Ushqimi te të sëmurët me sëmundje iskemike të zemrës
Gjatë sëmundjeve iskemike të zemrës është e nevojshme që të përdoren rekomandimet e mëposhtme për të ushqyerit e duhur.
Hapi i parë në planifikimin e ngrënies së përditshme te këto pacientë është kufizimi i acideve yndyrore të ngopura dhe transacideve nga ushqimi.
Rregullat për përdorimin e ushqimit me proteina
Burimi më i mirë me proteina janë: mishi, pulat dhe peshqit pa lëkurë, vezët, qumështi dhe prodhimet e qumështit.
Disa lloje të peshkut si troftë, skumbri, salmon dhe harengë janë të pasura me omega-3 acide-yndyrore të cilat ulin nivelin e triglicerideve dhe përdoren si ushqim i shëndetshëm.
Gjithashtu, omega-3 acidet yndyrore gjenden në disa bimë si arrat, soja.
Bimët bishtajore si bizelet, fasulet dhe thjerrëza janë burim i shkëlqyeshëm i proteinave, pa kolesterol dhe yndyrë dhe janë një zëvendësim i shkëlqyer i proteinave shtazore.
Pemët dhe perimet
Pemët dhe perimet janë ushqim me kalori të ulëta, por burim i shkëlqyeshëm i vitaminave, mineraleve dhe fibrave bimore. Ushqimi i cili përmban këto komponente ndikon në uljen e kolesterolit në gjak, duke zvogëluar rrezikun për sëmundjet e zemrës.
Drithërat dhe prodhimet e tyre
Drithërat dhe prodhimet e tyre
Këto produkte luajnë rol në rregullimin e presionit të gjakut dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Konsumimi i sasive të mëdha të ushqimit kualitativ ndikon negativisht në organizëm sepse nëse nuk përdoret si energji apo strukturë në organizëm depozitohet si yndyrë prandaj, është i nevojshëm, aktiviteti fizik i moderuar me ushtrime të përditshme (të paktën 30 minuta në këmbë) që të çlirohet energjia dhe forcohet trupi. Duhet të përdoren së paku 6-8 gota me ujë në ditë dhe pije të freskëta me përbërje natyrore.
Nuk rekomandohet përdorimi i alkoolit(ndalohet rreptësisht), cigareve, kafesë, lëngjeve të gazuara dhe kripës, në një maksimum prej 2,5 g në ditë.
semundjet e zemres, parandalimi i semundjeve te zemres, ndikimi i kolesterolit,largimi i kolesterolit,heqja e kolesterolit, smuja e zemres, ushqimi dhe smujat e zemres, semundja e zemres,
loading...
Lexo edhe: