Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Hartime

Ese: Ti je ajo që më bëri ta kuptoj jetën, ta dua jetën

Të dua ..... dhe nuk dua kurrë të ndahem nga ti. Ti je ajo që e zbute zemrën time të ngurtë. Ti je ajo që ngjalle tek unë shpresë, lumturi, vuajtje. Ti je ajo që më bëri ta kuptoj jetën, ta dua jetën. ..... ti më bëre që ta kuptoj këtë ndjenjë të bukur dhe të mistershme, të ëmbël dhe drithëruese, të brishtë dhe të furishme. Nga ti e kuptova që ndjenja më e bukur në jetë që mund të provoja si dokor i mjekësisë ishte dashuria. Shpirti im u pushtua nga ju ....., u robërua. Nuk e mendoja kurrë se do të dashurohesha aty ku të tjerët shkojnë për të kërkuar mjekim. Nuk mendoja kurrë që do të dashurohesha gjatë stazhit tim si mjek, por ja që ndodhi. Dhe mirë që ndodhi sepse mund të them se tërë këto vite nuk vlejnë aspak ndaj ndjenjës së shenjtë ndaj dashurisë. Ndjenjë e cila ka fuqinë që edhe zemrën më të ngurtë ta zbutë, ti jap shpresë, lumturi, kuptim jetës.  Çdo çast që kaloj me ty ..... është një mrekulli për zemrën dhe shpirtin, një ''infuzion'' për jetën time, një

Ese: Libri shoku im më i mirë - shkruar nga Xhesika Mersinllari

Libri shoku im më i mirë Më thonin dikur: lexo librat e shkollës, lexo se do të të duhen…! Por unë nuk e kuptoja. Unë librin mësova ta dua tani ne keto rrethana . Ndoshta kur njeriu eshte i merzitur , i lodhur , i ngarkuar menderisht , ka kohë të mendojë më shumë , ka kohë të rrijë më shumë me veten… Rrëmbej një libër që më godet nga titulli dhe nis të ecë nëpër rreshtat e tij. Nis të ecë njëlloj siç nis të ecë një fëmijë që s’ka hedhur kurrë më parë hapa në jetën e tij. Unë eci ngadalë, ndaloj, kthehem pas, pushoj, eci sërish me hapa më të shpejtë e papritur e ndjej se po fluturoj. Po, po, po fluturoj, por jo me trup, por me shpirt. Teksa lexoj shpirti im fluturon . Imagjinata ime kalon çdo kufi. Mendja ime përshkon hapësira pa fund dhe unë përshkroj oqeane, depërtoj në qiej pa fund, bëj gara me erën, sfidoj kohën… Mësova ta dua librin, sepse libri më thotë shumë gjëra që në fakt unë i di, por kam nevojë të m’i thotë dikush, pa më qortuar, pa më bërë të ndih

Ese dhe Hartime të ndryshme për pranverën

Ese dhe hartime per pranveren Kliko mbi titullin qe te hapet faqja perkatese  Pranvera Ese për pranveren Ese për pranveren Ese për pranveren   ese tjeter Ku shkoi të ftohtit U kthyen dallëndyshet ese per pranveren,hartim per pranveren shqip,ese per pranveren shqip,poezi per pranveren,hartim per pranveren download,vjersha per pranveren download,ese te bukura per pranveren,ese per nenen,ese per pranveren shqip,ese te bukura per pranveren,ese per stinen e pranveres shqip,ese per jeten,ese per atdheun tim,ese per pranveren anglisht,vjersha per pranveren,ese per deshmoret

Durimi, çelës i suksesit dhe ndërmarrje për prodhimin e çelësave

Të duhet vetëm pak durim për ta shmangur një zënkë, përfundimi i së cilës mund të jetë vrasja dhe shkatërrimi i familjes. Katër orë mund të lexosh pandërprerë vetëm në saje të pranisë së durimit, përndryshe në minutën e dhjetë do ta gjesh një arsye të fortë për ta plandosur për toke librin. Duke pasur durim, dy orë pa ndërprerë mund të vraposh ose ta ndjekësh trajnimin e një lloji të artit marcial. Të punosh te të orë në ditë sigurisht se të duhet durimi. Ta shkruash një libër dhe të mos kesh durim, do të thotë të shkarravitësh në fletën e bardhë paqësore. Ta propozosh një vajzë të ndershme për fejesë dhe të mos kesh durim në përgjigjet e saja të stërzgjatura, do të thotë ta humbasësh përgjithmonë atë që përjetësisht e dashuroje. Sa madhështor që është durimi, ndaj le ta kultivojmë sa më shumë këtë çelës të suksesit dhe këtë ndërmarrje për prodhimin dhe përpunimin e çelësave. Burimi: Iljasa Salihu

Pse të lexosh?

A ke menduar ndonjëherë, vallë për çfarë arsye janë themeluar kaq shumë shkolla e universitete të mirëfllta, si në vendin tonë ashtu dhe në mbarë botën?! Pa dyshim se gjithë ato mijëra universitete me ata miliona nxënës kanë një qëllim. Ata s’dëshirojnë tjetër veçse marrjen e dijes dhe largimin nga injoranca. E çelësi më efikas për këtë, normalisht se është leximi. Njeriu kur lexon ka dobi të panumërta. Ai duke lexuar mbushë hapësirën boshe të injorancës së tij me njohuritë e reja, që fiton gjatë leximit. Me lexim ai ruan kohën nga humbja e saj në gjëra të kota e të ndaluara. Në të njëjtën kohë ai është i larguar nga shoqërimi me njerëzit e këqinjë, të cilët do të ishin shkaktarët kryesorë të devijimit të tij, shpëton nga ata, ngase ai për vete zgjodhi mikun më të mirë, zgjodhi librin. Leximi të rrit ambicien e të bën mendjemprehtë, të shton kulturën e të shprehurit, të ndihmon të përfitosh nga përvojat e të tjerëve, gjithashtu ai të largon nga pikëllimet, brengat e përd

Sa lehtë e sa vështirë

Sa lehtë është të prishesh me një njeri dhe sa të vështira do të jenë pasojat nga kjo prishje. Ndërsa sa vështirë është të mos prishesh me një njeri me ca vese dhe sa të lehta do të jenë ditët vijuese të shoqëruara me këshilla të buta me këtë njeri tashmë të përmirësuar. Ngjashëm është me shtëpinë. Lehtë mund ta rrënosh, por ditët vijuese do të jenë të vështira pa shtëpi. Kurse me vështirësi mund ta ndërtosh një shtëpi, por pas këtij ndërtimi ditët do të jenë shumë më të mira. Ndaj, të mundohemi për mbajtjen e shoqërisë, qoftë edhe nëse mbajtja e lidhjeve shoqërore kërkon mundim, por nesër do ta keni shoqërinë si kulm mbi kokë, ku në stinën e dimrit do të mbroheni prej borës, në vjeshtë dhe në pranverë prej shiut dhe në verë prej rrezeve përvëluese të diellit! Shkruar nga : Iljasa Salihu

Grua dhe krua

Grua dhe krua! Sa afër njëra tjetrës për nga shqipëtimi. Ndërsa afër mund të jenë edhe për nga kuptimi. Pranë kroit mund të freskohesh e ta shuash etjen. Ngjashëm edhe pranë gruas. Ajo përmes fjalëve dhe veprave shëmbëllyese mund të të freskon e të ta shuan etjen. Kurse në anën tjetër, me ujin që rrjedh prej kroit mund ta vadisësh barin e keq, ngjashëm edhe me fjalët që gruaja t'i thotë enkas ty në intimitet, mund t'ia tregosh të tjerëve, duke mugulluar pastaj të keqen në familje dhe në shoqëri! Burimi: Iljasa Salihu

