Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Ushqimi dietal

Ushqimi dhe insuficienca kronike renale

Ushqimi dhe insuficienca kronike renale Dieta përbëhet nga marrja e reduktuar e proteinave , natriumit (nëpërmjet kripës së kuzhinës ), kaliumit, fosforit dhe lëngjeve, dhe rritjen e konsumimit të karbohidrateve dhe yndyrërave. Çfarë duhet të kufizohet dhe pse? Proteinat —reduktimi i proteinave në ushqim mund të çojë në uljen e  uresë në gjak e cila është produkt përfundimtar i metabolizmit proteinik në organizëm dhe veshkët e dëmtuara nuk mund ta eliminojnë atë. Këtu marrin pjesë ushqimet si: mishi i pulave, peshku, vezët, qumështi dhe prodhimet e qumështit. Fosfori - veshkët e dëmtuara nuk mund ta eliminojnë dhe prandaj rritet përqëndrimi i tij në gjak. Kjo mund të shkaktojë reabsorbimin e kalciumit nga eshtrat dhe të çojë në osteoporozë . Ushqimet që përmbajnë sasi më të mëdha të fosforit janë qumështi dhe produktet e qumështit, fasulet, bizelet dhe dredhëzat. Gjithashtu, gjendet edhe në lëngjet si kakao, kola etj. Natriumi - rritja e natriumit në organizë

Ushqimi te të sëmurët me sëmundje iskemike të zemrës

Ushqimi te të sëmurët me sëmundje iskemike të zemrës   Gjatë sëmundjeve iskemike të zemrës  është e nevojshme që të përdoren rekomandimet e mëposhtme për të ushqyerit e duhur. Të kufizohet marrja e yndyrave dhe kolesterolit Hapi i parë në planifikimin e ngrënies së përditshme te këto pacientë është kufizimi i acideve yndyrore të ngopura dhe transacideve nga ushqimi. Rregullat për përdorimin e ushqimit me proteina Burimi më i mirë me proteina janë: mishi, pulat dhe peshqit pa lëkurë, vezët, qumështi dhe prodhimet e qumështit. Disa lloje të peshkut si troftë, skumbri, salmon dhe harengë janë të pasura me omega-3 acide-yndyrore të cilat ulin nivelin e triglicerideve dhe përdoren si ushqim i shëndetshëm. Gjithashtu, omega-3 acidet yndyrore gjenden në disa bimë si arrat, soja. Bimët bishtajore si bizelet, fasulet dhe thjerrëza janë burim i shkëlqyeshëm i proteinave, pa kolesterol dhe yndyrë dhe janë një zëvendësim i shkëlqyer i proteinave shtazore. Pemët dhe

Ushqimi dhe personat e sëmurë me giht

Ushqimi dhe personat e sëmurë me giht Personat e sëmurë nga gihti duhet të shmangin një lloj të caktuar të ushqimit dhe duhet ta ndalojnë rreptësisht  alkoolin, por duhet të marrin dredhëza dhe qershia, të pijnë më shumë sasi të ujit dhe të mbajnë peshë normale. Qëllimi i ushqimit dietal te gihti është për të parandaluar dhe minimizuar simptomat në vendosjen e një baze solide në mënyrën e të ushqyerit. Dieta përbëhet nga ushqime me koncentrime të ulëta të purinës. Në ushqim rekomandohet përdorimi i prodhimeve të qumështit, proteina bimore, rritjen e sasive të ujit, dhe reduktimin e ushqimeve të pasura me purinë. Gjatë përdorimit të këtij lloji të ushqimit është vërtetuar që ulen simptomat e gihtit dhe gjithashtu parandalohen edhe sulmet e dhimbjeve. Të sëmuret duhet t’u përmbahen udhëzimeve të mëposhtme për menyrën e të ushqyerit: • duke shmangur ushqime të pasura me purina si bujon, supë me mish, mish i thatë, soset e mishit, organet e kafshëve, skumbri, harengë, sarde

Ushqimi dietal

                                Ushqimi dietal Ushqimi dietal Dieta është një mënyrë e posaçme e ushqimit në varësi nga lloji dhe sasia e ushqimeve, përbërja e materieve ushqyese dhe energjisë, mënyra e përgatitjes së ushqimit apo regjimi i ushqimit, për plotësimin e nevojave të veçanta ushqyese te disa sëmundje, çrregullime ose gjendje shëndetësore të veçanta. Ushqimi dietal është ushqimi që duke i ruajtur organet digjestive mund të sigurojë të gjitha materiet e nevojshme ushqyese dhe energjinë e duhur të personave për të cilën ata kanë nevojë gjatë ndonjë gjendjeje ose sëmundjeje. Ushqimi dietal, si masë bazë për tejkalimin e gjendjeve nga ushqimi jo i rregullt (nënushqyerja, mbipesha,) ka karakterin e dietoterapisë. Dieta e të ushqyerit ka një rol të rëndësishëm në rikuperimin ose riaftësimin më të shpejtë të gjendjes shëndetësore, forcimin e imunitetit dhe rehabilitimin e organizmit të sëmurë. Pra në këtë rast ushqimi dietal duhet të jetë si plotosim i trajtimit terapeut

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more