirë të

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more