Bleta
Degë më degë,
Lule më lule,
Fluturojnë bletët,
Duken si nure.
Nektarin thithin
Dhe nxitojnë,
Që në koshere
Mjaltin ta çojnë.
Është i ëmbël,
Me ngjyrë të artë,
Për shëndetin,
Me vlerë të lartë.
S’ka si bleta punëtore,
E palodhur, shembullore!
Gjithë ditën ajo punon,
Mjaltin ne na e dhuron.
Bleta është si flori,
Kosheret janë si mbretëri!
poezi per bletet,poezi bleta,poezi per bleten,bleta poezi shqip,poezi per bletat
loading...
Lexo edhe: