Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Pasthirrma

Çka janë fjalët e ndryshueshme dhe të pandryshueshme ?

Fjalët që ndryshojnë formën gjatë përdorimit në fjali i quajmë pjesë të ndryshueshme . 

Fjalët që nuk e ndyshojnë formën kur i përdorim në fjali të tjera i quajmë fjalë të pandryshueshme

Të ndryshueshme janë: emri , mbiemri , përemri, nyja, folja dhe numërori

Të pandryshueshme janë: ndajfoljet, parafjalët , lidhëzat, pjesëzat dhe pasthirrmat. pjesë të ndryshueshme fjalë të pandryshueshme

Pasthirrma, llojet e saj dhe shembuj

Pasthirrma është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shërben për të treguar ndjenjat e folësit ose përdoret për të tërhequr vëmendjen e dëgjuesve:

O, sa mirë që erdhët! Ishim bërë merak për ju.


Pasthirrmat janë karakteristike për gjuhën e folur dhe kuptimi i tyre shpesh qartësohet nga intonacioni.


Pasthirrmat grupohen në pasthirrma emocionale – që shprehin ndjenja dhe në pasthirrma urdhërore – që shprehin dëshirën ose vullnetin e folësit.


Pasthirrma emocionale që shprehin:


• Ndjenja të gëzuara: o, oh, oho, hoho, të lumtë, urra etj.;


• Frikë, tmerr: bobo, kuku, obobo etj.;

• Habi: au, oj, u, ua, uh etj.;

• Mosbesim, mospërfillje, përbuzje: aha, ahu, i, ptu etj.;


• Pakënaqësi, keqardhje, mërzi, dhembje: a, ah, of, uf etj.;


• Nxitje (thirrje, urdhër, lutje): hej, o, ore, pëst, forca, hop, hë, shët etj.;


• Përshëndetje, mirënjohje, mallkime, sharje, ngushëllime etj: faleminderit, lamtumirë, mirëmëngjes, mirëdita, mirëmbrëma, mirupafshim…

Çka është pasthirrma ?

Çka është pasthirrma

Pasthirrma është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shërben për të treguar ndjenjat e folësit ose përdoret për të tërhequr vëmendjen e dëgjuesve:

O, sa mirë që erdhët! Ishim bërë merak për ju.

Shih edhe:

Pasthirrma, llojet e saj dhe shembuj
Si ndahen pasthirrmat ?


cka eshte pasthirrma, pasthirrma shembuj, ceshte pasthirrma, cka eshte pasithirrme, cfare eshte pasthirrma, qka osht pasthirrma,

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more