Dituria është një pikë në ujanë dhe fatlum është ai që prej diturisë ka mbërritur ta merr këtë pikë. Mos të harrojmë se edhe ujana është e mbushur prej pikave. Një ditë, ashtu sikurse njerëzit, edhe ajo ishte një pikë uji. Edhe shiu bie në formë të pikave. Edhe fjalitë e bukura përfundojnë me një pikë, mbase edhe thëniet e arta fillojnë pas dy pikave.
Një ditë, edhe jetës sonë do t’i vendoset një pikë, porse askush nuk mund t’i vendose pikë dëshirës sonë për të marr sa më shumë dituri, mbase do të vdesim me shkulm në zemër që të kishim marr edhe pak dituri.
Kjo është urtësia e diturisë, që nuk përfundon dot edhe me përfundimin e gjithë jetëve njerëzore. Përkundër kësaj madhështie, shumë sosh ende sillen mospërfillës ndaj kësaj begatie të pazavendësushme dhe të pambarueshme!
Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: