Skip to main content

Posts

Showing posts from May, 2013

Njerëz më të këqij me pozitë...

Transmeton Muslimi dhe Ebu Davudi nga Muhammedi alejhisselam , ku thuhet : “Njerëz më të këqij me pozitë ,tek All-lahu në ditën e kijametit janë ata që bëjnë marrëdhënie (seksuale ) me gratë e tyre , e pastaj e përhapin fshehtësinë e tyre

Mos u anko..!!

MOS U ANKO ..!! I verbëri shpreson ... ta sheh botën. I shurdhëri shpreson ... t'i dëgjon zërat. I palëvizshmi shpreson ... të ecën. Memeci shpreson ... t'i thotë disa fjalë. Kurse, ti ... sheh .. dëgjon ... ecën ... dhe fol ... Për këtë arsye mos u anko, po thuaj: Elhamdulilah. ------------------------------ ---- Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Zemra në udhëtimin e saj

Ibnul Kajjim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Zemra, në udhëtimin e saj për tek Allahu, i përngjan një shpendi, ku dashuria është koka e tij, ndërsa frika dhe shpresa janë dy krahët. Nëse koka dhe krahët i funksionojnë siç duhet, ai do të fluturojë i qetë, mirëpo, nëse koka i këputet, ai me siguri do të ngordhë. Por edhe nëse ndonjëri nga krahët këputet apo dëmtohet, ai do të jetë pre’ e lehtë për grabitqarët… Sidoqoftë, krahu i frikës duhet të dominojë ndaj krahut të shpresës, e nëse do të ndodhte e kundërta, zemra do të degjeneronte.”

Një thënie për kohën

Një thënie për kohën

Një thënie për guximin nga Avni Tafili

Avni Tafili Guxo, nëse do të jetosh me dinjitet! Ai guxim le të jetë vendosmëri për të mos lejuar të cenohet nderi yt dhe i familjes. Dhe i njerëzve përreth teje. Jeto me zemër të qëndrueshme, që ecja jote të jetë sa më e qëndrueshme. Mos lejo që të cyturit nga e keqja të ta zmbrapsin rrugën drejt epërsisë morale e intelektuale. Mbaje veten, dhe kur ajo rrëzohet, duke u cytur nga të cyturit. Ndiq gjurmët e njerëzve të mëdhenj! U rrëzuan, u ngritën. U dobësuan, u forcuan. U luftuan, ngadhënjyen. Ji prej tyre. Jo prej atyre. Dhe përkujtoje sa më shpesh se, jeta e kësaj bote e përkohshme, kalimtare.

Mbret vetëm për një vit

Shumë kohë më parë një vend sundohej nga mbreti. E veçanta e këtij populli ishte se mbretin e tij e zgjidhte në udhëhiqje vetëm për një vit, jo më shumë. Më pas mbretin e dërgonin në një ishull të largët për të kaluar ditët e mbetura, e pastaj zgjidhnin një tjetër mbret e kështu përsëritej historia çdo vit.   Kur mbretit i mbaronte koha e udhëheqjes njerëzit e vishnin atë me rrobat më të mira e hipnin në një elefant të madh dhe i bënin xhiron e fundit rreth vendit. Në këtë moment njerëzit ndaheshin me të duke i thënë lamtumirë, këto ishin momentet më të vështira të mbretit...   Pas ndarjes mbretin e hipnin në varkën që do ta çonte në ishullin e largët për të vazhduar jetën e tij i vetmuar. Kur po kthehej varka që kishte çuar mbretin në ishull, gjatë rrugës has një varkë që u mbyt dhe prej saj shpëtoi vetëm një djalë. Këta e marrin dhe i luten këtij që të jetë mbreti i vendit. Pasi filluan ti tregonin sekretin e qeverisjes ai refuzoi por në fund pas lutjeve të tyre pra

Një thënie për meçurinë

I mençuri është i detyruar ta ushqejë mençurinë e tij me dije më shumë sesa që e ushqen trupin e tij me ushqim. Ushqimi i trupit është të ngrënit, kurse ushqimi i mençurisë është dija. Ashtu siç trupi vdes pa ngrënë e pa pirë, po ashtu edhe mençuria vdes nëse nuk ushqehet me dije.

Një thënie për besimin dhe të folurit

20 arsye për ta shtuar shafranin e Indisë në dietën tuaj

Ja 20 arsye që ta shtoni shafranin e Indisë në dietën tuaj: 1.Eshtë një agjent antiseptik natyral dhe antibacterial, per perdorim në dezinfektim, prerje dhe djegie të lëkurës. 2. Kur kombinohet me lulelakër, ajo ka treguar efekt për të parandaluar kancerin e prostatës dhe për të ndaluar rritjen e kancerit ekzistues të prostatës. 3. Parandalon kancerin e gjirit. 4. Mund të parandalojë Melanomen dhe të shkaktojë qelizat ekzistuese te melanomes për ti vetvrare ata(qelizat). 5. Redukton rrezikun e leuçemis se fëmijërisë. 6. Është një detoksifikues natyrorë i mëlçisë. 7. Mund të parandalojnë dhe të ngadalsoj progresionin e sëmundjes Alzheimer duke hequr pllakën amyloyde qe depozitohet në tru. 8. Mund të parandalojë metastazat që ndodhen në forma të ndryshme të kancerit. 9. Ёshtë një anti-inflamator i fuqishëm natyror që vepron si shumë barna anti-inflamator por pa efekte anësore. 10. Jep shpresë në ngadalësimin e progresit të sklerozës së shumëfishtë(multiple) në

Hadith për punën më të mirë

Nga Ebu Derda r.a, transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: "A nuk doni t’u lajmëroj për punën më të mirë, për më të pastrën te Krijuesi juaj, për më të lartën sipas gradës, që është më e mirë për ju se ndarja e arit dhe argjendit: që është më e mirë për ju se takimi me armiqtë tuaj, ku ju u mëshoni në qafë dhe ata u mëshojnë në qafë preni atyre kokat?" (As’habët) kanë thënë: "Gjithsesi!" (Muhammedi s.a.v.s) ka thënë: "(Kjo është) Përmendja e All-llahut". (Tirmidhiu; Hakim Ebu Abdull-llahu thotë se transmetimet janë sahih)

Dobitë e heshtjes

  Dobitë e heshtjes: 1- Argument për imanin e plotë dhe islamin e mirë të tij. 2- Siguri nga dëmtimi i pasurisë, nefsit dhe nderit. 3- Argument për moralin e mirë dhe çiltërsinë e nefsit. 4- Prodhon dashurinë e Allahut dhe pastaj të njerëzve. 5- Përgatitë shoqëri dhe gjenerata të ndershme. 6- Shkak për të fituar xhenetin, dhe për t’u larguar nga xhehnemi. 7- Është prej shkaqeve më të forta të nderimit dhe respektimit. 8- Argument për urtësinë e tij. 9- Shkak për t’u mbrojtur nga gabimet dhe lëshimet. 10- Shpëtim nga pasojat e fjalës në dunja dhe nga dhënia llogari në ahiret. 11- Detyron atë që është para teje të flas atë qe i sillet në kokën e tij. 12- Me heshtje mund atë që është para teje. 13- Të respektojnë të tjerët, e sidomos në vendet ku bëhen debate dhe polemika. 14- Të ndihmon në mësimin e dëgjimit. Përshtati: Valdet Kamberi

Çka është koma hepatike ?

Koma hepatike është një gjendje e cila zhvillohet në encefallopatinë e rëndë hepatike,çrregullimin e funksionit trunor të cilin e shkakton insuficienca e mëlçisë. Në zhvillimin e komës hepatike bashkëveprojnë shumë faktorë. Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e komës hepatike janë: Rritja e përqëndrimit të amoniakut në gjak, rritja e përqëndrimit të acidit γ−aminobutirik (GABA), çrregullimi i përqëndrimit të shumë aminoacideve, rritja e përqëndrimit të acideve të lira yndyrore dhe acideve biliare, pastaj e substancave të panjohura mirë me masë molekulare relative mesatare. Këta faktorë veprojnë duke shkaktuar hipenergozën, çrregullimin e ekuilibrit të sekretimit të transmitorëve nervorë dhe ndikojnë në ngacmueshmërinë e membranave të neuroneve. qka eshte koma hepatike,cka eshte koma hepatike,ceshte koma hepatike,cfare eshte koma hepatike,qka quajme kome hepatike,definicioni,perkufizimi,kuptimi i komes hepatike,pse shfaqet koma hepatike,kush e shkakton komen hepatike,faktoret e

Çka është situata urgjente ?

