Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Përemri vetor

Përemri vetor

• Përemri vetor tregon veta të ndryshme në njëjës dhe në shumës, vetën e parë (vetën që flet), vetën e dytë (vetën me të cilën flasim) dhe vetën e tretë (vetën për të cilën flasim). • Përemri i vetës së parë në njëjës unë tregon folësin, kurse në shumës ne tregon një grup njerëzish ku bën pjesë dhe folësi. • Përemri i vetës së dytë në njëjës ti tregon bashkëbiseduesin, kurse në shumës ju tregon një grup njerëzish ku bën pjesë edhe bashkëbiseduesi. • Përemrat e vetës së tretë njëjës ai/ajo dhe shumës ata/ato tregojnë qenie ose sende për të cilët bëhet fjalë (duke përjashtuar folësin dhe bashkëbiseduesin). • Kur i drejtohemi një më të rrituri ose të panjohuri përdoret forma e vetës së dytë shumës në vend të vetës së dytë njëjës: Ju jeni mësuesi i tij? peremri vetor,peremri vetor shqip,peremri vetor njejes,peremrat vetor njejes,peremri vetor shumes,peremrat vetor shumes shqip,cka tregon peremri vetor,cfare tregon peremri vetor,

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more