Tjetër film për Steve Jobs?
Regjisori David Fincher dhe skenaristi Aaron Sorkin, të cilët kanë realizuar filmin “The Social Network” që flet për themeluesin e Facebook-ut, Mark Zuckerbeg, kanë vendosur që të bëjnë një film mbi jetën e themeluesit të kompanisë Apple, Steve Jobs.Fincher thuhet se është në bisedime me Sony Pictures për përgatitjen e filmit, ndërsa sipas mediave amerikane, roli kryesor do t’i ofrohet aktorit Christian Bale.
Burimet pranë regjisorit thonë se ai është i vendosur që vetëm Bale ta luajë rolin, përndryshe nuk do ta bëjë filmin.
Kujtojmë që një film biografik për Steve Jobs u xhiruar në vitin 2013 me Ashton Kutcherin në rolin kryesor, por ai film nuk u pëlqye shumë.
Burimi: www.mistreci.com
loading...
Lexo edhe: