Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label I huaji. Show all posts
Showing posts with label I huaji. Show all posts

Koment i huaji –Sharl Bodler

I huaji

-Kë do më shumë, o njeri enigmatik. më thuaj? Babanë, nënën, motrën apo vëllanë?
- Nuk kam as baba, as nënë, as motër, as vëlla.
- Miqtë?
- Përdorni fjalë, kuptimi i së cilës më është i panjohur deri sot.
- Atdheun?
- Nuk di në cilën gjerësi gjeografike gjendet.
- Bukurinë?
- Do ta doja, po ishte hyjneshë dhe e pavdekshme.
-
Arin?
- E urrej, ashtu siç e urreni ju Zotin.
- Atëherë, kë do, o njeri i çuditshëm?
- I dua retë…… retë që udhëtojnë andej... andej... retë e mrekullueshme!

Koment i huaji –Sharl Bodler

Në letrën që i shkruan nënës së vet, me 3 qershor 1863, Bodleri thotë:
“Kur flas për edukimin tim, për mënyrën si janë formuar idetë dhe ndjenjat e mia, dëshiroj të hetohet se ndjehem i huaj ndaj botës dhe ,riteve të saj. “Ky raport i tij ndaj botës që e rrethon e bën atë ta ndjejë aq thellë vetminë sa të ndihet i huaj e t’i dojë vetëm retë si udhëtare të palodhshme të hapësirës së qiellit. Se nga çfarë bote është i rrethuar ai, mbase më së miri flet përgjigjja që i jep atij që i shtron pyetje: E urrej (arin) ashtu siç e urreni ju Zotin. Del se fjala është për njerëz që nuk e dinë as zotin zot, as njeriun njeri. Ndaj në këtë mes poeti s’ka si të ndihet ndryshe, përveçse si i huaj. Poeti këtu përdor dialogun. Në pyetjet që i bëhen ai shpalon gjendjen e vet shpirtërore, ndjenjën e thellë të vetmisë, në boten në të cilën as kuptohet, as pranohet si duhet. 
 i huaji koment, komente i huaji,i huaji koment, komente, i huaji sharl bodler koment, Koment i huaji Sharl Bodler
loading...