Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Thënie

Kërkoje jetën, gjallërinë e saj!

Kërkoje jetën, gjallërinë e saj! Por asnjëherë mos e heq nga mendja, se jeta mbi dheun e tokës sado i gjallë të jesh, një ditë ti do të bëhesh plotësisht pjesë e ngjitur e saj. Dhe vdekja gjallëri i jep jetës, kur ajo nga burgu i jetës të çliron! Në kohë duke lëvizur, mos e kthe kokën prapa, atë për ta ndryshuar, se s'ke për ta bërë, siç askush s'arriti ta bënte. Po drejtoje mendjen drejt së nesërmes, pa u trembur nga e djeshmja, dhe arrije atë që dje nuk e arrite dot! Zgjidhe litarin nga qafa e kokës. Jeto i lirë, plot shpresë e guxim, se e nesërmja arrihet me të sotmen, dhe ndëshkimi i së kaluarës s'ta prek të ardhmen. Se Zoti yt është Falës i Madh! Ç'pat dje, pat, ç'do të ketë sot, ti je përgjigjja. E ç'do të ketë për ty nesër, e sotmja jote. Ti dhe duart e tua, ti dhe zemra jote. Ti dhe mendja jote. Bindja jote! Avni Tafili  

Aty ku ka shumë dashuri dhe aty ku ka shumë urrejtje

Aty ku ka shumë dashuri, ka pak urrejtje, si aty ku ka shumë urrejtje, ka pak dashuri. Ata që e duan të vërtetën, do t'i gjesh me shumë dashuri e me pak urrejtje, ndërsa ata që e urrejnë atë, do t'i gjesh me shumë urrejtje e me pak dashuri. E vërteta, nuk e godet pengesën, por e shmang atë. Ndërsa e kota, godet e godet, derisa rruga të përfshihet prej saj! Avni Tafili  

Kur besmitari flet pak e thotë shumë

Kur besmitari flet pak e thotë shumë. Kur ka vepra të mëdha! Kur veprat i qëndrojnë, fjalët nuk ja merr era. Kur veprat i mungojnë, çdo frymë e vogël që ngritet i lëviz fjalët. Flasin shumë njerëzit mendjelehtë,mirëpo thojnë pak sepse i mungojnë veprat.   Fatmir Latifi

Nëna e besimtarëve....

"Nëna e besimtarëve Hatixhja, radijallahu anha, ishte shok dhe mik shumë i mirë i Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte këshilliues dhe ndihmëtar i tij deri sa i erdhi shpallja, e kur i erdhi shpallja ishte e para që i besoi". dr. Selman el-Aude

Shembulli i atij që e largon shikimin ose zemrën në namaz

Shembulli i atij që e largon shikimin ose zemrën në namaz është sikur shembulli i një njeriut të cilin e ka thirrë Mbreti dhe e ka ndalë para tij, e thërret dhe i flet, kurse ky gjatë asaj kohe e largon shikimin nga mbreti në të djathtë ose në të majtë, madje e ka defokusuar edhe zemrën nga mbreti e nuk e kupton se çka i thotë, sepse nuk e ka zemrën aty. Çka mendoni se mund të bëjë mbreti me këtë njeri?! Më e vogla që mund të ndodhë me te është që të largohet prej mbretit i nënçmuar, i padëshiruar dhe i pavlerë për të. Bekir Halimi  

Ku e ke vëmendjen në namaz...

“Dy njerëz qëllojnë në një namaz por mes tyre ka dallim sikur mes qiellit dhe tokës, e kjo ndodhë për shkak se njëri është drejtuar me zemër drejt Allahut, e tjetri në nglizhencë i humbur”. Ibn Kajim r.a   Burimi: Bekir Halimi    

Ripërtëri jetën tënde...

Ripërtëri jetën tënde... Me ngushticën vjen gjerësia; Me vështirësinë vjen rehatia; Me problemin vjen zgjidhja... Ky është premtimi i Allahut se çdo vështirësi ka lehtësimin, çdo gjë e rëndë lehtësohet dhe çdo gjë e fortë zbutet... "Me të vërtetë me çdo vështirësi vjen lehtësimi". Burimi: Bekir Halimi  

Shoqëria jonë s'është keq

Shoqëria jonë s'është keq. Keq janë ata që rrëmbyen besën dhe ëndrrat e saj! Të mirët fitojnë, të këqijtë humbin. Jo larg, as vonë. Kur njerëzit e mirë ashpër qortojnë, atyre që gjuha e tyre u duket plumb në ballë, s'është për fajin e atyre, që ashpër godasin. Por për fajin e atyre, mjerisht të bërë qyqarë. Dhe jemi të thirrur të lutemi, jo të mallkojmë! Edhe kur mllefi i të dëshpëruarve mbi fytyra na bie, ne i durojmë, duke qenë të fortë e krenarë! Kur do ta kuptojnë? Ne shpresojmë duke ftuar me urtësi e maturi në rrugën e Zotit, të Urtit Bujar! Avni Tafili

Nëse unë s’të shoh e s’të dëgjoj...

Nëse unë s’të shoh e s’të dëgjoj, të sheh e të dëgjon Zoti, Ai që sheh e dëgjon gjithçka në hollësi ! Atij asgjë nuk i fshihet. Nëse sot këtë s’e beson, të siguroj se nesër i bindur plotësisht do ta besosh. Mendo thellë sot, se nesër mund të jetë vonë, shumë vonë ! Avni Tafili  

Kuku...

Kuku për mu Çka jam tuj pa Djali po i thotë babës Babë une ty t'kam ba O ZOT RAHMETIN TËND LËSHOJE MBI DHE' PASHË MADHËRINË TËNDE MOS NA DËNO NE!   Lulzim Susuri  

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more