Situata urgjente është shkallëzim i sëmundjes akute, e veprimit të helmeve dhe traumës, e cila me kahjen e çrregullimit të funksionit të organeve dhe zhvillimin e dhimbjeve,nuk ndikon në mënyrë direkte në funksionet vitale. qka eshte situata urgjente,cka eshte situata urgjente,cfare eshte situata urgjente,ceshte situata urgjente,situatat urgjente

Çka është gjendja urgjente ?

Gjendja urgjente është perioda kur jeta e të sëmurit është e rrezikuar nga sëmundja akute,nga helmimi a lëndimi trupor dhe reperkutohet në çrregullimet vitale. qka eshte gjendja urgjente,cka eshte gjendja urgjente,ceshte gjendja urgjente,cfare eshte gjendja urgjente,gjendja urgjente definicioni,perkufizimi

Çka është autopsia ?

Autopsia është shqyrtim i organizmit të hapur pas vdekjes.Shërben për hulumtimin apo caktimin e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes. qka eshte autopsia,cka eshte autopsia,ceshte autopsia,cfare eshte autopsia,qka quajme autopsi,cka quajme autopsi,autopsi shqip,pse behet autopsia,

Çka janë neurotransmiterët ?

Neurotransmiterët janë substanca kimike të cilat bëjnë përcjelljen e impulseve në mes neuroneve.Këta lidhen për receptorë specifik në membranën postsinaptike. qka jane neurotransmiteret,cka jane neurotransmiteret,cka eshte neurotransmetuesi,qka eshte neurotransmetuesi,cfare eshte neurotransmetuesi,neurotransmetueset

Çka janë ganglionet ?

Ganglionet janë struktura komplekse që përmbajnë sinapsa aksodentritike,pra është vendi i lidhjes së neuroneve preganglionare dhe atyre postganglionare. qka jane ganglionet,cka jane ganglionet,ceshte ganglioni,cka eshte ganglioni,cfare eshte ganglioni,qka quajme ganglion

Çka janë barnat teratogjene ?

Çka janë barnat teratogjene ? Barnat të cilat e dëmtojnë embrionin,por që nuk e mbysin,quhen barna teratogjene. Këto janë disa barna për të cilat është bërë identifikimi pozitiv teratogjen, si talidomidi, androgjenet , tetraciklinat.Shumë barna tjerë janë suspekte apo të dyshimta për teratogjenitet të mundshëm, si p.sh.fenitoina. qka jane barnat teratogjene,cka jane barnat teratogjene,cfare jane barnat teratogjene,cka eshte bari teratogjen,qka quajme teratogjen

Çka është idiosinkrazia ?

Idiosinkrazia është reagim abnormal kualitativ i organizmit ndaj barnave për shkak të disa abnormaliteteve të individit, p.sh.apnea e zgjatur pas suksametoniumit(bllokator neuromuskular) lidhet me prezencën e një kolinesteraze atipike. Është konstatuar se një në 2800 persona e ka këtë esterazë atipike, e cila hidrolizon suksametoniumin shumë më ngadalë sesa kolinesteraza normale,ndërsa si rezultat i kësaj blloku neuromuskular do të zgjatë shumë më tepër. Shembull tjetër është porfiria pas dhënies së barbituratëve, e cila shihet tek të sëmurët me porfiri latente. qka eshte idiosinkrazia,cka eshte idiosinkrazia,cfare eshte idiosinkrazia,ceshte idiosinkrazia,farmakologji

Si të përdorni vajin e ullirit në fytyrë

Vaji i ullirit është një nga vajrat më të shëndetshëm për trupin tuaj me të cilin duhet të gatuani. Por ai nuk është i efektshem vetëm për organizmin tonë, që para shumë kohësh është vënë re një përdorim i madhë në krijimin e produkteve kozmetike. Ky vaj rrallë-herë mund të shkaktojë reaksion mbi lëkurë. Së pari; Lyeni fytyren me vaj. Mjafton të merrni pak lëng molle, pak ujë dhe pak vaj. Këto përbërës do të krijojnë një krem zbutës gjatë natës. Së dyti; lani fytyren me ujë, pastaj fshijeni. Lyeni sërish fytyren me vaj e lini 2 minuta dhe më pas merrni pak sheqer dhe vendoseni në fytyrë të cilen e keni të lyer me vaj. Masazhoni butësisht lëkuren. Ky trajtim do të ndihmojë në parandalimin e shfaqjes së rrudhave. Së treti; lyeni buzët me vaj ullirit, sidomos në stinen e dimrit për të evituar plasaritjen e tyre. Së katerti; lyeni një top me pambuk në vaj ulliri dhe me atë heqni make up-in. Kjo mënyrë do të heqë edhe rimelin që mund të jetë kundra ujit. Burimi:

Nëse je nisur...

"Nëse je nisur rrugës kah Allahu atëherë vrapo, nëse të vjen rëndë atëherë nxito, nëse lodhesh atëherë ec dhe nëse nuk mundesh atëherë shko zvarrë. Mjerë për ty nëse kthehesh mbrapa". Imam Shafiu Allahu e mëshiroftë!

Hadith për misvakun

Pejgamberi alejhi selam ka thene: “Misvaku pastron gojën dhe kënaq Zotin.” (transmeton Buhariu)

Ruajuni nga dy të mallkuarit

Dhe Pejgamberi alejhi selam, thotë: “Ruajuni nga dy të mallkuarit.” As`habët pyetën: “O Pejgamberi i Allahut, kush janë ata të dy?” Tha: “Këta janë ata që e kryejnë nevojën nëpër rrugën ku kalojnë njerëzit dhe në hijen ku ata pushojnë.” Transmeton Ebu Davudi nga Ebu Hurejre.

Foshnjat në gji

Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t`u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota..” (El-Bekare,233) I Lartmadhërishmi thotë: “E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi ( prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (më herët) e gjinit, nuk është ndonjë mëkat për ta.” (El-Bekare, 233). Pejgamberi alejhi selam thotë: “Mos ushqeni fëmijët tuaj me qumësht të tradhtares, dhe gruas të çmendur.” Qumështi i nënës ka përparsitë vijuese: 1) Fëmijën e ushqen me qumësht të pastërt dhe steril; 2) Qumështi nuk është as tepër i ftohtë as tepër i nxehtë; 3) Ofrohet në çdo kohë 4) Fëmijës i jep antitruptha kundër bakterieve 5) I përshtatet traktit të tretjes së foshnjës 6) Te foshnja dhe nëna pengon shfaqjen e mbipeshës 7) Gjidhënia forcon lidhjen emocionale dhe butësinë ndërmjet nënës dhe foshnjës Burimi: Mjekesia Islame  

Sy që nuk e shohin të mirën

Në një tregim simbolik, thuhet se dielli nuk lindi në një qytet. Atë mëngjes, si çdo ditë, bujqit dolën për të vajtur në ara, por errësira i mbajti peng. Punonjësit e administratës u zgjuan në gjashtë të mëngjesit, për të vajtur në orar, por errësira i gozhdoi. Fëmijët u ngritën të shkojnë në shkolla, por edhe ata nuk mundën. Gjatë gjithë orëve të ditës, nuk funksionoi asgjë, sikur jeta u ndërpre. Njerëzit dukeshin të shqetësuar për të mbjellat e tyre. Të vegjël e të moshuar dridheshin nga i ftohti, kurse frika u kishte pllakosur në zemra. Në mbrëmje, as hëna nuk lindi si çdo natë. Të frikësuar dhe të mbërthyer nga paniku, të gjithë vajtën në faltore, ku u lutën, qanë dhe u përgjëruan që të lindë sërish dielli. Atë natë, askush nuk mbylli sy. Të nesërmen, në pesë të mëngjesit dielli lindi si gjithmonë. Njerëzit fluturuan nga gëzimi, ngrinin duart drejt qiellit dhe pëshpëritnin fjalë mirënjohjeje. Një nga të mençurit e qytetit u tha:”Përse e falënderoni Zotin vetëm p

Familjet ne pergjithesi...

  Familjet ne pergjithesi sot perballen me situata te ndryshme krizash, dhe te flasesh me fraza te bukura nuk eshte e veshtire por te arrish ta besh familjen tende te lumtur mjafton ta kuptosh qe s'ka asgje me te rendesishme sot sesa familja dhe se cdo sakrifice qe mund te besh per ta ja vlene. Jeta sot ngjane me nje trafik te tmerrshem rrugor ku sa do qe ti mundohesh te ecesh shpejt jane ca rregulla qe duhet te presesh..keshtu eshte dhe familja "gjithmon ka dicka qe duhet te presesh dhe dicka qe duhet te japesh" Asgje nuk vlene me shume se ajo, sikur dy jete ti kisha pasur te dyja do Ia kushtoja asaj te mrekullushmes familjes time. Vlersojeni familjen miq ne kohe krize dhe lumturie, sepse Zoti ashtu na e tha "ne te mire e ne te keq gjersa vdekja te na ndaj" |Andi Gjonaj|

Çka është traktati ?

Termi traktat ka dy kuptime Kuptimi i parë Traktati është vepër e madhe shkencore, ku trajtohet në mënyrë të plotë një problem i rëndësishëm dhe ku dalin pikëpamjet kryesore të autorit në fushën përkatëse. Shembuj: Traktat filozofik. Traktat shkencor. Shkroi një traktat. Kuptimi i dytë Traktati është marrëveshje ose lidhje ndërmjet dy a më shumë shtetesh, palësh etj. për çështje të ndryshme politike, për marrëdhënie ekonomike etj. Shembuj:Traktat ushtarak. Traktat i fshehtë. Traktat famëkeq. Traktat paqeje. Traktat miqësie. Shkelja e traktatit. Denoncimi i traktatit. Lidhën një traktat. qka eshte traktati,cka eshte traktati,ceshte traktati,ceshte traktati,qka quajme traktat,qka jane traktatet,traktati ne shqip,termi traktat shqip,cka jane traktatet,kuptimi,definicioni,perkufizimi

Çka është ratifikimi ?

Ratifikimi është njohja dhe miratimi zyrtar nëpërmjet organit më të lartë shtetëror i një traktat a një marrëveshje të lidhur në mes të përfaqësuesve të plotfuqishëm të shtetit me një a me shumë shtete të tjera; Ratifikim = i jap fuqi ligjore një marrëveshjeje ndërkombëtare për ta vënë në veprim. qka eshte ratifikimi,cka eshte ratifikimi,cfare eshte ratifikimi,qka quajme ratifikim,ceshte ratifikimi,ratifikoj,ratifikon,ratifikohet,kuptimi,domethenja,

Une nuk pikova nga qielli

Une nuk pikova nga qielli ,por nga kjo toke burova, ketu vuajta, ketu qava, ketu u rrita, ketu e ndertova karakterin tim, ketu e mora frymzimin tim, e nga dashuria si ndjej ne shpirt po shkruaj, se jam prodhim i kesaj toke, e per kete toke po vuaj...! |Lec Burgaj|

Një thënie-këshillë për edukimin e fëmijës

Kur më së paku e presim...

"Kur më së paku e presim, jeta na vë në sfidë për të provuar guximin dhe gatishmërinë tonë për të ndryshuar; në një moment të tillë, nuk ka aspak kuptim të pretendojmë se nuk ka ndodhur asgjë apo të themi se nuk jemi ende gati. Sfida nuk të pret.Jeta nuk shikon më nga prapa. Një javë është mëse e mjaftueshme pë ne që të vendosim, nëse do e pranojmë apo jo FATIN tonë." -Paulo Coelho-

Një thënie për jetën

Jeta është një trëndafil, çdo petal është një ëndërr, çdo gjemb është një realitet...

Një thënie për karakterin dhe kripën

Dora e butë dhe fjala e ëmbël

A JANE TE KENAQUR NJEREZIT ?!

Një njeri i tha Hasen el-Basriut : “ Njerëzit ulen rreth teje që të kapin gabimet e tua! ” E ai tha: “ Vërtet, e kam nxitur shpirtin tim që të synojë Xhenetin, dhe ai atë synoi. Pastaj e nxita shpirtin tim që të synojë të shpëtojë nga Zjarri i Xhehenemit, dhe ai këtë gjë synoi. Pastaj e nxita shpirtin tim që të synojë të shpëtojë nga njerëzit, por ai nuk arriti dot. Vërtet, njerëzit nuk ishin të kënaqur nga Krijuesi i tyre, ndonëse është Ai që i furnizon ata, atëherë si mund të jenë të kënaqur me krijesat e tjera që janë njësoj si ata?” El Bidaje Ven Nihaje e Ibën Kethirit- vëll.9, fq.318. Prandaj ne fjalet dhe veprat tua gjithmone syno kenaqesine e Allahut se tek njerezit gjithmone do te kete te tille qe jane te pakenaqur. Allahu na e mundesofte arritjen e kenaqesise Tij ! Burimi: Të përfitojmë nga H. Irfan Salihu  

