Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Gjëegjëzat

Çka janë gjëegjëzat

Çka janë gjëegjëzat Gjëegjëzat janë krijime të shkurtra që përbëjnë një gjini të veçantë. Ato paraqesin përshkrim të tërthortë e të ngjeshur (zakonisht në vargje) të një endi ose të një dukurie, që i jepet dikujt për ta gjetur se çfarë do të thotë.   Shembuj gjëegjëzash : Kur i lidh ikin, kur i zgjidh rrinë? (Opingat, këpucët) Bie në ujë s’laget? (Dielli) Dy vëllezër mbajnë zjarr në dorë e nuk digjen? (Masha) Dhjetë motra me nga një sini mbi krye? (Gishtat dhe thonjtë) Një kuti plot inxhi? (Goja me dhëmbët) Një litar i gjatë i gjatë, gjysmë i njomë gjysmë i thatë? (Dimri dhe behari) Gjithë gjënë e ha e të ngopur s‘ka? (Mullixhiu) I ati me rroba të gjelbërta, i biri me rroba të kuqe? (Burbuqja dhe lulja) Një qen i zi ruan shtëpinë e tij? (Çelësi i derës) Rrumbullak strumbullak me ca flutura në bark? (Kungulli) Një kuti me katër feta buke. (Arra) Një poçe kos përmbi shtëpi. (Hëna) Kudo vete, shtëpi me vete. (Breshka) Mbret nuk ësht’ e mban kurorë, orë s

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more