Skip to main content

Në dashtë Zoti - poezi islame nga Naim Frasheri

Nastradini ish qetuar

Dhe po rrij duke mejtuar;

Po përnjëherë u xgjua,

Së shoqes i tha:

"O grua,Nesërë jam për në veshtë,

Se s'kam vatur këtë vjeshtë,

Sindëkur vinja qëmoti.

"Plaka tha : "Në dashtë zoti."

Nastradini i tha :

"UnëS'e këllas zotnë në punë,

E shoh vetë punën time,

E nuk e vë nër mundime,

Që të doj' a të mos dojë,

Se nukë më flet me gojë.

"Kështu the, o jetëgjatë!

Papo u ngrite me natë,

More shportat e gomarë,

Po s'të vate udha mbarë!

Për rrush del njeriu i mjerë

E sjell shkarpa shumë herë.

Gjithë bota po punonin

E udhëtë po ndrejtonin.

Nastradinë kur e panë,

E zun' e më nuk e lanë:

Gjithë ditën gur' i gjori

Mbajti edhe pagë s'mori.

I këputur, i drobitur,

I lodhur, i kahënitur,

Natën në t'errët u kthye,

Me pluhurë mbi qyrdye!

Erth më der' e trokëlliti,

E shoqja nga shkalla xbriti,

Tha : "Kush ësht' aty më derë?"

Pa tha Nastradin' i mjerë:

"Në dashtë zoti, jam unë,

Që vajç' e s'bëra dot punë!"

Pa më nesëret një fqinjë,

Q'ish i varfër e pa linjë,

Erth e i kërkoi gomarrë,

Duke thënë ca më parë:

"Jemi pa buk' e pa ngrënë,

Në mulli drithë kam shpënë,

Gjer më tani është bluar,

Po s'kam kafsh', o i uruar.

"Nastradini, pa mejtuar,

Tha : "Për dru e kam dërguar,

Ka vaturë që me natë,

I varfëri veshgjatë.

"Ajy tha "e kam dërguar",

Gomari palli në quar!Fqinja tha :

"Pse më gënjeni,Të drejtënë s'ma rrëfeni?

Ja se ku pëllet gomari,

Qysh e ka marë druvari!

"Nastradini tha :

"S'kam parëKshu, të besojnë gomarë!

Me fjalën time s'je nginjur,

Që jam sot plak e i thinjur,

Po dëgjon gomarrë ç'thotë,

Q'është pa mënt e flet kotë.

Njeriu që dëgjon gomarrë,

S'e ka punën mbroth e mbarë.

"Kështu tha, po të vërtetën

E thosh gomari, të shkretën.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more