Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Bajram Curri

Shpell e Dragobisë - Fan S. Noli (elegji për Bajram Currin)

Shpell e Dragobisë  - Fan S. Noli (elegji për Bajram Currin) Kur tufani e çthuri fenë, Kur tirani e krrusi atdhenë, Mi një brek të Dragobisë Priret Flamur’ i lirisë.   Atje nisi, atje mbaroj, Atje krisi, atje pushoj,- Rrufe-shkab’ e Malësisë, Në një shkëmb të Dragobisë.   Vendi dridhej, ay mbeti Se s’tronditej nga tërmeti.- Dif drangoj i Dragobisë, Trim tribun i Vegjëlisë.   O Bajram, bajrak i gjallë, More nam me gjak në ballë, Te një shpell’ e Dragobisë,- Yll i rall’ i burrërisë.   Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,- Po ti s’vdiqe, or Baba, As te shkëmb’ i Dragobisë, As të zëmr’ e Djalërisë.   As je vrar’ e as po vritesh Legjendar Ante po rritesh.- Dithiramb i Dragobisë, Tmerr, panik i mizorisë. Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë, Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë Për çlirimn’ e Shqipërisë Katakomb e Dragobisë. Komenti  Poezia “Shpell’ e Dragobisë“ e shkrimtarit të letërsisë shqiptare F.S.Noli është një elegji kushtuar trimit kosovar Bajram

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more