Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Për Mëmëdhenë

Për Mëmëdhenë - Mihal Grameno

Për Mëmëdhenë - Mihal Grameno Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë Vraponi burra, se s'ka me prit. Të vdesim sot me besa-besë pranë flamurit të kuq q'u ngrit.   Pranë flamurit, pranë flamurit, me shpatë zhveshur shqipëtarisht, Për dhen' e babës edhe të burrit kemi me vdekur sot burrërisht.   E Drini plak me oshëtima mbi Shqipërinë valët po dredh; Tosk' edhe Gegë, si vetëtima armikut bini se dita erdhi.   Ejani burra malit përpjetë duke u betuar vdekj' a liri. Se s'ka m'e ëmbël në këtë jetë, kur vdes shqiptari për Shqipëri!

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more