Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Zef Serembe

ZEF SEREMBE-veprat letrare

Serembeja si nxënës i De Radës pati ndikim të madh Deradian. 1860 - shkroi poezinë e parë ,,Për lirinë e Venetisë‟‟shfaq përcaktimet ideologjike me atë se krahason Garibaldin me Skenderbeun , poashtu në poezi entuziazmohet me pjesmarrjen e arbëreshëve në lëvizjen e Garibaldit. 1883 - botoi përmbledhjen ,,Poezia italiane dhe kënkë origjinale të përkthyera‟‟, në këtë vepër mallkon Brazilin që i shkaktoi humbje aq të mëdha(ngase e dashura e tij pasi që kishte shkuar në Brazil kish vdekur). Në poezitë e mëvonshme flet për : shpresën , gëzimin , optimizmin , protesta , akuza nda padrejtësisë etj. 1893 - botoi baladën në italisht ,,Ushtari i kthyer‟‟. 1894 - i shkruan De Radës për një vepër prej 400 faqesh që flet për historinë e Shqipërisë. 1897 - botoi poezinë ,,Zotit‟‟ , në Buenos Ajres . 1898 - botoi vjershën ,, Për vdekjen e Pjetër Irjanit. Poetika e veprave të Serembes dallohet me karakterin lirik.Lirika e tij ndahet në patriotike dhe dashurore.  Postime të ngjashme: Zef Serembe -

ZEF SEREMBE -Biografia

Lindi : më 1884 në Strigari , Kozencë Familja: me prejardhje fshatare dhe e varfër Shkollimi: Mësoi në kolegjin Shën Adriano(mësues e pati De Radën) dhe pasiqë i ati i Serembes ishte pjesmarrës i lëvizjes kundër dinastisë së Burbonëve pas rrëzimit të saj i ati i  Serembes dënohet me vdekje në mungesë dhe për rrjedhojë edhe Serembe detyrohet ta ndërpresë shkollimin. Aktivitetet: 1848- rrëzohet lëvizja e italianëve kundër Burbonëve , në të cilën lëvizje bën pjesë si aktivist edhe i ati i Serembes . Babai i Serembes(Mikelangjeli) dënohet nga ana e pushtetin që kishin Burbonët me vdekje në mungesë.Lëvizja e re kundër Burbonëve ishte për vendosjen e domkracisë dhe për përmirësimin e gjendjes ekonomike.Kjo gjë pati ndikim të madh në personalitetin dhe psikologjinë e Serembes ngase familja u varfërua shum dhe Serembe u detyrua ta ndërpresë shkollimin. 1860-e kemi vdekjen e së dashurës të cilën e kishte njohur përderisa po lëvizte nëpër fshatrat arbëreshe për mbledhje të këngëve popullore , e

Te bregu i detit - Zef Serembe

Te bregu i detit - Zef Serembe Atje nga bregu i detit shoh një valë që me oshëtimë stuhia e degdis, si një mal ujët ngrihet pa u ndalë si për të rrahur qiellin e zi pis.   Dielli mbulohet, qielli është i zënë nga mjegulla që dhenë e tërë fsheh: dhe koha e keqe krejt pas krahëve le helmet dhe frikën që s’kanë të thënë.   Era ra dhe tufani mbaroi, duke qeshur në qiell dielli dolli dhe natyra stoliset hare.   Mëkata paqën e vjetër dërrmoi edhe neve një valë helmesh na solli: Po gjaku i arbërit dha paqen e re.

Zef Serembe (1843-1901) - Biografia

Zef  Serembe (1843-1901) Zef Serembe është poet i shquar arbëresh, i cili i këndoi me afsh e vrull dashurisë së vashës dhe dashurisë së atdheut.  Zef Serembe lindi në fshatin Strigari (San Kozmo Albaneze) të Kalabrisë. Zef Serembe ka shkruar vjersha, poema dhe drama. Njihet vetëm një pjesë e veprimtarisë së tij letrare, e cila u botua nga i nipi Kozmo Serembe . Botoi librin “Poezi italisht e këngë origjinale të përkthyera nga shqipja”.  Zef Serembe i këndon të kaluarës së lavdishme, shpreh mallin dhe dashurinë për atdheun e lirë, jep kushtrimin për çlirimin kombëtar nga sundimi osman.  Me entuziazëm u këndon edhe lëvizjeve çlirimtare të popujve të tjerë. Mbi të gjitha i këndoi dashurisë për vajzën e fshatit të cilën e dashuroi me thellësitë e zemrës.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more