Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Ersilja Çeli

Poezia ''Lulet dhe djali'' shkruar nga Ersilja Çeli

Lulet dhe djali Në parkun e madh Fëmijët lodrojnë, Por ka dhe nga ata Që lulet ngacmojnë. Lulet shumëngjyrëshe Na kanë rrethuar, Por të vjen keq T’i prekësh me duar. Një djalë i vogël Lulet këput, Iu afrova dhe i fola Urtë e butë: - Pse i këput lulet? S’të vjen gjynah? -Ç’të duhet ty, Mos je roje? - më tha I thash roje nuk jam, Por lulet i kam xhan, Me lulet thith aromë, Ato ajrin e pastrojnë. Fjalët e mia Djali i dëgjoi, Me keqardhje i pa lulet Dhe më falënderoi. Ersilja Çeli

Poezi per Bleten shkruar nga Ersilja Çeli

Bleta Degë më degë, Lule më lule, Fluturojnë bletët, Duken si nure. Nektarin thithin Dhe nxitojnë, Që në koshere Mjaltin ta çojnë. Është i ëmbël, Me ngjyrë të artë, Për shëndetin, Me vlerë të lartë. S’ka si bleta punëtore, E palodhur, shembullore! Gjithë ditën ajo punon, Mjaltin ne na e dhuron. Bleta është si flori, Kosheret janë si mbretëri! poezi per bletet,poezi bleta,poezi per bleten,bleta poezi shqip,poezi per bletat

Poezi per nenen shkruar nga Ersilja Çeli

Nënës Tetë Marsi, ditë e shënuar Për nënën time, Që është kaq e çmuar! Lule të freskëta Mbaj në duar, Nënës sime Për t’ia dhuruar. Je kaq e shtrenjtë Moj nënë për mua, Më solle në jetë, Sa bota të dua! Me gëzim më mbush, moj nënë, Sa herë që të shikoj, Je gjithçka për mua, Të dua, të adhuroj. Këto vargje sot Nga zemra më burojnë, Poezinë time Ty, nënë, ta kushtoj. Ersilja Çeli poezi per nenen 2013 poezi per nenen e vdekur poezi per nenen dhe mesuesen malli per nenen loti per nenen poezi per nenen time te dashur poezi per nenen time te dashur poezi per nenen 8 marsi

Poezi per atdheun shkruar nga Ersilja Çeli

  Atdheu Atdheu im i dashur, Me ngjyra si ylber, I shtrenjtë je për mua, Je vlerë përmbi vlerë. Ke male të larta, Fusha e bregore, Lumenj të kulluar E toka pjellore. Atdheu është i shtrenjtë, Është vendi ku ke lerë, Gjithkush ndjehet krenar Për të kurdoherë. Në çdo  vend të huaj Edhe po të shkoj, Me tokën mëmë Kurrë s’e ndërroj. Ndjehem shumë krenare E mbushem me hare, Kur them se jam shqiptare, I shtrenjti im, Atdhe. Poezi per atdheun, poezi per vendlindjen, vjersh per atdheun, vjerrsh per atdheun, poezi per vendin time, poezi per atdheun tim, atdheu poezi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more