“Plotësisht është e qartë se në shoqëritë ku mungon edukimi i shëndoshë moral i gjinisë femërore, mjerisht çdo ditë, nga ora në orë, apo thuaja çdo çast, dëgjojmë dhe jemi dëshmitare të rrëfimeve të tmerrshme përdhunime dhe abuzime të ndryshme seksuale ndaj femrave.”
All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin Fisnik thotë: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të venë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues.” (El-Ahzabë, 59)
Është një fjal e urtë popullore: Ajo që bën dallimin në mes njeriut dhe kafshës është veshja!
Mbulesa islame (hixhabi) - duke u nisur nga ajo se është mbulojë për femrën, automatikisht vihet në mbrojtje të femrës nga shqetësimet dhe njëherit paraqet edhe shenjë identifikimi të kulturës islame, qoftë kjo në vendet islame apo ato joislame.
Mbulohu oj motër e dashur, respektoje ligjin e përsosur të All-llahut të Madhërishëm sepse është më mirë për ty.
Burimi: Dr. Kosovare Kelmendi
loading...
Lexo edhe: