Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Teknologjia

Li-Fi është një teknologji 100 herë më e shpejtë sesa Wi-Fi

Në një të ardhme të afërt botës do ti duhet të braktisë Wi-Fi në favor të Li-Fi, një teknologji alternative me shpejtësi reale transmetimi të dhënash deri në 1 Gbps, 100 herë më i shpejtë sesa teknologjia Wi-Fi. Më këtë shpejtësi secili prej jush do të ketë mundësi të shkarkojë një film në formatin HD në vetëm pak sekonda. Një kompani e quajtur Velmenni ka zhvilluar një teknologji, e testuar në laborator dhe në ambjente reale në Estoni, e cila mund të arrijë këtë shpejtësi transmetimi. Li-Fi transmeton të dhëna përmes dritave LED të cilat pulsojnë në rangun e nanosekondave dhe janë të pakapshme për syrin njerëzor. Kjo teknologji është shpikur në 2011 dhe në kushte laboratorike ka arritur shpejtësi marramendëse transmetimi prej 224 Gbps. Ndryshe nga sinjalet Wi-Fi të cilët mund të penetrojnë muret e shtëpisë, teknologjia Li-Fi është e bazuar në sinjale drite që do të thotë se teorikisht është më i limituar. Por duke qenë i limituar është edhe më i sigurtë.

Microsoft: 4 milion anëtarë të Windows Insider, 96 harduerë me Windows 10 në zhvillim

 Gjatë evenimentit ComputeX, edhe Microsoft kishte diçka për të thënë. Kompania amerikane e sistemit operativ Windows, tha se pothuaj 4 milion individë janë bërë pjesë e programit Windows Insider duke ofruar një feedback të çmueshëm në zhvillimin e Windows 10. Gjithashtu bëri të ditur se partnerët e Microsoft po punonin që tani në harduerë të lloje të ndryshme me Windows 10-tën, ku aktualisht 96 janë në zhvillimin dhe mbi 300 do të jenë të disponueshme në debutimin e dates 29 korrik. Microsoft detajoi edhe qasjen e re që do të ofrojë Windows 10. U vu theksi tek krijimi i sistemeve kompjuterike më personalë e cila do të mundësohet falë platformës së aplikacioneve universale. Një tjetër faktor kyç që do të kontribuojë në këtë aspekt është padyshim ofrimi falas i përditësimeve në të ardhmen. Në fakt vetë kompania e ka qartësuar këtë synim, duke trajtuar Windows 10 si një shërbim dhe jo thjesht softuer./cio

Vjen microSD me kapacitet 512GB

SanDisk është padyshim kompania lider e cila merret me prodhimin e kartave microSD dhe deri tani ka shënuar disa rekorde të njëpasnjëshme sa i përket kapacitetit të tyre. Megjithatë, këtë herë duket se një kompani tjetër e specializuar në këtë sektor, ka vendosur një rekord të ri për kapacitetin e kartës microSD. Microdia zbuloi sot kartë microSD me kapacitetin më të madh të parë ndonjëherë, bëhet fjalë për 512GB. Karta mbështet standardin UHS-II dhe transferon të dhënat me një shpejtësi prej 300MB/s. Pajisjet e vjetra do të mund të transferojnë të dhënat me gjysmën e kësaj shpejtësie pasi karta është e bazuar në standardin SD4.0. Karta Xtra Elite do të dalë në treg muajin e ardhshëm dhe do të kushtojë rreth 1000 dollarë.

Yahoo i jep lamtumirën shërbimit të hartave, Yahoo Maps

Kompania Yahoo deklaroi ditën e enjte se do të mbylle faqen e saj të hartave Maps në fund të muajit qershor, 8 vite pasi ky shërbim u lançua. Por është e rëndësishme t’ju themi se shërbimi nuk do të zhduket plotësisht. Yahoo shtoi se pavarësisht mbylljes së faqes kryesore, disa nga shërbimet e tjera të kësaj kompanie si[ është Flickr do të ofrojnë mbështetje për Maps. Shefi i arkitekturës në Yahoo u shpreh përmes një postimi në blog: ‘Ne e morëm këtë vendim pasi e pamë atë si një mënyrë më të mirë për të lidhur burimet dhe prioritetet e biznesit të Yahoo’. Ky vendim vjen si pasojë e përpjekjeve e shefes ekzekutive Marissa Mayer për të rinovuar komplet shërbimet e Yahoo. Që nga moment që Mayer u vu në krye të Yahoo në vitin 2012, kompania ka rifreskuar cdo shërbim të sajin por dhe ka aplikuar një riorganizim të burimeve. Kompania vazhdimisht vendos të mbyllë shërbime që sipas saj janë bërë bajate dhe nuk shfaqin interes të mjaftueshëm tek publiku. Vitin që kaloi

Njihuni me karakteristikat e Galaxy S6 Active

Galaxy S6 Active është telefoni më i ri nga Samsung, i cili do të ketë ekran 5.1-inç Quad HD, procesorin Exynos. Gjithashtu pritet që telefoni të vijë me 32 gigabajt memorie të brendshme, baterinë 2550 mAh dhe kamerën kryesore 16 megapixel me mundësinë që të fotografojë edhe nën ujë. Ndërkohë akoma nuk ka informacione se kur ky model mund të lançohet në treg dhe pse mendohet se data e tij e lançimit nuk do të jetë e largët.

Continuum for Phones transformo telefonin në kompjuter

Continuum for Phones është veçoria më e re e sjellë nga Microsoft për platformën Windows 10, e cila do të bëjë të mundur që telefonat inteligjentë të operojnë me sistemin e fundit operativ të Microsoft-it të transformohen në kompjuterë kur lidhen me ekrane të mëdhenj. Kompania do të krijojë mjetet e duhura për softuerin që përdoret tek kompjuterët, tabletët, telefonat inteligjentë dhe konsola Xbox. Veçoria "Continuum for Phones" nuk do të jetë në dispozicion tek pajisjet aktuale Windows Phone, por vetëm tek telefonat inteligjentë të ardhshëm që do të operojnë me sistemin Windows 10.

Që fjalëkalimi juaj të jetë shumë i sigurt! Dëgjoni Snowden

Cili është sekreti për t’i bërë fjalëkalimet më të sigurta? Sepse “një fjalëkalim i thjeshtë me tetë gërma apo numra mund të gjehet për më pak se një sekondë”. E kush tjetër mund ta dijë më mirë se Edward Snowden, i cili përpara dy vjetësh publikoi dokumentat sekrete të National Security Agency (NSA). Një fjali e gjatë, të cilën e përpilojmë në mendjen tonë duke kujtuar çaste të përvojës tonë, është unike dhe si e tillë është më e vështirë për t’u gjetur. Duke qenë se është kaq ngushtësisht personale, do të jetë edhe më e vështirë që të harrohet nga ai që e përdor. Sipas Snowden, duhen harruar fjalëkalimet me 8 karaktere dhe të kalohet te “fjalë-fjalitë”, ose më saktë te fjali-kalimet. Kjo është një zgjidhje e mirë dhe shumë e sigurtë për të gjithë ata përdorues që dëshirojnë të ruajnë privatësinë e tyre.

Çfarë do të thotë termi kompliancë ?

Çfarë do të thotë termi kompliancë ? A) komplikime që mund të lindin gjatë marrjes së barit B) lehtësi e marrjes së barit për shkak të formës farmaceutike C) aftësia e pacientit për të ndjekur terapinë e përshkruar D) zbatim i saktë i rregullave në dorëzimin e recetës qka eshte komplianca,ceshte komplianca, komplianca, komplianca shqip.

Cilat janë ndërrimet më të shpeshta që paraqitennë konstruksionet e drurit ?

Cilat janë ndërrimet më të shpeshta që paraqitennë konstruksionet e drurit ?  Ndërrimet më të shpeshta të zilat paraqiten në konstruksionet e drurit janë: ndërrimi i formës të elementit konstruktiv dëmtimi i konstruksionit  Si në rastin e parë dhe të dytin vetit mekanike e sidomos fortësia e drurit bie, kurse aftësia bartëse e konstruksionit bie nën zero.

Çka është impregnimi ?

Çka është impregnimi ?  Impregnimi është vuarje e mjeteve të ndryshme antiseptike në masën e drurit të cilat kanë për qëllim ta mbrojn drurin nga ndikimet e jashtme ti zhdukin këpurdhat dhe mikroorganizmat të cilët shkaktojn “sëmundje” te druri.  qka eshte Impregnimi ,Cka eshte Impregnimi ,ceshte Impregnimi ,cfare eshte Impregnimi ,qeshte Impregnimi ,definicioni Impregnimi , perkufizimi Impregnimi , shpjegimi Impregnimi ,

Cilat kushte duhet ti plotësoj materiali impregnues që të jetë ma i mirë ?

Cilat kushte duhet ti plotësoj materiali impregnues që të jetë ma i mirë ? Që materiali impregnues të jetë i mirë duhet ti plotësoj këto kushte: Mos të jetë helmues, Që uji mos ta shpërlaj dhe që mjaftë të dëpërtoj në masën e drurit, Mos ta dëmtoj strukturën (masën) e drurit, Të jetë mjaft antiseptikë, ti zhduk të gjitha organizmat.

Cilat janë metodat kryesore për përpunimin e drurit ?

Cilat janë metodat kryesore për përpunimin e drurit ?   Metodat kryesore për përpunimin e drurit janë:   Përpunimi kimik – përmbledh të gjitha ato veprime në të cilat ndrron përbërja kimike e drurit: përfitimi i thëngjillit nga druri, celuloza, vajrat, rrëshira,materiale artificiale dhe shumë prodhime tjera në industrin kimike.   Përpunimi mekanik – për përdorimin e mjeteve mekanike nuk ndrrohet përbërja kimike e drurit vetëm forma dhe dimensionet por shpesh edhe disa veti fizike dhe mekanike.

Çka është çarja ?

Çka është çarja ?  Me çarje kuptojmë kur me anën e sëpatës ose pykës bëjmë çarjen e drurit në drejtimin paralel me fibrat e drurit.  qka eshte çarja ,Cka eshte çarja ,ceshte çarja ,cfare eshte çarja ,qeshte çarja ,definicioni çarja , perkufizimi çarja , shpjegimi çarja ,

Çka është latimi (gdhendja) ?

Çka është latimi (gdhendja) ?  Me latim (gdhendje) kuptojmë latimin e drurit me sopat në drejtim të prerjes gjatësore të drurit.  Me latim punohen: trajet, trarëzat, shtyllat për gardh(hunjët), pragjet për hekurudhë etj.    qka eshte latimi ,Cka eshte latimi ,ceshte latimi ,cfare eshte latimi ,qeshte latimi ,definicioni latimi , perkufizimi latimi , shpjegimi latimi ,

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more