Ata rishkuan në mërgim, por mbresat u rrënjëzuan në dheun tonë

Ata rishkuan në mërgim, por mbresat u rrënjëzuan në dheun tonë Ata erdhën. Na gëzuan. U mishëruan me gjendjen tonë. Na kuptuan e nuk na qortuan për asgjë. Kaluam shumë mirë. U lumturuam, ashtu siç ngazëllehet rrënja e shkulur në rast takimi me dheun. Biseduam e debatuam. U pajtuam e nuk u pajtuam ndonjëherë në mendime, megjithëkëtë, mbretëronte gjatë tërë kohës hareja, humori, gurra e të qeshurave e rrebeshi i këshillave. Sikur i thamë njëri-tjetrit, ah sa mirë qenka të jetohet në dheun e babës dhe atë të nënës, por ja që valët e jetës me lejen e Zotit, deshën që dikush atje të jeton e dikush këtu të rron për të mbijetuar më shumë. Mirupafshim vëlla, mbesa të bukura e shëmbëllyese të dashurisë familjare dhe kunatë bamirëse, ju falënderojmë për çdo gjë, Zoti ju gëzoftë në këtë botë të përkohshme dhe në atë të përjetshme! Burimi: Iljasa Salihu

Sikur të mos i kisha festat e mia...

Sikur të mos i kisha festat e mia, natyrisht se do ta festoja Vitin e Ri! Edhe pse Viti i Ri është një kompromis ndërmjet katolikëve dhe ortodoksëve, kurse të gjithë të tjerët që e festojnë këtë festë, të paktën le ta dinë se janë duke e festuar një kompromis të atyre që u ndanë, një pikëtakim të krishterizmit të degëzuar. Më mjaftojnë dy bajramet që vijnë pas një flijimi e lodhjeje dhe si shqiptar më mjafton 28 nëntori, ku të paktën do t'i kujtoj më hollësisht padrejtësitë ndaj popullit tim që rrodhën prej atyre që sot patjetër se duhet t'i shikojmë si miq, edhe pse e kaluara flet pak më ndryshe! Iljasa Salihu

Shkrimtari patjetër se është lexues, ndërsa lexuesi mund të mos jetë shkrimtar

Shkrimtari patjetër se është lexues, ndërsa lexuesi mund të mos jetë shkrimtar Unë ju premtoj se mundem edhe të mos shkruaj, vetëm nëse dikush ka mundësi të më bind se nuk ia vlen të lexohet. Ndërsa unë jam i sigurt se nuk ka njeri në botë që mundet të më bind se duhet larguar prej leximit. E pra derisa të ekziston leximi do të jetë në jetë edhe shkrimi, edhe pse pa pas shkruar dikush nuk mund të lexonim! Burimi: Iljasa Salihu

Ujana e diturisë

Dituria është një pikë në ujanë dhe fatlum është ai që prej diturisë ka mbërritur ta merr këtë pikë. Mos të harrojmë se edhe ujana është e mbushur prej pikave. Një ditë, ashtu sikurse njerëzit, edhe ajo ishte një pikë uji. Edhe shiu bie në formë të pikave. Edhe fjalitë e bukura përfundojnë me një pikë, mbase edhe thëniet e arta fillojnë pas dy pikave. Një ditë, edhe jetës sonë do t’i vendoset një pikë, porse askush nuk mund t’i vendose pikë dëshirës sonë për të marr sa më shumë dituri, mbase do të vdesim me shkulm në zemër që të kishim marr edhe pak dituri. Kjo është urtësia e diturisë, që nuk përfundon dot edhe me përfundimin e gjithë jetëve njerëzore. Përkundër kësaj madhështie, shumë sosh ende sillen mospërfillës ndaj kësaj begatie të pazavendësushme dhe të pambarueshme!     Iljasa Salihu

