Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Poezi per pranveren

Pranvera - Poezi nga Frrok Kristaj

Erdh pranvera o fëmijë erdh pranvera për çdo kënd zgjohu bimë më mos fli t’punon bujku plot me shend Në çdo kënd hyn rrezja e diellit manushaqja nën ferra duket lulojnë pemët n’muaj të prillit gjumi i dimrit gjithkah zhduket

Poezia ''Erdhi pranvera'' nga Ersilja Çeli

Erdhi pranvera Erdhi pranvera, Oh sa gëzim! Gjithçka është e bukur, Natyra ndrin. Pemët kanë çelur, Zogjtë po këndojnë, Në lëndina bari Nis e bleron. Shqiponja e malit Krahët përplas fort, Në një degë bilbili, Këngës po ia thotë. Malet janë zhveshur Nga petku i bardhë, Fushat janë mbuluar Me bukuri të rrallë. Moj stinë e pranverës, Sa e bukur je! Të gjithë fëmijët I mbush me hare. Pranvera, Poezi per pranveren, Vjersha per pranveren, 

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more