Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Feja Islame. Show all posts

12 vepra që nuk e prishin agjërimin

12 vepra që nuk e prishin agjërimin

Sot gjendemi në ditën e parë të Muajit të Ramazanit. Mbarë botën, miliona myslimanë i përkushtohen këtij riti fetar i cili zgjat për një muaj. Dhe shpeshherë ekzistojnë disa dilema rreth asaj se çfarë mund ta prish agjërimin. Këto janë 12 vepra që nuk ua prishin agjërimin:

1. Të ngrënët, të pirët dhe marrëdhëniet seksuale me harresë

2. Të vjellët pa provokim: Kjo bazohet në hadithin e përmendur më lart.

3. Futja e pluhurit, grimcave të rërës apo e ndonjë insekti pa dashje në stomak: Dihet që është shumë e vështirë që njeriu të ruhet prej këtyre gjërave. Gjithashtu në këtë logjikë futet edhe mbajtja e ndonjë sendi në gojë, si laps, gomë apo ndonjë gjë tjetër, por me kusht që të mos ketë shije, ngjyrë apo erë që arrin në fyt.

4. Përdorimi i misvakut (shkopit pastrues të dhëmbëve) nuk e prish agjërimin

5. Përdorimi i gjilpërave jo ushqyese për trupin, të cilat vendosen në damar ose në mish: Kjo gjë nuk e prish agjërimin për arsye sepse nuk konsiderohet si ushqyes për trupin. Në këtë pjesë si shembull mund të përmendim kurimin me ilaçe mbi plagë të ndryshme, edhe në qoftë se ilaçi arrin të depërtojë në brendësi të trupit. Nuk duhet harruar se transfuzioni i gjakut dhe serumi e prishin agjërimin, pasi janë ushqyese për trupin e njeriut.

6. Përcjellja e pështymës ose e ushqimit që ndodhet ndërmjet dhëmbëve, nëse është shumë pak.

7. Futja e ujit në gojë, me kusht që të mos shkojë në fyt: Kjo ndodh kur marrim abdest apo kur shpëlajmë gojën për shkak të vapës. Lejohet gjithashtu edhe larja e trupit për freskim etj.

8. Puthja e gruas, prekja, përqafimi etj. Kjo vlenë për ato raste kur njeriu e kontrollon veten

9. Ai që ha, pi ose bën diçka tjetër nga ato gjëra që e prishin agjërimin me mendimin se akoma nuk ka filluar dita e agjërimit. Ky person nuk e ka prishur agjërimin, pasi origjina është vazhdimi i natës dhe dyshimi i tij nuk merret në konsideratë.

10. Provimi i shijes së ushqimit me majën e gjuhës nuk e prish atë.

11. Larja e dhëmbëve, me kusht që pasta e dhëmbëve mos ta kalojë fytin.

12. Shkulja e dhëmbëve ose kurimi i tyre, në qoftë se lëndët e përdorura nga mjeku nuk arrijnë në fyt.

Jemi të kënaqur me...

Nga përmendja e Mëngjesit është:
Redijtu bil-lahi rabben ve bil-islami dinen ve bi Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme nebijja. (tre herë)
Jemi të kënaqur me Allahun si sundimtar, me Islamin si fê dhe Muhammedin – bekimi dhe mëshira e Allahut qoftë me te – si pejgamber dhe i dërguar!
(Thotë i dërguari alejhi selam: kush e thotë këtë tre herë në mëngjes dhe tre herë në mbrëmje, Allahu do ta kënaqë në Ditën e Gjykimit)

Burimi: Senad Ramadani
 
Shiko gjeje veten në njërin nga këto shtatë grupe:

Muhamedi alejhi selam ka thënë: “ Janë shtatë grupe që Allahu do t’i fusë në Hijen e Arshit të Tij në Ditën e Gjykimit, ditë në të cilën nuk do të ketë hije tjetër veç Hijes së Tij:
1. Udhëheqësi i drejtë,
2. I riu që është rritur duke adhuruar Allahun e Plotfuqishëm,
3. Njeriu që zemrën e tij e ka lidhur me xhaminë,
4. Dy njerëz të cilët janë dashur për hir të Allahut, që janë takuar për këtë dhe janë ndarë për këtë,
5. Ai djalë që është thirrur nga një grua e bukur dhe me pozitë (për të kryer marrëdhënie me të ), por thotë: ‘I frikësohem Allahut’,
6. Personi që jep për bamirësi dhe e fsheh, saqë dora e tij e majtë nuk e di se çfarë jep e djathta dhe
7. Personi që e kujton Allahun në vetmi dhe sytë e tij lotojnë”.
(Buhariu dhe Muslimi)

I mençuri nuk dëgjon fjalët e njerëzve për njerëz ngase...

“I mençuri nuk dëgjon fjalët e njerëzve për njerëz ngase gjoksi i tij është më i ngushtë sesa të durojë urrejtjen e të gjithëve. I Dërguari i Allahut, s.a.v.s, ka thënë: “Mos të më lajmërojë askush për dikë gjë (që shkakton armiqësi) ngase unë dua të dal gjoksgjerë.” Et Turejfi

Filani ka deviju

Filani ka deviju.

Kjo ndodh për shkak të njërës nga dy gjërat:
1- Nuk ka kërku nga Allahu ta forcojë në ketë rrugë. Duke menduar se vet ja arrin këtij qëllimi.
2- Ose nuk e ka falënderu Allahun për atë mirësi që kishte. Duke mendu se kjo mirësi është aftësi personale.
(Shejh Bin Bazi)

Burimi: Lulzim Susuri

RREGULLAT E REJA TË KOMUNIKACIONIT

1. Lidhu me rripin e devotshmërisë.
2. Ec në rrugën e të devotshmëve.
3. Zbato Kur’anin dhe Sunetin e Resulullahut.
4. Kujdes nga kthesat e nefsit dhe të epsheve.
5. Largoju gropave të shejtanit.
6. Bëj kujdes për atë që shkruajnë dy melekët e tu.
7. Mos harro bagazhin e vdekjes.
8. Komisioni i varrit.
9. Paramendo në çdo moment pikën e kontrollit, e cila quhet “Ahiret”.

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

JETA ME ALLAHUN KA SHIJE TJETËR!

1. Ec përpara dhe mos e rrit zërin, shiu është ai që i rrit lulet, e jo bubullima!
2. Shpirtrat më të mirë janë ato që nuk i mohojnë të mirat edhe përskaj mospajtimeve!
3. Distanca nuk e afron dhe nuk e largon askënd.. zemrat janë ato që e bëjnë atë!
4. Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: Përgjatë qëndrimit tënd në namaz ti troket në derën e Mbretit, dhe ai që troket në derën e Mbretit, atij i hapet”.
5. Dynjaja është shumë e lirë! Atë mundet ta posedon çdokush nga ne, pasaniku dhe fukaraja, mbreti dhe ministri, mirëpo, Xheneti është i shtrenjtë, nëse nuk mundesh ta posedosh me veprat e tua të mira, nuk mundesh ta posedosh me pasurinë dhe arin tënd!
6. Çdo gjë që e njeh nuk do të thotë se të qetëson zemrën, disa gjëra janë më të bukura nëse mbeten të panjohura!
7. Shpirtrat më të shtrenjtë janë ato që e përjetuan dhembjen dhe mundohen që të tjerët mos ta shijojnë shijen e saj!
8. Rrëfehet se brengën e pastron loti, dhe zemrën e ringjall sexhdeja, dhe ëndrrën e realizon lutja!
“Jeta me Allahun me të vërtetë ka shije tjetër!!”.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Mendimet e gabuara sikur ushqimet e helmuara

Allahu i ka krijuar mendimet e gabuara sikur ushqimet e helmuara.
Liria e mendimeve të gabuara është sikur liria e ngrënies ushqimeve të helmuara.
Allahu e ka krijuar të keqen për sprovë jo për zgjedhje.

Shejh Abdul-Aziz Tarifi

Burimi: Bekir Halimi

Humbja më e madhe

Njeriu i cili gjendet përballë një Xhenneti, i cili është i gjerë sa qielli dhe toka dhe të mos ketë vend për te atje.

Allahu na ruajtë!

o Allah! Na bë prej banorëve të Xhenetit!

Burimi:Bekir Halimi
 
Dy gjëra

1. Dy gjëra nuk vazhdojnë përgjithmon te njeriu: rinia dhe fuqia e tij;
2. Dy gjëra i bëjnë dobi secilit njeri: sjellja e mirë dhe toleranca;
3. Dy gjëra e ngrisin pozitën e secilit njeri: modestia dhe kryerja e nevojave të njerëzve;
4. Dy gjëra të mbrojnë nga belatë: sadakaja dhe kujdesi për farefisin.

DHJETË ILAÇET E TRUPIT DHE SHPIRTIT

1. Rrezet e diellit.
2. Pirja e ujit.
3. Gjumi i mjaftueshëm.
4. Ajri i pastër.
5. Të ecurit.
6. Ushqimi i shëndetshëm.
7. Kurani Fisnik .. ai është ushqim për shpirtin, s'ka jetë për shpirtin pa të.
8. Mjalti.
9. Fara e zezë (Habetu Seuda).
10. Mendimi i mirë dhe largimi nga të menduarit e keq dhe të lig.

PËR KËTË ARSYE E KA MARRË EMRIN DYNJA!

Ka mundësi të banosh në pallat, mirëpo jetën ta kesh të ngushtë!
Ka mundësi të jetosh në një kasolle, mirëpo Allahu gjoksin të ta zgjeron!
Ka mundësi të kesh shokë, po prapë të jesh i vetmuar!
Ka mundësi të jesh i vetmuar, mirëpo përreth të kesh shokë!
Ka raste kur shokët të therin pas shpine.
Ka raste kur armiku ta shpëton jetën.
Ka mundësi të shohësh se pasanikët kërkojnë ryshfet!
Dhe ka mundësi të shohësh se si të varfrit japin lëmoshë!
Për këtë arsye e ka marrë emrin DYNJA!!
Bamirësia yte dhe sjellja yte e mirë nuk harrohen. Mos ndjej keqardhje për momentet ku në to e bëre dikë të lumtur, edhe nëse nuk e ka merituar!
Bëhu diçka e bukur në jetën e atyre që të njohin dhe të atyre që nuk të njohin!
Neve na mjafton fakti se kemi Zot, i Cili, na shpërblen për çdo të mirë me të mirë!!

TENTO TA KESH AFËR NJË NJERI TË TILLË!!

Gjëja më e bukur në jetë.. të kesh afër një njeri që të lexon pa shkronja!
Të kupton pa mos fol!
Të donë pa interes!
Të jep pa mos kërkuar gjë!
Të kupton pa sqarim!
E ndjen dhembjen tënde pa mos i parë lotët e tua!
E ndjen mërzinë tende nga zëri jot!
Dridhet nga frika për ty!
Nuk flenë para se të sigurohet për ty!
Dhe nga gjitha këto, ajo më kryesorja..
Jeta nuk i duket e bukur përveç se me ty!!

KOHËRA TË ÇUDITSHME!!

Kohëra të çuditshme!!
Prindërit dhe nënat, kujdesem për veshjen dhe ushqimin e fëmijëve, dhe e harrojnë mbjelljen e vlerave dhe të moralit!
Kohëra të çuditshme!!
Punëtorët nuk janë të sinqertë në punët e tyre, me pretekst se pagat i kanë të ulëta, dhe harruan se Allahu i bekon në furnizim hallall dhe e shkatërron haramin!
Kohëra të çuditshme!!
Të rinjtë dhe të rejat, kalojnë orë të tëra në ecje nëpër tregje dhe dëfrim, dhe lodhen në reqatin e parë në namaz!
Kohëra të çuditshme!!
Të rinjtë dhe të rejat, dëgjojnë muzikë me gjoks të zgjeruar, kurse, kur e dëgjojnë Kuranin u shtrëngohen gjokset, dhe nuk e kuptojnë se hallalli nuk përzihet me haram!
Kohëra të çuditshme!!
E blejmë atë që e duam dhe e donë epshi me qindra, kurse kur e shohim kutinë e lëmoshës, hulumtojmë mos po gjejmë ndonjë pare të hekurit, e ta hedhim në kuti, dhe krenohemi me atë që e kemi bërë!
Kohëra të çuditshme!!
E kurdisim alarmin që të mos vonohemi për në punë dhe e harrojmë takimin me Allahun në namazin e sabahut, dhe gjithë e dimi se ka mundësi ta programojmë alarmin, edhe për namazin, po edhe për punë!
Kohëra të çuditshme!!
E shajmë njëri-tjetrin, dhe flasim për nderin e krijesave të Allahut, dhe harrojmë se i kemi melekët me veti që i shënojnë veprat!
Kohëra të çuditshme!!
Burrat i shohin gratë dhe vajzat e tyre, se si vishen dhe i shfaqin bukuritë e tyre, dhe nuk xhelozojnë, dhe nuk mërziten fare, me pretekst se ata janë të kuptueshëm dhe të civilizuar!!

PSE ALLAHU NUK DONË QË GRUAJA TË PIKËLLOHET!!

Allahu thotë: “Kjo është më e përshtatshme që ato të gëzohen, që të mos pikëllohen”. Ahzab 51
Allahu thotë: “Një zë e thirri nga poshtë: “Mos u pikëllo”. Merjem 24.
Allahu thotë: “pa pasur frikë dhe as dëshpërim”. Kasas 7.
Allahu thotë: “që ajo të gëzohej dhe të mos pikëllohej më”. Taha 40.
Këto ajete na qartësojnë se pikëllimi i gruas është i rëndë, dhe dhembjet e saj janë të rënda, s’mundet zemra t’i përballon!
Pra, silluni butë me gratë! Ajo kur pikëllohet, i thyhet zemra!
Sillu butë me të! Mos ia the zemrën me fjalë!
Mos e prek zemrën e saj duke u tall me të!
Afroju kah Allahu me bamirësi ndaj saj!
Respektoje, nderoje dhe mos ia pikëllo zemrën!!
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, na porositi dhe tha: “Silluni mirë me gratë e juaja”.

5 Arsyet që muslimani duhet ta prish agjërimin!

5 aresye per ta prishur agjerimin

1. Sëmundja, nëse e dëmton agjëruesin e sëmurë, me këshillimin e mjekut mysliman specialist i përkushtuar në fe, apo nga përvoja e vetë të sëmurit (për dëmin që sjell agjërimi), ose nëse agjërimi i zgjat kohën e vuajtjes së sëmundjes sipas mendimit të mjekut apo personi tësëmurë.
Allahu xh.sh. ka thënë:
“Ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim (le të agjërojë) aq ditë nga ditët e tjera. Allahu juve ju dëshiron lehtësim e nuk ju dëshiron vështirësi”. (El-Bekare, 185).
Pastaj ato ditë i bën kaza, më vonë.

2. Udhëtimi i ligjshëm me të cilin ndërlidhen rreguIlat. Ky është udhëtimi që përfshin nijetin (vendosjen) dhe synimin e një vendi që ndodhet në largësi 81 kilometra e më shumë, dhe arsyetimi vlen derisa të kthehet në vendin e vet, me kusht që në vendin e caktuar të qëndrojë më pak se 15 ditë, atij i lejohet të hajë në Ramazan. Nëse gjatë udhëtimit agjërimi e dëmton shumë agjëruesin, agjërimi urrehet, po në rast se nuk e dëmton fare, atëherë është më mirë të agjërohet gjatë udhëtimit.
Allahu xh.sh. ka thënë:
“E ata që i rëndon ai (që nuk mund të agjërojnë),janë të obliguar për kompensim, ushqim (njëditor) i një të varfri, e ai që, nga vullneti,jep më tepër, kjo është edhe më mirë për të. Mirëpo të agjëroni është më mirë për ju, nëse e dini”. (El- Bekare, 184).
Xhabiri r.a. ka thënë: “Pejgamberi alejhi selam ishte në një udhëtim dhe ndërkohë vërejti një grumbull (njerëzish) dhe një njeri të cilit i bënin hije. Pejgamberi alejhi selam pyeti se ç’bëhej. Ata i thanë: “Njeri agjërueshëm”, e Pejgamberi alejhi selam tha: ”Nuk është nga punët e mira agjërimi në udhëtim “Mutefikun Alejhi. Pastaj i bën kaza në ditë të tjera.

3. Shtatzënia dhe gjidhënia. Gratë shtatzëna ose gjidhënëse, edhe nëse janë me pagesë (‘mëndeshë’, që nuk është nënë e fëmijës), nëse frikësohen për veten ose për fëmijët e tyre, lejohen të mos agjërojnë. Ky mosagjërim për gruan në këtë gjendje, është me arsye, për shkak të kujdesit ndaj fëmijës, ndaj shëndetit dhe ushqimit të tij. Më vonë do t’i bëjë kaza ato ditë të mbetura, në ditë të tjera…

4. Pleqëria dhe sëmundja e vazhdueshme. Nëse njeriu është i moshuar dhe për të agjërimi është i rëndë, saqë nuk mund ta përballojë, i lejohet mosagjërimi. Nëse më vonë ka mundësi të agjërojë, e bën kaza Ramazanin, e nëse jo, atëherë obligohet me fidje – (ushqim një ditor), që i jepet një të varfri, për secilën ditë që nuk e ka agjëruar. Po nëse ai është i varfër, atëherë nuk ka kurrfarë obligimi, derisa të jetë i varfër. Allahu xh.sh. thotë:
“E ata që i rëndon ai (agjërimi), obligohen për kompe- nsim, ushqim (një ditor) i një të varfri…”. (El-Bekare, 184)
Ibn Abasi për ajetin e sipërshënuar ka thënë: “Ky ajet nuk është i anuluar, por ka të bëjë me plakun dhe plaken që nuk kanë mundësi të agjërojnë, dhe ata për çdo ditë duhet të ushqejnë nga një të varfër, Transmetojnë Ebu Davudi dhe Buhariu, në tefsir. Ky transmetim vjen edhe nga Aliu, i biri i Ebi Talibit, nga Ibni Abasi, Ibni Umeri, etj. Fethul kadir 2/83.
Njëherësh ky ajet ka të bëjë edhe me të sëmurin nga një sëmundje (e pashërueshme) për shërimin e së cilës nuk ka shpresë.
Ibn Abasi r.a., në lidhje me ajetin e lartpërmendur, gjithashtu ka thënë: ”Nuk i lejohet në këtë rast mosagjërimi dhe fidja, përveçse atij që nuk mund ta përballojë agjërimin ose të sëmurit që nuk ka shërim”. Transmeton En-Nesaiu.
Thabit el-Benanij ka thënë: “Enes bin Maliku r.a. u plak pa pasur mundësi që të agjëronte, prandaj nuk agjëronte dhe e jepte fidjen”. Transmetojnë Abdurr-Rrezaku, Buhariu, e nxori et-Tabaraniu.
Seid bin Xhubejr lexonte ajetin e lartpërmendur kuranor dhe thoshte: “Këtu është fjala për plakun dhe plaken e mbet- ur, të cilët nuk kanë mundësi agjërimi, po detyrohen të ushq- ejnë nga një të varfër për çdo ditë. E nëse nuk kanë mundësi, atëherë nuk ka asnjë obligim për ta”.
Ikrimeh bin Amar ka thënë: “E pyeta Tavusin për nënën time, e cila ishte me diabet-sëmundje nga e cila njeriu pi ujë shumë e nuk mund të shuajë etjen, dhe nuk kishte mundësi të agjëronte Ramazanin. Ai tha: Le të ushqejë për çdo ditë nga një të varfër me nga dy mudde (njësi matjeje). I thashë: Me çfarë muddel Ai tha – me atë të vendit tënd”. (Autori Abdu- rrrezaku). Musanif Abdurr-Rrezak.
Fidja është të ushqyerit e një të varfri me ushqim të lejuar, dy shujta (vakte) ditore, që i mjaftojnë të varfrit për t’u ngopur, ose gjysmë sa’a (njësi – enë për matje: 1.665 gr.) grurë apo miell, ose një sa’a hurma, elb, ose sa vlera e tyre.
E nëse shërohet i sëmuri, i cili, për shkak se kishte mend- uar se sëmundja e tij ishte e pashërueshme, kishte paguar fidjen për secilën ditë të paagjëruar, ai obligohet të bëjë kaza ato ditë që nuk ka agjëruar, për shkak se është krijuar mundësia për agjërim. Allahu xh.sh. ka thënë: “Ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim (le të agjërojë) aq ditë nga ditët e tjera” (I sëmuri pas shërimit, e udhëtari pas kthimit në shtë- pi). Zoti e di më së miri.

5. Uria dhe etja e tepërt. Nëse agjëruesi frikësohet prej shkatërrimit ose humbjes së mendjes nga uria dhe etja e madhe, për shkak se agjëron pa ngrënë syfyr, ose punon ndonjë punë të vështirë e të rëndë, – këtij agjëruesi i lejohet ngrëna (mosagjërimi) për shkak të detyrimit, që është frika nga shkatërrimi i vetvetes.
Allahu xh.sh. në lidhje me atë që, nga uria, detyrohet të hajë mish të shtazës së ngordhur ose të derrit, thotë:
“E kush shtrëngohet (të hajë nga këto), pa pasur qëllim shijen dhe pa e tepruar, (sa për të mbajtur shpirtin) – për të nuk është mëkat. Vërtet, Allahu fal, është Mëshi- rues”. (El-Bekare: 173)
Ato ditë që ka prishur ose nuk i ka agjëruar, duhet t’i agjërojë pas Ramazanit.
SHKEPUTUR NGA LIBRI “DISPOZITAT E AGJERIMIT”

DOBITË E LËMOSHËS?

1- Lëmosha i hap dyert e Xhenetit.

2- Lëmosha është më e mira ndër veprat e mira dhe lëmosha më e mirë është ushqimi i të varfërve.

3- Lëmosha i bën hije pronarit të saj Ditën e Kiametit dhe e liron nga zjarri i Xhehenemit.

4- Lëmosha e fikën zemërimin e Allahut.

5- Lëmosha është ajo më e mira që i dhurohet të vdekurit dhe që i bën më së shumti dobi.

6- Lëmosha është pastrim për pasurinë dhe pastrim për shpirtin dhe shkak i shtimit të shpërblimeve.

7- Lëmosha është shkak për mbjelljen e lumturisë dhe ndriçimit të fytyrës Ditën e Kiametit.

8- Lëmosha pronarin e saj e siguron dhe e mbron nga frika e Ditës së Kiametit.

9- Lëmosha i shlyen mëkatet dhe i falen gjynahet.

10- Lëmosha është nga përgëzueset e përfundimit të mirë dhe shkak për lutjen e melekëve.

11- Ai që e jep lëmoshën është nga njerëzit e zgjedhur dhe për dhënien e saj shpërblehen të gjithë që marin pjesë në të.

12- Ai që e jep i janë premtuar mirësi të shumta dhe shpërblime të mëdha në dynja dhe në ahiret.

Aty ku mungon edukimi i shëndoshë moral i gjinisë femërore

“Plotësisht është e qartë se në shoqëritë ku mungon edukimi i shëndoshë moral i gjinisë femërore, mjerisht çdo ditë, nga ora në orë, apo thuaja çdo çast, dëgjojmë dhe jemi dëshmitare të rrëfimeve të tmerrshme përdhunime dhe abuzime të ndryshme seksuale ndaj femrave.”

All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin Fisnik thotë: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të venë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues.” (El-Ahzabë, 59)

Është një fjal e urtë popullore: Ajo që bën dallimin në mes njeriut dhe kafshës është veshja!
Mbulesa islame (hixhabi) - duke u nisur nga ajo se është mbulojë për femrën, automatikisht vihet në mbrojtje të femrës nga shqetësimet dhe njëherit paraqet edhe shenjë identifikimi të kulturës islame, qoftë kjo në vendet islame apo ato joislame.

Mbulohu oj motër e dashur, respektoje ligjin e përsosur të All-llahut të Madhërishëm sepse është më mirë për ty.

Burimi: Dr. Kosovare Kelmendi

Lumturia dhe vuajtja

Imam Ibën Kajimi, rahimehull-llah, thotë: “Nëse zgjohet
njeriu dhe ngryset duke mos patur synim tjetër përpos
Allahut, Allahu do të marrë përsipër të gjitha nevojat dhe
brengat e tij, e do t’i zbrazet zemra që vetëm Atë ta dojë,
kurse gjuha vetëm Atë ta përmendi, kurse gjymtyrët vetëm
Atë ta respektojnë. Nëse gdhin dhe ngryset duke patur
synim të vetin dynjanë, Allahu ia le brengat, vështirësitë,
vuajtjet dhe e le vetëm. Zemra e këtij njeriu angazhohet
me dashurinë ndaj krijesave të tjera dhe nuk ka vend për
dashurinë ndaj Allahut, gjuha e tij është e angazhuar me
përmendjen e të tjerëve dhe nuk ka kohë për ta përmendur
Allahun, gjymtyrët i lodhen duke u shërbyer njerëzve dhe
nuk ka mundësi ta respektojnë Allahun. Ai lodhet dhe
rraskapitet sikurse kafshët e egra, duke u shërbyer tjerëve,
sikurse caliku i farkëtarit, e fryn barkun e vet dhe i mbush
brinjët për t’i sjellë dobi tjerëve. Çdo njeri që braktis
adhurimin e Allahut, respektin e Tij dhe dashurinë ndaj
Tij sprovohet me adhurimin, respektin dhe dashurinë e
krijesave. Allahu, tebareke ve teala, thotë: “Kush mbyll sytë
para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall, që nuk
i ndahet kurrë”. (Zuhruf: 36).

Burimi: Sabahudin Selimi
 
KËNAQËSIA - RAZILLËKU ABSOLUT

Razilleku absolut eshte:

1-Te jesh i kenaqur me Allahun per Zot
2- Me Islamin per fe, dhe
3- Me Muhamedin salallahu alejhi ue selem, per pejgamber te derguar.

Zoti te befte prej ketij grupi!

Namazi

Syzat