Kur shërbëtori kërkon që atij t’i shërbehet sherbet

Ka dallim të madh të jesh në shërbim të popullit dhe të shërbehesh prej popullit. Sa udhëheqës politik erdhën në pushtet me fjalinë e artë: “Do të jemi në shërbim të popullit!” Ndërsa sa shpejtë dëshmuan se në të vërtetë popullin e kishin vërë në shërbim të interesave të tyre të ngushta, duke e varfëruar kështu popullin në njërën anë dhe duke e pasuruar marramendësisht vetën në anën tjetër! Derisa njeriu fillimisht nuk e kupton se çdo gjë Zoti la në shërbim të njeriut dhe vetëm njerin në shërbim të Krijuesit të tij, pastaj përgjegjësinë si mëkëmbës në tokë dhe si udhëheqës i njerëzve duke i shërbyer denjësisht atyre që ia besuan një detyrë të tillë, atëherë edhe më tej furishëm do të ankohemi për padrejtësitë dhe dallimet e mëdha në ndershmëri dhe në pasuri! Burimi: Iljasa Salihu

Aty ku ka xhelozi nuk ka dashuri

Aty ku ka xhelozi nuk ka dashuri, por ka dyshim që shpie në mosbesim, ndërsa mosbesimi në këtë rast mund të shpie në besimin e asaj se tashmë je i shkurorëzuar. Ai burrë dhe ajo grua që ka frikë dhe nder ndaj Zotit, pastaj vepron në saje të parimeve me të cilat është i kënaqur Krijuesi, atëherë në këtë rast xhelozia njëmend mund të jetë një demagogji e llojit të veçant! Kuptimi i fjalës xhelozi në fjalorin e gj. shqipe është me sa vijon: “Ndjenjë nga e cila vuan dikush, kur dyshon për dashurinë ose për besnikërinë e bashkëshortit a të njeriut të dashur.”     Iljasa Salihu

“E mprehu mirë penën (lapsin)!”

Sigurisht që e keni parasysh këtë fjali me kuptim të thellë dhe domethënës. Ata të cilët nuk e kanë idenë se çka po flitet, gjithsesi se duhet “mi ra penës (lapsit)” me mprehë edhe një herë!! Aliu r.a. për “penën (lapsin)” shprehet kështu: “mendja e njeriut regjistrohet në fundin e penës (lapsit)”. Po, gjithsesi se mendarët e kanë parasysh, domethënien e mprehjes, sepse kujtojnë edhe fjalën e shkrimtarit të urtë kur thotë: “sa herë që mprehja (holloja) lapsin, e mprehja vetveten”. Po, gjithsesi se mendarët edhe këtë e dinë: “kur lapsi bie në dorën e të marrit (budallait), është sikur hanxhari në dorën e fëmijës”. Të nderur! Mos i harroni edhe këto tre fjali: - “Pena (lapsi)” është ambasadorë i mendjes. - “Pena (lapsi)” është postier i zemrës, jep haberin me haber. - “Mendja e shkruesit është në lapsin e tij.” Nuk e di a i rashë penës (lapsit) mirë!? Sigurisht ai që dëshiron të më kuptoj, më kuptoi.  Ulvi Fejzullahu  

E mira, e bukura!

- “Ndoshta një fytyrë e bukur e fshehë një shpirt të keq.” - “Bukuria pa mirësi nuk vlen asgjë.” - “Bukurisë mundë t’i mungoj nderi, ndërsa nderit nuk i mungon bukuria asnjëherë.” - “Bukuria nuk është në teshat që na zbukurojnë, bukuria reale është tek mirësia e diturisë (ilmit) dhe edukatës (edebit).” (Duke lexuar mbi të bukurën dhe të mirën, ndava këto fjali për përkthim)   Ulvi Fejzullahu

Ese për Librin shkruar nga Blertina Bislimi

  Ese për Librin shkruar nga Blertina Bislimi Çfarë mund të thuhet për librin?  Edhe sikur shkretëtira e Saharës të ishte fletë shkrimi dhe gjithë oqeanet bojë pende, nuk do të mjaftonte për t'i përshkruar vlerat e tij. Kur unë lexoj më duket sikur zemra hap krahët dhe fluturon në qiej të historisë, fantazisë dhe shkencës. Shkruar nga: Blertina Bislimi Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër. Ese hartime, libri, ese per librin, hartime per librin, libri ese, ese libri, hartim per librin, hartime per librin, ese per libra, librat ese 

Mos më qani, mos më vajtoni, mos derdhni lot nëse pasurohem duke varfëruar popullin tim

Njeriu njeri është, sidoqoftë për ikjen e tij nga kjo botë përmallohemi, por mos të harrojmë se edhe viktimat (lexo: populli) nuk mugullojnë prej dikujt tjetër, pos prej njerëzve. Shpesh populli ankohet për shpërdorimet e mëdha financiare që bëjnë politikanët, ndërsa vetëm pasi të vdesin, vdekje kjo e shoqëruar me ndonjë makinë të shtrenjtë ose në ndonjë rast tjetër i shoqëruar me gjësende të shtrenjta, populli i varfëruar prej tyre ose prej bashkëpunëtorëve të tyre, lezetshëm e përvajshëm i qanë, duke harruar i gjori se një ditë, ose vetëm pasi të këndellet pak, do të vajtojë për atë vajtim të kotë. Iljasa Salihu  

Vlera e frikës ndaj Zotit Lavdiplotë

Frika ndaj Zotit është tejet e vlefshme, madje edhe nëse dikush dëshiron t’i vëjë çmim, kurrë një gjë të tillë nuk do të mund ta qëllonte, ngaqë gjësendet me vlerë të lartë janë të paçmimta. Përmes kësaj frike mbërrijmë të mos i frikësohemi njerëzve, sepse njeriu që ka frikë Krijuesin është i drejtë dhe bamirës ndaj krijesave dhe vallë si të frikohemi kur jemi të drejtë? Si dhe përmes kësaj frike do ta tërheqim mëshirën e Zotit, ndërsa dihet, njerëzit përmes mbërthyerjes së mëshirës prej të Gjithëmëshirshmit mbërrijnë të futen në Xhenet! Iljasa Salihu

Më të keqin ka raste kur e mëton si më të mirin!

Hoteli më i keq në botë është shumë më i mirë se sa burgu më i mirë në botë! Kur je në mesin e atyre që dalloheni për nga përkatësia kombëtare dhe fetare, edhe më i keqi i kombësisë dhe fesë suaj, do t’ju duket më i miri në mesin e atyre që kanë sjellje të mira e hiqen si të mirë, ndoshta edhe vërtetë janë të tillë, porse në ato çaste edhe fyerja dashakeqe prej vëllait tuaj, do t’ju duket shumë më e ndershme sesa fjalët miradie të atyre që i sheh si të huaj. Ndoshta në teori kjo nuk ju duket gjithaq përmbajtësore, porse në rast se gjendeni në ndonjë mjedis të tillë, vërtetë do të mendoni ashtu si shkrova unë!     Iljasa Salihu

Të dua kripa ime, përmes teje ka shije jeta ime, - sa fjali logjike kjo, apo jo?

Shumica e gjërave ushqimore marrin shije si rrjedhojë e përdorimit me masë të kripës. Sado me mjeshtëri të jetë e gatuar buka ose e përgatitur gjella, në mungesë të kripës kjo bukë dhe kjo gjellë do ta humbiste çdo rëndësi, madje edhe i urituri i lodhur prej urisë, me shumë vështirësi do t'i hante. Ndërsa mua më vajti mendja diku tjetër. Mendova dhe pyeta, përse vallë gjërat që i duam nuk i ndërlidhim alegorikisht asnjëherë me kripën, por vetëm me sheqerin ose ëmbëlsirën, përkundër që çdo njeri konsumon përgjatë ditës më shume gjëra të gjelpta, përmes së cilës ato gjëra shijëzohen, se sa të ëmbëlta. Po i tha dikush të dashurës, - ku të kam oj kripa ime, ajo do t'i hidhërohej shumë, ndërsa kur i thotë, - po ku të kam oj sheqeri im, ëmbëlsira ime, ajo do të lumturohej goxha shumë. Duket se edhe ndërmjet përdorimit të mbiemrave ledhatues kemi shpërfaqur padrejtësi! Iljasa Salihu  

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more