Poezi për 1 qershorin nga Rrezarta Halimi

1 Qershori! 1 Qershori ja na erdhi, Me hare dhe valle , Zemrat tona na gëzoi, Plot gëzim, e mall. O qershor i bukur mirësevjen ti! Zemrat na gëzon, Plot me dashuri. poezi per 1 qershorin,vjershe per 1 qershorin,vjersha per 1 qershorin,1 qershori vjershe,vjersha dhe poezi per 1 qershor,vjersha 1 qershori,dita e femijeve,ditene e femijeve,festen e femijeve

Vjershë për 1 qershorin nga Etrita Aliu

''1 QERSHORI'' Një qershori festa jonë është e bukur si gjithmonë, të gjithe e presim me padurim ta festojmë me gëzim. 1 qershori poezi,vjersha per 1 qershorin,1 qershori vjersha dhe poezi,vjersha te ndryshme per qershorin,1 qershori vjershe

Vjershë për 1 qershorin

Një Qershori ynë, Erdhi përsëri, Edhe më të lumtur, Ne na gjen tani, Të gjithë të gëzuar, Lozim dhe këndojmë, Rroftë 1 Qershori , Rroftë festa jonë. vjershe per diten e femijeve,vjersha per 1 qershorin,1 qrshori vjershe,poezi per 1 qershorin,1 qershori vjershe dhe poezi

Një thënie për respektin

Një thënie për respektin

Poezi për verën nga Lec Burgaj

Erdhi vera Erdhi vera me nxehtsi, Po ne zemer na ka ngri, Hyn n'fb tu ba kiamet, Shahen njerzit per 5 leke, Jane shume larg,edhe s'frenohen, Nane dhe motra ofendohen, Shajn me fe e shajn me zot, Mitralozat plot barot, Shfryjn urrejtje nga padija, Si mungon shume dituria, Nxehet gjaku pikon loti, Me fjal t'mdhaja sikur moti, Hajt more vllazen o njerzi, Leni dhafet n'dhe me hi, Leni t'sharat ofendimet, Hapni librat dhe mesimet, Me shume paqe me shume miresi, Pak humor e shume dashni, Pak fjal t'mira e perqafime, Kshtu e shndrisim boten time. |Lec Burgaj| poezi per veren,vjershe per veren,vera poezi,poezi per stinen e veres

Një thënie për shokët

Një thënie për lumturinë(Çfarë është lumturia?)

-Çfarë është lumturia? -Një shtëpi ku jetojnë brenda njerëzit e tu të dashur !

Pa Lamtumire -poezi nga Arta Qyqalla

Pa Lamtumire Me mungon era e shtepise Me mungon zeri im i femijerise "Mami" me zemer duke therrit Te dera e shtepis ajo duke me prite Kam do ndjenja te cuditeshme Qe kurr me pare si perjetova Me mungon era e nanes Qe ka kohe qe se degjova Po lutem te Zoti i madhe Mundesine me ma dhene Te shkoj ne shtepi e te cmallem Se zemra merzi po mbane Dua me u cmalle me syt e nanes Dua me u cmalle me eren e saj Dua mu cmall zerin t'u fol me ja ndegju Hallet e dertet me m'i tregu Falje kerkoje prej njerezve qe i lash Motren e vllaun qe me vjet si pash Falje kerkoj prej nipave te mi Qe po rriten pa me pa me sy Falem o Babe qe s'kesh syt me ti mshel Floket e tua per her te fundit me ti pergedhel Ballin me ta puthe e doren fort me ta shtrengu Nje jete te qete ne perjetesi me ta uru E me nje grusht Dhe mbi varrin tend gjdo gezim ne kete jete me perfundu.. |Arta Qyqalla|

Një thënie për pritjen nga Remarque

"...apo ke ngrene?"" Jo, jo akoma. Po te prisja ty. ""Por nuk duhet te me presesh. Kurre. Eshte e tmerrshme te duhet te presesh."Ajo tundi koken. "Ti Robby, keto gjera nuk i kupton. E tmerrshme eshte te mos kesh askend per te pritur." |Remarque|

