Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Tuberkulozi

A është është i afërmi juaj në rrezik për t'u sëmurë nga tuberkulozi ?

A është është i afërmi juaj në rrezik për t'u sëmurë nga tuberkulozi ? – Është e mundshme që njeriu të sëmuret. Me anë të intervistave bëhet sqarimi i rrezes së rrethit të afërm (familja, miqtë, shkolla, studimi, puna, veprimtaritë e lira) të personit të sëmurë me tuberkuloz. Me anë të këtij sqarimi, mundohemi të ndalojmë përhapjen e sëmundjes dhe për këtë zbatohet ligji mbi sëmundjet ngjitëse. Personat të cilët janë pjesë e rrethit të afërm dhe në kontakt me personin e sëmurë me tuberkuloz, thirren për vizitë te mjeku dhe për të bërë fotografimet e mushkërive me rreze rëntgen në qendrën shëndetësore. Nëse zbulohen persona të tjerë të sëmurë me tuberkuloz atëhere fillohet mjekimi me ilaçe. Fëmijëve dhe njerëzve me imunitet të dobët u jepet mjekim parandalues me ilaçe. Personat e tjerë që kanë qenë në kontakt mbahen nën vëzhgim me anë të fotografimeve të mushkërive çdo muaj për 1-2 vjet. Nëse ata shfaqin simptoma gjatë kohës së vëzhgimit ose edhe pas saj, atëherë është e nevojshme

Si kurohet tuberkulozi ?

Si kurohet tuberkulozi ?  – Me ilaçe.  Tuberkulozi shërohet me mjekim me ilaçe. Mjekimi realizohet me kombinimin e ilaçeve të ndryshme dhe zakonisht zgjat 6-12 muaj. Personi që sëmuret me tuberkuloz fillimisht mjekohet në spital në dhomë të veçantë. Rreziku i ngjitjes së sëmundjes zakonisht zgjat vetëm dy deri në tre javë.  Mjekimi i tuberkulozit është shumë efikas nëse ilaçet e dhëna nga mjeku merren rregullisht gjatë gjithë kohës së mjekimit.  Tuberkulozi shërohet me anë të kombinimit të 3-5 ilaçeve. si sherohet tuberkulozi,sherimi i tuberkulozit,tuberkulozi dhe sherimi i tij,a sherohet tuberkulozi

Si zbulohet tuberkulozi i mushkërive ?

Si zbulohet tuberkulozi i mushkërive ?  – Me fotografimin me rreze rëntgen dhe me analizën e këlbazës. Fotografimi me rreze rëntgen, analiza e këlbazës dhe mbjellja janë analizat më të rëndësishme për zbulimin e tuberkulozit. Zakonisht merren tre ekstrakte të këlbazës dhe me anë të analizës me ngjyrim sqarohet nëse sëmundja është ngjitëse apo jo. Përgjigjja merret brenda dy ditësh. Përgjigjja e mbjelljes bëhet gati pas disa javësh dhe konfirmon diagnozën e sëmundjes. Tuberkulozi që shfaqet jashtë mushkërive analizohet pavarësisht lokalitetit të sëmundjes me anë të analizës së fotografimit magnetik si dhe duke marrë ekstrakt nga indi i sëmurë. Shpesh analizat në spital janë të nevojshme për marrjen e ekstrakteve të mjaftueshëm dhe për dallimin e tuberkulozit nga sëmundje të tjera. Ndryshimet me bazë tuberkulozin në fotografimin me  rreze rëntgen të mushkërive: zgavra dhe ndryshimet në  ngjyrë të çelët në pjesën e sipërme të mushkërive. Si

Cilat janë simptomat e tuberkulozit ?

Cilat janë simptomat e tuberkulozit ? – Simptomat e sëmundjes nuk janë gjithnjë të qarta. Simptomat zakonisht zhvillohen ngadalë dhe në fazën e parë mund të jenë të  vogla.  Simptomat më të zakonshme  janë kolla e gjatë dhe këlbazë. Ndërsa  simptomat e tuberkulozit që shfaqen në  një organ tjetër kanë të bëjnë zakonisht  me organin në fjalë.   Simptomat e tuberkulozit janë: • kollë e zgjatur • këlbazë ose këlbazë me gjak • temperaturë • djersë natën • rënie e gjendjes së përgjithshme shëndetësore • lodhje • dobësim (rënie në peshë) • gjendrat limfatike në qafë janë të  zmadhuara Cilat janë simptomat e tuberkulozit ? tuberkulozi, tuberkulozi i mushkerive tuberkulozi simptomat, tuberkulozi pulmonar,tuberkulozi simptomat e tij

Cila është rëndësia e vaksinës BCG ?

Cila është rëndësia e vaksinës BCG ?  – Vaksina mbron fëmijët e vegjël. Vaksina BCG i mbron fëmijët e vegjël nga format më të rrezikshme të sëmundjes si tuberkulozi i përgjithshëm dhe meningiti. Në Finlandë që prej vjeshtës së vitit 2006, vaksinohen vetëm fëmijët e rrezikuar. Vaksina u bëhet edhe të porsalindurve të cilët në rrethin e tyre të ngushtë kanë kontakt me tuberkulozin. Të tillë fëmijë janë ata që jetojnë në të njëjtën shtëpi me dikë që vjen nga një prej shteteve me numër të lartë rastesh tuberkulozi, ose me dikë që është i sëmurë me tuberkuloz. Gjithashtu kjo vaksinë u jepet edhe fëmijëve 7-vjeçarë të cilët brenda një viti mund të jetojnë për më shumë se një muaj në një shtet ku tuberkulozi është një sëmundje e zakonshme.

A sëmuren të gjithë ata që preken nga tuberkulozi ?

A sëmuren të gjithë ata që preken nga tuberkulozi ?  – Jo, shumica e njerëzve që preken nga tuberkulozi nuk i shfaqin simptomat e sëmundjes. Nga njerëzit e shëndetshëm vetëm një në dhjetë mund të sëmuret gjatë jetës me tuberkuloz. Te pjesa më e madhe e njerëzve që preken, bakteriet mbesin në gjendje prehjeje (infeksioni latent i tuberkulozit) dhe te ata nuk zhvillohet sëmundja e tuberkulozit aktiv. Rreziku për t'u sëmurë është më i madh te fëmijët e vegjël, te të moshuarit dhe te ata njerëz që për shkak të sëmundjeve dhe mjekimeve të ndryshme kanë një imunitet të dobët. Infeksioni i HIV-it (sidas) është një ndër faktorët më të fuqishëm që shton rrezikun për t'u sëmurë me tuberkuloz.

Si ngjitet tuberkulozi ?

Si ngjitet tuberkulozi ? Tuberkulozi ngjitet me anë të ajrit nga një njeri te tjetri. Tuberkulozi nuk përhapet nga të gjithë ata që janë të sëmurë prej tij. Ai përhapet nga ata njerëz që janë të sëmurë nga tuberkulozi i rrugëve të frymëmarrjes dhe që e përhapin atë kur kolliten, teshtijnë, flasin ose edhe kur këndojnë duke lëshuar bakterie në ajër. Për shembull, tuberkulozi nuk mund të ngjitet me anë të sendeve, por ngjitet vetëm kur njeriu fut në mushkëri ajrin ku ka grimca që përmbajnë bakterie.  Tuberkulozi nuk ngjitet lehtë, sepse nga ata që janë të ekspozuar ndaj tij, vetëm një e treta sëmuret nga tuberkulozi. Rreziku i ngjitjes së tuberkulozit ulet kur njeriu që vuan prej tij, kollitet në mënyrën e duhur dhe nuk përhap bakterie, si dhe shkon menjëherë për të bërë analizat dhe të fillojë mjekimin. Ajrosja e rregullt e mjedisit ul ndjeshëm sasinë e bakterieve në ambiente të mbyllura.

Si mund ta marrësh tuberkulozin ?

Si mund ta marrësh tuberkulozin ?   – Ngjitja e sëmundjes presupozon ekspozim ndaj saj.  Njeriu mund të preket nga tuberkulozi kur ai është në të njëjtin ambient me një person të sëmurë nga tuberkulozi.  Rrezikun më të madh të marrjes së sëmundjes e kanë ata që jetojnë në të njëjtën familje dhe ata njerëz të cilët janë shumë pranë ose kanë kontakte të shpeshta me të sëmurin.  Mundësia e marrjes së sëmundjes nga kontakte të rastësishme është shumë e vogël.

Çfarë lloj sëmundje është tuberkulozi?

Çfarë lloj sëmundje është tuberkulozi?  Tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse që shkaktohet nga bakteria Mycobacterium tuberculosis dhe ai shfaqet zakonisht në mushkëri.  Tuberkulozi mund të shfaqet edhe në organe të tjera të trupit, si për shembull në gjendrat limfatike, në kocka, në organet e urinimit dhe ato gjenitale, në organet e brendshme, në sistemin qendror nervor, në lëkurë ose edhe si infeksion i përgjithshëm.  Tuberkulozi është ende i përhapur në të gjithë botën. Çdo vit rreth tetë miljonë njerëz sëmuren nga tuberkulozi dhe dy miljonë vdesin.  Tuberkulozi është i përhapur veçanërisht në vende të cilat janë të varfra, ku ka shumë njerëz dhe aty ku gjendet edhe epidemia e HIV-it.  Gjatë viteve 1990 në Rusi dhe në vendet baltike janë dyfishuar rastet e njerëzve të prekur nga tuberkulozi.  Në Finlandë gjenden çdo vit rreth 300 raste të reja të tuberkulozit. Reth një e pesta e këtyre rasteve janë njerëz që kanë lindur jashtë Finlandës dhe

Kur flitet për një tuberkuloz mushkërie ngjitës ?

Kur flitet për një tuberkuloz mushkërie ngjitës ?  Për një tuberkuloz ngjitës mushkërie, nëse sëmundja e mushkërisë ka përparuar aq shumë sa personi i sëmurë nxjerr gjatë kollitjes (si dhe teshtitjes) bakterie tuberkulozi.  Vetëm në këtë fazë të sëmundjes personi i sëmurë mund të transmetojë tuberkulozin dhe të infektojë njerëz të tjerë .

Cilat janë simptomat tipike të një sëmundje me tuberkuloz ?

Cilat janë simptomat tipike të një sëmundje me tuberkuloz ?  Shpesh sëmundja fillon me pak ankime.  Ndër to përkasin: Kolla (nganjëherë me sekrecione me gjak),rënie peshe, anoreksi, lodhje, ethe të lehta, djersitje natën, dhimbje në gjoks. cilat jane simptomat e tuberkulozit,kush jane simptomat e tuberkulozit,tuberkulozi dhe simptomat e tij,kush jane shenjat e tuberkulozit

Kur flitet për një sëmundje tuberkulozi ?

Kur flitet për një sëmundje tuberkulozi ?  Mbi një sëmundje tuberkulozi flitet nëse bakteriet në mushkëri shumohen.  Kjo mund të ndodhë pas disa muajve ose viteve pas infektimit.  Nëpërmjet rrugëve të gjakut bakteriet e tuberkulozit mund të përhapen edhe në pjesën tjetër të trupit (p.sh. gjëndrat limfatike, sistemi qendror i nervave, kocka).  Këto forma të tuberkulozit nuk janë ngjitëse.  Tuberkulozi është i rrezikshëm sidomos për fëmijë të vegjël dhe persona me imunitet të dobësuar. Sot tuberkulozi është i shërueshëm, nëse trajtohet drejtë.

Si përhapet tuberkulozi ?

Si përhapet tuberkulozi ?  Transmetimi i bakterieve të tuberkulozit realizohet nëpërmjet ajrit nga njeriu tek njeriu.  Personi i sëmurë gjatë kollitjes nxjerr pikëza të vogla mikroskopike me bakterie tuberkulozi në ajër. Ato fluturojnë për një kohë të caktuar në ajër dhe mund të thithen nëpërmjet frymëmarrjes nga persona të tjerë.  Rreziku i ngjitjes së sëmundjes (infektimit) ekziston vetëm nëse keni kontakt me një person me tuberkuloz mushkërish ngjitës.  si ngjitet tuberkulozi,qysh perhapet tuberkulozi

Çfarë është një infeksion latent tuberkulozi ?

Çfarë është një infeksion latent tuberkulozi ?  Një infeksion latent tuberkulozi do të thotë, që një person dikur në jetën e tij ka pasur kontakt me bakterie tuberkulozi dhe në këtë mënyrë i është ngjitur (infektuar).  Në këtë etapë personi nuk është as i sëmurë dhe as përhapës sëmundje.  Shumica e personave të infektuar (rreth 90%) nuk sëmuren kurrë me tuberkuloz.

Çfarë është tuberkulozi ?

Çfarë është tuberkulozi ?  Tuberkulozi është një sëmundje infektive që shkaktohet nga bakteret e tuberkulozit (Mycobacterium tuberculosis).  Forma më e përhapur është tuberkulozi i mushkërive (rreth 70%).  Forma të tjera si p.sh. tuberkulozi i gjëndrave limfatike ose i kockave nuk janë ngjitëse.  qka eshte tuberkulozi ,Cka eshte tuberkulozi ,ceshte tuberkulozi ,cfare eshte tuberkulozi ,qeshte tuberkulozi ,definicioni tuberkulozi , perkufizimi tuberkulozi ,shpjegimi tuberkulozi ,qka kuptojm me tuberkulozi , qka nenkuptojm me tuberkulozi ,nenkuptimi tuberkulozi ,kuptimi i fjales tuberkuloz

Çka janë Zoonozat ?

 Çka janë Zoonozat ? Zoonozat janë sëmundje ngjitëse të kafshëve prej të cilave sëmuren edhe njerëzit (antraksi, tetanosi,tërbimi, tuberkuloza).             cka jane zoonozat, ceshte zonoza, cfare eshte zoonoza, cka jane zonozat, ceshte zoonoza, zoonoza shqip, zoonoze shqip, qka jane zoonozat, cka eshte zoonoza, cka eshte zonoza, zonoza shqipe, zonoza shqip                          

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more