Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Organi

Çka është fistula?

Fistula Fistula është një lidhje jo normale e indit midis dy organeve ose një organi dhe lëkurës. Kur indet e dëmtuara lidhen me njëri-tjetrin gjatë infeksionit, në shumë raste ato ngjiten bashkë. Në qoftë se ato shërohen të ngjitura bashkë, krijohet fistul.  Kur infeksioni nga divertikuliti përhapet jashtë hapësirës së zorrës, indet e saj mund të ngjiten me indet e organeve përreth. Organet më të shpeshta të përfshira në këtë fenomen janë vezika urinare, zorra e hollë dhe lëkura. Fistula që ndodh më shpesh është ajo midis zorrës së trashë dhe vezikës urinare e cila prek njësoj si meshkujt dhe femrat. Kjo lloj fistule mund të shkaktojë infeksion të rëndë urinar për një kohë të zgjatur. Ky komplikacion korrigjohet me kirurgji. Burimi:  Dr. Altin Cekodhima qka eshte fistula, cka eshte fistula, cka jane fistulat, fistula shqip 

Tromboembolia - infarkti i mushkërive

• Tromboembolia është mbyllje e menjëhershme e një apo më shumë vazave të gjakut të mushkërive, që mund të ndodh edhe ajo e trungut kryesor, që ndodhin nga ardhja e një emboli nëpërmjet gjakut, e më shpesh nga gjymtyrët e poshtme (tromboflebitet), nga kaviteti i zemrës, endokarditet (vese të fituara të zemrës). • Infarkt quhet nekroza që zhvillohet si pasojë e ndërprerjes së furnizimit me gjak të një indi apo organi prej bllokimit të arteries nga një tromb, emboli ose spazme të gjatë. •Afër 25-30% të të sëmurëve me emboli pulmonale kalojnë në infarkt pulmonal.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more