Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Poezi islame

Nëna - Poezi islame nga Egzon Kastrati

Ah moj nëna ime e dashur.
Qfar fati të mirë unë paskam pasur.
Që bash ti të më lindje mua.
Që në xhennet të më dërgojnë këmbët tua.
Për një gjë rri i mërzitur...
Që kurrë hakut nuk mund të dal.
Ah moj nënë,moj e përhitur..
Të lus shumë, ma bën hallall..!
Në cdo moment të jetës sime.
Ishe ajo që qëndroi me mua.
Ma bën hallall oj nëna ime.
Që nuk i ndoqa këshillat e tua.
Shumë herë në jetë të hidhërova.
Asnjëherë nuk më mallkove.
Gjithnjë shëndet e lumturi për mua.
Te Allahu i Madhëruar kërkove.
Andaj ndjej faj edhe kam mërzi.
Se asgjë s'bëra për ty.
Asnjëherë nuk të gëzova , ashtu sic e meriton.
Shumë herë unë ty të nervozova ..
Oj nënë hallall a ma bon....
Egzon Kastrati

Dashnia, që është për All-llah

Selamun alejkum, alejkum selam
Kem bashkë e u pam, mërzi tash u ndam
S'ka kush na përçan, gjith me marrëveshje
Dhe kur kemi halle, lëshojm buzëqeshje
S'ka vend për përleshje, kuptim butësi
Respekt dashuri, gjithmon mbarësi
Ndihmë njëri tjetrit, dashuri pa hile
Duhem ndërmjet veti, më shum se familje
Po çfar dashurie, tani po përshkruj
Mos po thot dikushi, kta fjal s'po pin ujë
S'ekziston s'e pranon, të duket përrallë
Dashuri për All-llah, dashuri plot me mall
Më shum dua X personin, që e fal Sabahun
Se sa një antar t'familjes, që s'e njeh All-llahun
Prej Babe prej Nane, vlla a pale çka
Më e madhe ësht Dashnia, që është për All-llah


Autor: HazbiTherra Ahmeti ( Elhamdulil-lah ).

Hallalli dhe Harami

Hallalli dhe harami
Dy shokë të pandarë
Nuk janë si Bajrami
Këta janë të përçarë

Hallalli është i mirë
Harami është i keq
Hallalli të bën të delirë
Harami të bën dreq

Për shok zgjedhe Hallallin
Ngase është shok besnik
Ta ruan mallin
Dhe të bën fisnik

Mos u shoqëro me Haramin
Ngase ai është tradhëtar
Ta vjedh imanin
Dhe të bën hileqar

Hallalli është i lejuar
Sikurse gruaja me niqah
Harami është i ndaluar
Sikurse gruaja kur u rrah

Haram dhe hallall
Çdo ditë konfrontohesh
Shejtani të qet fall
Mos lejo të mashtrohesh

Çdo gjë që është e ndaluar
Prej saj nuk ka mirësi
Në zemër është e instaluar
Ajo nuk sjell kënaqësi

Hallalli është i qartë
E vepron pa frikë
Harami është i zjarrtë
E vepron dhe ikë

Mos ha me dy lugë
Lakmia mos të jetë shkas
Shejtani të bëri fugë
Rras haram rras

©Ibrahim Maxharri poezi per haramin, poezi per hallallin, poezi per hallall

Zoti im! (Poezi Islame)

Zoti im, unë jam i njohur për mangësi
E Ti je i Cilësuar me bujari!

Vërshoje faljen Tënde mbi gjithë këto male
Që ngrita duke të dalë Ty prej fjale!

Ti je më afër meje se vetë vetja ime
Mos më privo, të lutem, nga Tuat mirësi e mëshirime!

Ilmi Rexhepi

10 Minuta - poezi islame nga HazbiTherra Ahmeti

10 Minuta po i pres, 5 herë në Dit
10 Minuta për çdo herë, mi largojn Mërzit
10 Minuta fal Namazin, dhe kënaqem Krejt
10 Minuta nuk jan shumë, ata kalojn Shpejt
10 Minuta të Gëzimit, shpirti më Qetsohet
10 Minuta me All-llahun, Imani më Shtohet
10 Minuta me t'Vërtetën, dhe jo me të Kotën
10 Minuta në Namaz, e harroj krejt Botën
10 Minuta nuk kam brenga, as hall e as Dert
10 Minuta e shoh veten, sa shumë të Sinqert
Me Namaz Zemrat e Forta, bëhen shumë të Buta
Dita 24 orë, ndaj për Zotin 10 Minuta...

By HazbiTherra Ahmeti

Musliman apo munafik

Fol, çka të duash për fe
Vetëm mos u masko
Nëse nuk e don fenë
Të lutëm na trego

Mjaft me ofendime
Pse po na ofendon
Kush të mësoi kështu
Pse s'po na tregon

Fytyrë e brishtë
Mllef dhe urrejtje
Për sjelljen tënde
I kam disa vërejtje

Ne mesin e tonë
Tregohesh fetar
Kur je me armiqtë
Aspak atdhetar

Kur je në vetmi
Bën mëkate dhe s'do me ndi
Kur unë po bisedoi
Tjerëve ua bën me sy

Kur po vjen bajrami
Festat po feston
Kur po je me tjerët
Mllefin po shpalon

A e di, se je frikacak
Trimëri nuk ke aspak
Prej Zotit, s'ke turp fare
Kur je vetëm, bëhesh kahre

Mjaft, si munafik
Hiqe njëren f'tyrë
Musliman apo munafik
Zgjedhe njëren m'nyrë

©Ibrahim Maxharri

Në Xhami

Prap në Xhami,
në Wilhelmsburg.
Aty, ku u udhëzova,
në Hamburg.

Në saf të parë,
unë u fala.
Plot xhematë,
aty pava.

E fala jacinë,
me katër rekate.
i fshiva prapë,
disa mëkate.

Pesë herë n'ditë,
për Zotin falna,
qe njëzet vite,
hala s'u ndala.

Është ushqim,
i shpirtit tim.
Me namaz,
kërkoj udhëzim.

Është furnizim,
i trupit tim.
Me namaz,
kërkoj shpëtim.

©Ibrahim Maxharri

Prapë, unë dhe ti!

Unë po di
Ti s'po din
Unë marr vesh
Ti smerr vesh

Unë i mirë
Ti i keq
Unë i urtë
Ti kryeneq

Unë po jap
Ti spo jep
Unë fisnik
Ti fasik

Unë po bëj
Ti spo bën
Unë besimtar
Ti mëkatar

Unë i pari
Ti i dyti
Rri qaty
Se te mbyti

Unë dhe ti
Ti dhe unë
Rri rahat
Mos fol shumë

©Ibrahim Maxharri

Pse falëm ?

Pse falëm ?

Damarët me janë zgjeruar,
sa bukur gjaku qarkullon.
Allahut i jam nënshtruar,
zemra po më gjallëron.

Çdo gjë vepron për mua,
edhe kur shkoj në gjumë.
Për namaz, zemra u krijua,
ajo e do Allahun shumë.

Mendo kur je i zgjuar,
pse kurrë s'ke ëndrruar.
Kur ishe në gjumë
kurrë ti s'ke menduar.

Çdo gjë e ka një arsye,
për çka është krijuar.
Ti dhe trupi yt,
Allahut, i janë nënshtruar.

Çdo gjë funksionon,
ashtu, si Zoti urdhëron.
Vetëm zemra në trup,
ndaj Zotit rebelon.

Nga natyra e tij,
njeriu shumë harron.
Me namazin që falët,
Allahun e përkujton.

©Ibrahim Maxharri

Xhehenemi

A ke dëgjuar se çka është ferri
Ai, është më i keq se sa terri
Është një vënd, që e urrejnë të gjithë
Nga ai s'ruhen pak e hiq

Në gjuhën e fesë i thonë Xhehenem
Kush hyn në të, shumë i dhëm
Zjarr i nxehtë, sa shumë flakëron
Çdo gjë n'trup t'a copton

Nuk krahasohet me asnjë zjarr
Zjarrit Tij, s'mundësh mi ba ballë
Nëntëdhjetë e nëntë herë djeg më shumë
Ruana Zot, se bëhesh shkrum

Në Xhehenem, s'ka bukë as ujë me pi
Sa shumë kukama, ti k'i mi ni
Xhehenemi nuk është trillim
Ai është i vërtetë dhe pa dyshim

Aty njerëzit, djegën dhe përvlohen
Lekurat pa ndërpre, prap u ndrrohen
Nuk ka jetë, as nuk ka vdekje
Në ketë botë ti hiq s'u përpjeke

Njerëz të mjerë, dhe situata prekëse
Njerëzit dhe gurët janë lëndë djegse
Urinë dhe qelbësira, n'vend ushqimit
Hiq s'u tute prej dënimit

Duke qajtur, sytë pikojnë gjak
Kur t'thirrsha m'u falë, thojshe: jo se kam merak
Tani N'Xhehenem ti po dënohesh
Çka po pret, pse s'po pendohesh

Ibrahim Maxharri

Vallë...

Vallë pse jetojmë? Pse jemi në këtë jetë?
Ku ishim më parë? Ku jemi në të vërtetë?
Kush krijoi njeriu kur nuk ishte ?
Kush mësoj njeriut atë që nuk e dinte?
Kush jep jetën e kush sjell vdekjen ?
Kush krijoi ujin e kush sjell etjen?
Kush krijoi universin e përsosur?
Çfarë do të ndodhë pasi jemi varrosur?
Ku do të shkojmë?
Vallë çfarë kërkojmë?
Ku do të vemi?
A thua vallë kush jemi ...?!

F.Sejdiu

Paraja - poezi islame nga Hasan Zyko Kamberi

Mbreri q’urdheron dynjane

Qe ka vene taraphane

E i presne parane,

Ja di kimene parase

Dhe veziri, q’eshte veqil,

Ze sikur te benet’ adil

E mos thote dot kaly-kil

Ja di kimene parase

Sheh Islami, q’ep fetfane,

Qe di qitapete c’thane

Nuke kacirdis parane

Ja di kimene paraseMyfti dhe myderize

Edhe kyrra e vaize

Kane ujdisur’ iblize

Ja di kimene parase

Dhe kadiu i mehqmese

Qe rri siper sixhadese

Edhe shehu i teqese

Ja di kimene parase

Dhe pashallare, bejlere

Edhe avame te tjere

Per para apene krere

Ja di kimene parase

Kadiut ti rrefesh parane

Ters a vertit sheriane

Per para se c’e shet t’ane

Ja di kimene parase ...

Perëndija -poezi islame nga Naim Frasheri

Ç'sheh, është Zot'i vërtetë,
Ç'dëgjon, është zër'i tija,
Gjithë ç'ka e s'ka në jetë,
Eshtë vetë perëndia.

Mos shiko valëtë p'anë,
Mos të gënjenjë rremeti,
Të tëra një burim kanë,
Gjithë ngrihen pej një deti.

Në det të math e të gjërë
Çdo valë që të sheh syri,
Atje është deti tërë,
Po valëtë mirë qyri.

Kur ta zësh gjënë të bërë,
Esht' ashtu me të vërtetë,
Po ta vësh re gjat' e gjërë,
Esht' ajy bërësi vetë.
Dhe kush flet edhe ç'gjë flitet,
Ç'duket e s'duket në jetë,
Dhe kush sheh dh'ajo që shihet,
Zot' i vërtet' është vetë.

Se e tërë gjithësia,
Që nuk' i gjëndetë fundi,
Eshtë vetë perëndia,
Për atë s'ka vënt gjëkundi.

Eshtë në shesht perëndia,
I verbëri s'munt ta shohë,
Ajo është gjithësia,
I dituri munt ta njohë.

Pe një lulezë kur shohim
Dhe të vëmë re një fletë,
Me dituri munt ta njohim
Q'atje 'shtë zot' i vërtetë.

Eshtë në shesht perëndia,
Sicilido munt ta njohë
Po s'e mbuloi e padija,
Njeriu …

Në dashtë Zoti - poezi islame nga Naim Frasheri

Nastradini ish qetuar

Dhe po rrij duke mejtuar;

Po përnjëherë u xgjua,

Së shoqes i tha:

"O grua,Nesërë jam për në veshtë,

Se s'kam vatur këtë vjeshtë,

Sindëkur vinja qëmoti.

"Plaka tha : "Në dashtë zoti."

Nastradini i tha :

"UnëS'e këllas zotnë në punë,

E shoh vetë punën time,

E nuk e vë nër mundime,

Që të doj' a të mos dojë,

Se nukë më flet me gojë.

"Kështu the, o jetëgjatë!

Papo u ngrite me natë,

More shportat e gomarë,

Po s'të vate udha mbarë!

Për rrush del njeriu i mjerë

E sjell shkarpa shumë herë.

Gjithë bota po punonin

E udhëtë po ndrejtonin.

Nastradinë kur e panë,

E zun' e më nuk e lanë:

Gjithë ditën gur' i gjori

Mbajti edhe pagë s'mori.

I këputur, i drobitur,

I lodhur, i kahënitur,

Natën në t'errët u kthye,

Me pluhurë mbi qyrdye!

Erth më der' e trokëlliti,

E shoqja nga shkalla xbriti,

Tha : "Kush ësht' aty më derë?"

Pa tha Nastradin' i mjerë:

"Në dashtë zoti, jam unë,

Që vajç' e s…

Atë ditë - poezi islame nga Hasan Baftjari

Atë ditë

Do të flet syri

Për gjërat që ka parë

Për të mirën e të keqen

Për shikimin e shpërlarë

Atë ditë Do të flet veshi

Për dëgjimin në këtë botë

Për t'lejuarën, për përgjimin

Madje për çdo fjalë të kotë

Atë ditë Do të flasin

Edhe këmba e dora tok

Për çdo hap që është bërë

Për çdo goditje pa nevojë

Atë ditë Do të hesht gjuha

Ajo foli në këtë botë...

Kur të shkapërderdhen yjet

E të qahet qielli

Kur të përzihen detet

E të humb shkëlqimin dielli.

Kur të dridhet fuqishëm Toka

E të shemben malet

Kur të humb bukurinë agimi

E të trazohen varret.

Kur nëna të braktis fëminë

E jetimi të kërkon hakun

Kur tirani të ulurinë

E dëshmori të ndalë gjakun.

Atë ditë Do të flet zjarri

Atë ditë Do të sundon vapa

Atë ditë Ah, atë ditë Atë ditë

Nuk ka kthim prapa.

Miliona haxhxhinj -miliona dashuri - poezi islame

Miliona haxhinjë

Miliona dashuri

U nisën, po nisën

Nga toka, deti dhe qielli

Atje ku lindi Dielli

Për të vizituar

Vendin e Shenjtëruar

Qaben e Madhëruar

Meken e Bekuar

Për të zbritur

Në Medinen e Ndritur



Miliona haxhinjë

Miliona dashuri

Nga të dy gjinitë

Po i lënë shtëpitë

Po i lënë foletë

Po i lënë atdhetë

Me mall, me lot,

Por me shpirtin plot

Veç për t’Madhin Zot



Miliona haxhinjë

Miliona dashuri

Të bardhë e të zinjë

Të vjetër e të rinjë

Rradhë-rradhë këndojnë

All-llahun e Madhërojnë

Para Tij nënshtrohen

Para Tij pendohen…





Haxhinjtë shqiptarë

Rreth flamurit kombëtar

Me zemër të pastruar

Me shpirt të lartësuar

Kujtohen edhe për ne

Që jemi n’Atdhe:

Lutën për Kosovën, Çamërinë

Lutën për Shqipërinë…

Ja Allah - poezi islame

Allahu është një
mos humbni shpresë
se ne botën e amshuar
do të jetosh në Xhennet.

Besoj në të madhin Allah xh.sh.
besoj në Pejgamberin Muhammed a.s.
besoj se çdo e vërtet
do të shpërblehet me Xhennet.

O vëllëzer musliman
kthehuni e dëgjoni
Ramazani filloj
të gjithë agjëroni.

Tash ditët po kalojnë
ngadal po vjen një festë e madhe
oh sa gëzim i madhë do të jetë
në çdo shtëpi muslimane.

Ajo festë quhet i Madhi Bajram
të gjithë do të jemi të lumtur
që jemi muslimanë
Pejgamberi i Allahut xh.sh.
quhet Muhammedi a.s.
Allahu i Madhëruar e urdhëroi
që të na udhëzoj në fe e Kur'an.

Kthehuni o vëllëzer
kah kibla drejtohuni
fjalën Ja Rabbi
kur mos e harroni.

O kurrë, o sot
këtë gjë e kuptoni
feja Islame është një
të gjithë e pranoni.

Këto fjalë që po i shkruaj
po i shkruaj nga zemra
i Madhi Allah të na ndihmoj
dhe në frymën Islame
ata që kanë ngelur në fe, t'i frymëzoj.

Poezi për Allahun

Perkujtoj ALLAHUN,
Krijuesin e gjithesise,
Falenderoj ALLAHUN,
Burimin e miresise.
ALLAHUN e perkujtoj,
Zemra me qetesohet,
ALLAHUN e falenderoj,
Shpirti me freskohet.
Perkujtoj ALLAHUN,
Perplot dashuri,
Falenderoj ALLAHUN,
Per gjithe kete begati.
ALLAHUN e perkujtoj,
Neper dallge e stuhi,
ALLAHUN e falenderoj,
Te vetmin perendi.
Perkujtoj ALLAH,
Qe eshte drite mbi drite,
Falenderoj ALLAHUN,
Qe mu hapen syte.

poezi per Allahun,poezi per Allahun

Mërgimtari - poezi islame

Nuk janë Shami dhe Jemeni vende të mërgimit
Mërgimi i vërtetë është drejt varrit dhe qefinit
Udhëtimi është i largët e ushqimi s’më mjafton
Forca më është dobësuar e vdekja po m’kërkon

Kam mbi supe mëkate të cilat nuk i di
Vec Allahu i ka ditur në dukje e fshehtësi
Më ka lënë në jetë sa i butë është treguar
Kur shtoheshin mëkatet Ai i ka mbuluar

Sa orë edhe ditë kalojnë pa pendim
Pa u mërzitur pa qarë dhe pa frikësim
Unë vetë i mbylla dyert gjithnjë duke mëkatuar
E syri Allahut përherë më ka shikuar

Ah, për gabimin e shkruar n’pakujdesinë që shkoi
E më pas keqardhjen që zemrën ma përvëloi.
Më lër të vajtoj për vetveten time
E kohën të kaloj me kujtime e hidhërime

Tashmë lëre qortimin o ti që më qortoje
Sikur ta dish se c’kam do më arsyetoje
Më lër të derdh lotë, lotë pa pushim
Ndoshta një pikë loti është shkak për shpëtim

Ja tek jam i shtrirë, mbi shtrat më rrotullojnë
Duart e familjarëve të cilët më rrethojnë
Janë mbledhur rreth meje, dikush po loton
Dikush po qan me zë e diksuh po m…

Çdo fillim ka mbarim - poezi islame

Jam nje krijesë njerezore,
Jeten dhe vdekjen s’i lë dot pas dore.
Jam e krijuar prej mishi e gjaku,
Brenda kam një zemër,
Që ka frikë e respekt Allahun.
Frikohet asaj dite,
Kur do të dalim në gjykim,
Te gjitha t’mirat e t’keqijat,
Kur do t’na dalin n’drite.
Punet e dunjasë,mundohem t’i di,
Por nuk më sherbejnë në dhé kur une te hy.
Më shpëtojnë veprat qe bera për Allah,
Do të ndëshkohet për ato pas dore që ka lene.
E kete të gjithë duhet me dite,
Se edhe jetes i vjen një mbarim

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more