Skip to main content

Posts

Showing posts with the label ShowBiz

Knightley nervoze para çdo filmi të ri

Knightley nervoze para çdo filmi të ri Ylli i Hollywood-it, Keira Knightley, thotë se aktrimi i ndihmon asaj të jetë vetvetja. Aktorja 29-vjeçare, e cila bëri famë në vitin 2003 me “Pirates of the Caribbean”, ende ndjehet nervoze derisa përgatitet për një rol të ri dhe beson se ajo vazhdimisht mëson nga përvojat në industrinë e filmave. Ylli i Hollywood-it, Keira Knightley, thotë se aktrimi i ndihmon asaj të jetë vetvetja. “Ende jam shumë e shqetësuar kur filloj të xhiroj një film dhe nuk jam gjithmonë e kënaqur me atë çfarë arrij të bëj”. “Por me kalimin e kohës dhe çdo film të ri, vazhdoj të mësoj, të harroj dhe mësoj sërish. Dhe kështu vazhdoj të ndërtoj atë çfarë në të vërtetë jam”, ka thënë aktorja. Burimi: Mistreci

Tjetër film për Steve Jobs?

             Tjetër film për Steve Jobs? Regjisori David Fincher dhe skenaristi Aaron Sorkin, të cilët kanë realizuar filmin “The Social Network” që flet për themeluesin e Facebook-ut, Mark Zuckerbeg, kanë vendosur që të bëjnë një film mbi jetën e themeluesit të kompanisë Apple, Steve Jobs. Fincher thuhet se është në bisedime me Sony Pictures për përgatitjen e filmit, ndërsa sipas mediave amerikane, roli kryesor do t’i ofrohet aktorit Christian Bale. Burimet pranë regjisorit thonë se ai është i vendosur që vetëm Bale ta luajë rolin, përndryshe nuk do ta bëjë filmin. Kujtojmë që një film biografik për Steve Jobs u xhiruar në vitin 2013 me Ashton Kutcherin në rolin kryesor, por ai film nuk u pëlqye shumë. Burimi: www.mistreci.com

Clooney “konfirmon” lidhjen me avokaten britanike

        Clooney “konfirmon” lidhjen me avokaten britanike Aktori me famë, George Clooney, e ka “konfirmuar” lidhjen me avokaten e tij personale, Amal Alamuddin, duke kaluar pushimet me të. Edhe pse ai ka njohur shumë femra gjatë jetës së tij, 52 vjeçari Clooney si duket e ka marrë më seriozisht këtë lidhje. Ai është fotografuar me të dashurën e tij gjatë javës në Sejshel, duke kaluar disa pushime romantike. Ndonëse 36-vjeçarja nuk mund të krahasohet me hiret e një modeleje si Elisabetta Canalis apo “show-girl” si Stacy Kiebler, dy ish-at e tij të fundit, tek avokatja Clooney duket se ka gjetur pikërisht atë që i mungon më shumë. Burimi: www.mistreci.com

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more