Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Fatet

Fatet- poezi nga Ali Podrimja

Fatet E kalova Murin e Berlinit në majë të gishtërinjve me një trëndafil në dorë. Frikësohesha se lëndoj shpirtrat e rënë, Kur deshta ta kapërcej edhe Murin shqiptar, para këmbëve më ra koka ime në gjak e larë. Një grua veshur me të zeza kodrave, fushave ma kërkon varrin, e trupin tim. Çdo ditë zgjohet në mes jush një torzo i tmerrshëm i qytetërimit. A nuk ju shqetëson se gjymtimi im akuzon? Ali Podrimja Poezi nga Ali Podrimja, Ali Podrimja, poezi e ali podrimes

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more