Lulet dhe djali
Në
parkun e madh
Fëmijët
lodrojnë,
Por ka
dhe nga ata
Që
lulet ngacmojnë.
Lulet
shumëngjyrëshe
Na kanë
rrethuar,
Por të
vjen keq
T’i
prekësh me duar.
Një
djalë i vogël
Lulet
këput,
Iu
afrova dhe i fola
Urtë e
butë:
- Pse i
këput lulet?
S’të
vjen gjynah?
-Ç’të duhet
ty,
Mos je
roje? - më tha
I thash
roje nuk jam,
Por
lulet i kam xhan,
Me
lulet thith aromë,
Ato
ajrin e pastrojnë.
Fjalët
e mia
Djali i
dëgjoi,
Me
keqardhje i pa lulet
Dhe më
falënderoi.
Ersilja Çeli
loading...
Lexo edhe: