Imam Ibën Kajimi, rahimehull-llah, thotë: “Nëse zgjohet
njeriu dhe ngryset duke mos patur synim tjetër përpos
Allahut, Allahu do të marrë përsipër të gjitha nevojat dhe
brengat e tij, e do t’i zbrazet zemra që vetëm Atë ta dojë,
kurse gjuha vetëm Atë ta përmendi, kurse gjymtyrët vetëm
Atë ta respektojnë. Nëse gdhin dhe ngryset duke patur
synim të vetin dynjanë, Allahu ia le brengat, vështirësitë,
vuajtjet dhe e le vetëm. Zemra e këtij njeriu angazhohet
me dashurinë ndaj krijesave të tjera dhe nuk ka vend për
dashurinë ndaj Allahut, gjuha e tij është e angazhuar me
përmendjen e të tjerëve dhe nuk ka kohë për ta përmendur
Allahun, gjymtyrët i lodhen duke u shërbyer njerëzve dhe
nuk ka mundësi ta respektojnë Allahun. Ai lodhet dhe
rraskapitet sikurse kafshët e egra, duke u shërbyer tjerëve,
sikurse caliku i farkëtarit, e fryn barkun e vet dhe i mbush
brinjët për t’i sjellë dobi tjerëve. Çdo njeri që braktis
adhurimin e Allahut, respektin e Tij dhe dashurinë ndaj
Tij sprovohet me adhurimin, respektin dhe dashurinë e
krijesave. Allahu, tebareke ve teala, thotë: “Kush mbyll sytë
para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall, që nuk
i ndahet kurrë”. (Zuhruf: 36).
Burimi: Sabahudin Selimi
loading...
Lexo edhe: