Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Hipoksia. Show all posts
Showing posts with label Hipoksia. Show all posts

Dëmtimi qelizor dhe adaptimi

Dëmtimi qelizor dhe adaptimi
 Dëmtimi qelizor dhe adaptimi

Qelizat mund të dëmtohen nga një numër mekanizmash.

 

Çka shkakton hipoksia dhe nga kush shkaktohet hipoksia ?

Hipoksia shkakton mungesë të prodhimit të ATP-së si pasojë e deficiencës së oksigjenit dhe mund të shkaktohet nga iskemia, insuficienca kardiopulmonare apo zvogëlimi i kapacitetit oksigjen bartës të gjakut.

 

Cilat janë shkaktarët kongjenitalë të dëmtimit qelizor ?

shkaktarët kongjenitalë të dëmtimit qelizor përfshihen defektet enzimatike, defektet e proteinave strukturale, çrregullimet kromozomale dhe malformacionet kongjenitale.

 

Kush mund t'i dëmtojë gjithashtu qelizat ?

Agjentët kimikë, fizikë dhe disbalanset e ushqyeshmërisë gjithashtu mund të dëmtojnë qelizat.

 

Nga kush varet reagimi i qelizave ndaj ndonjë traume

Reagimi i qelizave ndaj ndonjë traume varet nga gjendja e qelizës dhe lloji i traumës apo atakut


Si mund të shkojë reagimi i qelizave ndaj ndonjë traume ?

Reagimi mund të shkojë nga adaptimi→dëmtim reverzibil→dëmtim ireverzibil deri me vdekje të qelizës.

 

Cilat vende intraqelizore dhe sisteme janë veçanërisht të ndjeshme nga dëmtimit ?

Vendet intraqelizore dhe sistemet që janë në veçanti të ndjeshme ndaj dëmtimit përfshijnë ADN, prodhimin e ATP-së, membranat qelizore dhe sintezën e proteinave.

 

Me kënd lidhet dëmtimi reverzibil i qelizës ?

Dëmtimi reverzibil qelizor fillimisht është i lidhur me zvogëlimin e sintezës së ATP-së nga fosforilimi oksidativ duke quar kështu deri te ënjtja qelizore dhe sinteza joadekuate e proteinave.

 

Çka përfshinë dëmtimi ireverzibil qelizor ?

Dëmtimi ireverzibil përveq tjerash përfshin mjaft shpesh edhe dëmtimet e rënda membranore, të lizozomeve, mitokondrieve dhe nukleusit.

 

Çka mund të prodhojë vdekja e indeve ?

Vdekja e indeve mund të prodhojë një shumllojshmëri të formave histologjike duke përfshirë këtu nekrozën koagulative, nekrozën likuefaktive, nekrozën kazeoze, nekrozën fibrinoide dhe nekrozën gangrenoze.

 

Çka është apoptoza ?

Apoptoza është formë e specializuar e vdekjes së programuar qelizore e cila mund të rregullohet gjenetikisht apo me anë të ndonjë nxitësi qelizor apo indor


qka eshte apoptoza,cka eshte apoptoza,ceshte apoptoza,cfare eshte apoptoza,apoptoza shqip
loading...