Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Irfan Salihu. Show all posts
Showing posts with label Irfan Salihu. Show all posts

Irfan Salihu Biografia - ( Audio -Me zë) - Biografia e Hoxhës Irfan Salihu

loading...

ME RËNDËSI !!

ME RËNDËSI !!

I lajmerojme te gjithe vellezerit dhe motrat tona, se hoxha i nderuar Irfan Salihu, ne faqen e Facebook-ut nuk ka profil tjeter perveq ketij ketu https://www.facebook.com/Hoxha.Irfan.Salihu.

Koheve te fundit jane hapur shume faqe te reja me emrin e hoxhes te nderuar,prandaj u themi atyre qe i kane hapur ato, qe te kene frike Allahun dhe te mos identifikohen me emrin e hoxhes.
Hoxha jone, nuk ka asnje profil privat me emer tij.Hapja e ketyre faqeve e dijme qe ne shumicen e rasteve eshte per qellime te mira,por disa i shohim qe bejne edhe shfrytezimin e emrit te hoxhes tone te nderuar per te promovu faqet apo idete e tyre.
Hapja e ketyre faqeve,bene qe shume prej njerezve qe kane halle dhe deshirojne te pyesin hoxhen tone te nderuar,i parashtrojne pyetjet e tyre,ne keto faqe te rrejshme, te cilet kinse folin ne emer te fese, keqperdorin emrat e hoxhallareve tone.

Ketyre u themi - KENI FRIKE ALLAHUN dhe mos keqperdorni emrat e te tjereve, e sidomos hoxhallareve.
Hoxha Irfan Salihu NUK UA BENE HALLALL ketyre qe i kane hapur keto faqe dhe kerkon qe ato te mbyllen menjehere.

Disa faqe te rrejshme qe kerkojme te mbyllen,apo qe njerezit te largohen nga ato faqe:

1- https://www.facebook.com/pages/Hoxh%C3%AB-Irfan-Salihu/255424121211118

2- https://www.facebook.com/IrfanSalihu.Official

3- https://www.facebook.com/Salihu.Irfan?fref=ts

4- https://www.facebook.com/DrIrfanSalihu

5- https://www.facebook.com/HoxhIrfanSalihu

6- https://www.facebook.com/pages/Hoxh%C3%AB-Irfan-Salihu/323287747709569

7- https://www.facebook.com/hoxhairfansalihuu



SHPERNDAJENI !



Burimi:Të përfitojmë nga H. Irfan Salihu
loading...

Një detal nga biografia e hoxhë Irfan Salihut



Para se të bëhem hoxhë, unë isha arëpunues - filigrani,
Kjo zeje nga e cila perfitova shumë;

-Për të arritë mjeshtërin e zanatit duhet mund, kohë dhe përkushtim.
Njejtë është edhe me diturinë dhe çështjet fetare.

-Mesova se kujdesi dhe preciziteti që kisha në zanat është shumë i rendësishëm edhe në fe, ashtu kanë nevojë për kujdes disa çështje fetare dhe ç'do detal të vendoset në vendin e vet.

-Mësova respektin ndaj më të vjetërit dhe ustallarëve ashtu siç duhet respektuar sod ulematë nga cilët vazhdimisht përfitojmë, dhe se me buzëqeshje e përfiton ç'do myshreri.

-Po edhe aty ku nuk shkonte puna me pincetë përdorja edhe çekanin.

Irfan Salihu



Burimi:Valdet Kamberi
loading...

SUNNET I HARRUAR NE BAJRAM ...



Transmeton Ibn Maxhe ne sunenin e tij nga Ebu Seid el Huderi se

" Pejgamberi alejhi selam nuk ka fale asgje para bajramit, por kur kthehej ne shtepi ( nga xhamija ) i falte dy rekate ."

Ibn Haxheri ne Fethul Bari tha se vargu i transmetuesve eshte i mire hasen.
Hakimi tha se eshte sahih dhe se ky eshte nje sunnet madheshtor.
Busajriu ne Zevaid tha se eshte hadith Hasen.
Ibn el Mulekkan tha se zingjiri i transmetuesve eshte i mire.
El Munaui ne Sher te Xhamius Sagir tha se eshte i mire - hasen.
Shejh Albani poashtu tha se eshte hadith hasen sahih.

Duke e pare kete hadith, themi se duhet ta ngjallim kete sunnet ne shtepijat tona.Mos t'i harrojme keto dy rekate pas namazit Bajramit.

Allahu na e mundesofte gjithmone te jemi ringjalles te mesimeve te Pejgamberit tone te dashur Muhamedit alejhi selam.

ME FAT JU QOFTE FITER BAJRAMI !
Burimi:Të përfitojmë nga H. Irfan Salihu
 
loading...

A NA DONE RAMAZANI ... ?!!



( Shaka per relaks )

E kishin pyetur njehere nje hoxhe,

- " Hoxhe i nderuar, ne shume e dojme dhe po gezohemi kur po vjen Ramazani, por athua Ramazani na done ne ?!"

Hoxha u thote : " Shume ju done Ramazani, ne ate mos keni dyshim."

- Ata i thone: " Po ku e dine se Ramazani na done ?!"

Hoxha u pergjigjet : " Po te mos na kishte dashte, nuk do te na vinte cdo vite nga dhjete dite me heret !!"

Ky muaj i bekuar gati se na shkoj,lume per ata qe e agjeruan dhe e shfrytezuan me adhurime te shumta, e mjere per ata qe ju iku kjo begati e madhe.

E lusim Allahun te na i kete pranuar adhurimet dhe lutjet tona, me shprese se edhe Ramazanin tjeter do te takohemi me kete mysafir te madhe.
Burimi:Të përfitojmë nga H. Irfan Salihu
 
 
 
loading...

RAMAZANI PO NA SHKON ...

Si të mos ndjehemi të mërzitur, kur po largohet nga mesi jonë një mysafir i madhë i cili erdhë me plote te mira...Çdo nate lironte njerez nga zjarri i xhehennemit... Regjistronte emrat e njerezve qe do te thirren nga dera e xhennetit...E kishte nje nate qe eshte me e mire se 1000 muaj - nata e Kadrit...

1000 muaj jane diku rreth 83.3 vite. Nese i kthejme ne dite keta muaj atehere bejne diku rreth 29.500 dite !!

Keto dite nese i shendrrojme ne ore atehere bejne rreth 708.000 ore ose rreth 42.480.000 minuta !!

Nese themi se nata zgjate diku rreth 7- 8 ore atehere themi se nje ore ne naten e kadrit eshte me e vlefshme se 11.3 vjet, e nje minute me e mire se 72 dite jashta ramazanit !! Subhanallah !

Sa mysafir te mire kishim ne mesin tone e nuk ja dinim vleren sa duhet. Sa shpejte kaluan ditet dhe netet e bukura te Ramazanit.
Keshtu edhe jeta po ma kalon e nuk jemi te vetedijshem,subhanallah,Allahu na falte.

Thote Allahu teala: " Çdo gjë që është në Tokë është e kalueshme (do të shkatërrohet),e mbetet vetëm Zoti yt, i Madhërueshmi dhe Bamirësi. Er Rahman 26, 27.

O Zoti yne,na i fale mekatet dhe na i prano adhurimet tona.
Ne besuam ne ate qe Ti e zbrite , na regjistro ne mesin e atyre qe deshmuan ne njeshmerine dhe madherine Tende !

Burimi: Të përfitojmë nga H. Irfan Salihu





loading...

Hutbe e rendesishme per nje nga kushtet e islamit - Zekatin.(ZEKATI - IRFAN SALIHU)


ZEKATI - IRFAN SALIHU

Hutbe e rendesishme per nje nga kushtet e islamit - Zekatin.

Degjoje me vemendje dhe perfito!


loading...

Cilat janë dobitë e lëmoshës?

VLERA E SADAKAS - IRFAN SALIHU

Cilat janë dobitë e lëmoshës?

Cfare jane dobite e lemoshes ne kete dhe boten tjeter...?
loading...

Hoxha i nderuar Irfan Salihu...

"Hoxha i nderuar Irfan Salihu është një hoxhë që nuk del nga prizmat e Kur'anit dhe Sunetit, le t'çohet krrejt dyjaja n'këmbë... me moral nuk ka shaka!"

Hoxhë Shefqet Krasniqi (Radio kosova e Lirë)
loading...

Irfan Salihu - Biografia

Irfan Salihu biografia,Irfan Salihu jeta dhe vepra, Irfan Salihut shkollimi,ku u shkollua Irfan Salihu,ku u lind Irfan Salihu,kur u lind Irfan Salihu,Irfan Salihu
Hoxha Irfan Salihu aktualisht jeton dhe vepron në qytetin e Prizrenit, si Imam në xhaminë Suzi Zerrini dhe njihet për ligjeratat e tij në tribunat e ndryshme, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Hoxhë Irfan Salihu u lind më 1971 në qytetin e Prizrenit, ku edhe me sukses e përfundoi shkollimin fillore. Më pas i vazhdoi studimet në medresenë e mesme Alauddin në kryeqytet.

Pas përfundimit të medresesë , hoxha jonë i vazhdoi studimet në qytetin e Medines. Mirëpo, për shkak të disa rrethanave familjare, u detyrua ti braktisë ato përkohësisht për tju rikthyer librave sërish pas një viti e gjys
më, por kësaj radhe në shtetin e Jordanisë.

Këtu, hoxha Irfan Salihu e përfundoi fakultetin e Sheriatit në degën fikh-usul, në vitin 1999. Njëherit gjatë periudhës së studimeve, hoxha e pati fatin që ti bashkohet karavanit të gjatë të nxënësve të dijetarit të mirënjohur shqiptarë Muhamed Nasirudin Albani, Zoti e pastë mëshiruar.

Hoxha Irfan Salihu aktualisht jeton dhe vepron në qytetin e Prizrenit, si Imam në xhaminë Suzi Zerrini dhe njihet për ligjeratat e tij në tribunat e ndryshme, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Poashtu, hoxha është përkthyes dhe recenzent i shumë librave me karakter fetarë. Prej të cilave Ta mësojmë Islamin dhe Disa tregime për fëmijë janë shumë të njohura për lexuesin shqipëtarë, veqanërisht përmes setit të librave Biblioteka familjare.



Burimi:http://www.facebook.com/Hoxha.Irfan.Salihu 

Irfan Salihu biografia,Irfan Salihu jeta dhe vepra, Irfan Salihut shkollimi,ku u shkollua Irfan Salihu,ku u lind Irfan Salihu,kur u lind Irfan Salihu,Irfan Salihu
loading...