Peshku dhe truri

Iljasa Salihu Peshku dhe truri Mjekët këshillojnë që sa më shumë të konsumojmë mish peshku, të paktën dy herë në javë patjetër, sepse i bënë shumë mirë trurit. Kësisoj, mishi i peshkut është ushqim për trurin dhe si rrjedhojë e kësaj, truri ynë ka mundësi më mirë të punojë duke i dhënë frytet përmes të menduarit pa mjegulla.   Ndërkaq, peshkatarët për peshkun thonë se më abdall gjallesë nuk ka, lehtas për një krimb të ngordhur bie në kurthin e grepit. Madje truri i peshkut ndër njerëzit përdoret edhe si sinonim i mendjelehtësisë. Keni dëgjuar dikush t’ju thotë, - ik ore se trurin si të peshkut e paske, pra kur truri nuk i ka perceptuar si duhet gjërat, kështu mund t’ju kenë thënë.   Megjithëkëtë, peshku abdall për nga truri paraqitet si vitaminë shumë e vyeshme për funksionimin e shëndoshë të trurit të njeriut. - Kjo të shtyn të mendosh se disa gjëra në fakt për vetveten janë shumë të dobëta, ndërsa për të tjerët shumë të dobishme! I.Salihu

E vetmja gje qe ajo mendonte...

" E vetmja gje qe ajo mendonte, ishte qe kishte nevoje per te. Kishte nevoje per krahet e tij rreth saj, kishte nevoje qe ai ta perqafonte, dhe ti peshpersite qe ata do e gjenin nje menyre per te qene se bashku . " |Nichola Sparks |

Çdo dite shoh dhe ndjej sesi ndjenjat njerezore shperbehen

Çdo dite shoh dhe ndjej sesi ndjenjat njerezore shperbehen. Sesi zhvleresohen dhe transformohet arsyeja per te cilen kemi ardhur ne jete, te jemi NJEREZ ne shpirt. Ime bije e cila eshte ne moshe adoleshente me tha: Mami sot kur ktheheha nga shkolla ishte vape e tmerrshme dhe kisha shume etje. Me leket qe me kishin tepruar mendova te blija nje akullore ose nje uje, por kur pashe nje plake ne trotuar ulur qe po lypte , mendova , une e kam shtepine afer dhe do te rezistoja. Ndersa ai plaku me ato leke mund te shtyje diten. Te bleje buke me aq leke sa une do t'i plotesoja nje kaprico vetes , ai do te mund te shuaj urine e nje dite. M'u mbushen syte me lot dhe u ndjeva krenare. Asgje, asnje certifikate apo medalje nuk mund te me jepte kete kenaqesi qe me dha arsyetimi i saj. I sjellim femijet ne jete jo te jene te shkelqyer , por te jene NJEREZ ne shpirt dhe te dine vleren e jetes . Nuk munda dot t'i mesoja asaj se mbas atij plakut mund te qendronte dikush, nje

Këshilla nga Ibn Kajjimi -Ruaju nga vetja jote!

Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, i ka dhënë disa këshilla për veten: * Ruaju nga vetja jote! 1).Çdo e keqe që vjen, prej saj e ke, ndaj mos bëj armëpushim me të! 2). Pasha Zotin, nuk nderohet vetja, nëse nuk e nënshtron; 3). Nuk krenohet nëse nuk e ul; 4). Nuk forcohet, nëse nuk e thyen; 5). Nuk rahatohet, nëse nuk e lodh; 6). Nuk sigurohet nëse nuk e frikëson dhe 7). Nuk gëzohet, nëse nuk e trishton atë

Një thënie për punësimin në Kosovë

Naser Rafuna Punesimi në Kosovë: I riu me punu i thojnë duhet me kry shkollë,kur e kryn shkollën i thojnë jo se nuk ke eksperiencë,kur të bon eksperiencë i thojnë jo smunesh me punu se na duhen të rinj,kur te plaket me marrë penzion i thojnë jo se spaske punu kurrë... e tash vijnë edhe pak zgjedhjet elektorale,premtimet...

Derset qe i përcjell ne youtube...

Lulzim Susuri Derset qe i përcjell ne youtube nuk mund t'i zëvendësojnë ato direkte para hoxhës kështu mos e mashtro veten. Nëse ke mundësi pjesmarrje mos u bëj përtac por shko në ders Youtube vlen vetëm në pamundësi arritje direkt tek dersi.

Një thënie për prindërit

Duajini prindërit dhe trajtojini ata me ëmbëlsi.. Do j'ua kuptoni vlerën vetëm atëherë kur të shikoni karriget e tyre të zbrazura...!  

Një poezi për dashurinë e parë shkruar nga Lec Burgaj

Dashuria e pare Nje vajze me syte e zi. Thell ne shpirt m'ka lendu, E dashurova si diell e si hane, Dashuria e pare ishte per mu, Larg ne rruget e gurbetit, Isha i vetur ne mjerim, Dashuria e therte zemren time, Nuk kisha shpresa as sherim, Loti pikonte pa ndalu, Zotit ju lutja per cdo dit, Pa ty nuk kam jete as gezim, Vajza ma volli lumturin, Dy humbje te randa per nje vit, Dy dashuri si skam mujt mej harru, Nena ishte dashuria e pare, Vdekja e saj m'ka lendu, Isha i ri ne gurbet, Zemra po qante per dashuri, Jeta e humbi kuptimin e vet, Kur humba ket vajze me syte e zi...! |Lec Burgaj|  poezi per dashurine e pare,dashuria e pare poezi,poezi te ndryshme per dashurine e pare,dashuria e pare poezi

Një thënie për miqësinë nga Sonila Alla

Miqesia s'është dhuratë që i jepet kujdo.Është një ndjenjë e pastër. Nëse do të kesh miq, në fillim duhet të jesh e sillesh si mik, sepse nuk ka gënjeshtra që bëjnë mirë dhe miqësia lundron e qetë në detin e pastërtisë. |Sonila Alla|

Një thënie për orën dhe kohën

Në të kaluarën askush nuk ka pasur orë,por të gjithë kanë pasur kohë.Tani të gjithë kanë orë,por askush nuk ka kohë...

Asgjë nuk është ashtu siç duket...

Një thënie për familjen

Gjithçka në jetë ndryshon, por ajo që mbetet është familja !

Një thënie për femrën nga Zyba Hysa

Nëse arti është lulja e jetës, femra është lulja e shoqërisë njerëzore. Ajo është bukuria dhe brishtësia e kësaj shoqërie. Pa mendoni një klasë pa vajza, një film pa femra, një shtëpi pa femër, a nuk ngjajnë si një kopsht pa lule, pa aromë, pa nektar? Femra është transmetuesja dhe bukuria e jetës. Një shoqëri duket se sa e zhvilluar është, në mbështetjen dhe përkrahjen që i jep femrës. Femra është nënë, grua, motër, mike, e dashur për mashkullin dhe nëse ajo do trajtohej vërtet siç trajtojmë lulet, shoqëria njerëzore do ngopej me brishtësinë dhe njëkohësisht forcën e saj magjike që rrjedh prej kësaj brishtësie. |Zyba Hysa|

Ktheja borxhin Nënës!

Ktheja borxhin Nënës!

MJAFTOHU ME NJOHJEN E ARGUMENTIT

Nëse e din urtësinë e një adhurimi thuaj: Elhamdulilah- Falënderimi i takon Allahut, e nëse nuk e din, atëhere ti nuk je i obliguar të hulumtosh urtësite e adhurimeve, por je i obliguar të dish argumentin e adhurimit që vepron, e derisa e din argumentin je i obliguar të veprosh me atë e të mos ndalet veprimi yt në njohjen e urtësisë. Disa prej adhurimeve ua dime urtësine e disave nuk ua dime, por kjo nuk do të thotë që atyre që nuk ua dimë urtësine të mos i veprojmë, edhe pse dijetarët vazhdimisht janë munduar të na tregojnë dhe zbulojnë urtësinë e disa adhurimeve. Allahu ka thënë: ” Kur Allahu dhe i dërguari i Tij kanë vendosur për një cështje, atëherë nuk i takon asnjë besimtari e besimtareje që në atë cështje të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare”. Ahzab:36 Përmblodhi dhe përgatiti: Hoxhë Valdet Kamberi

Hadith për përgojimin apo gibetin

Transmetohet nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) në një rast ka thënë: "A e dini se çfarë është gibeti (përgojimi)"? Ata që ishin prezent thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." Ai tha: "Të përmendësh diçka për vëllain tend pët të cilën ai nuk ka dëshirë (e urren) të përmendet." Dikush nga të pranishmit e pyeti: "E nëse kjo që e them për vëllain tim, është një cilësi që ai e ka?" Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) tha: "Nëse e thua atë që e ka, atëherë ti e ke përgojuar atë, e nëse e thua atë që nuk e ka, atëherë ti ke shpifur ndaj tij." (Transmeton Muslimi)

Një thënie për kryelartësinë nga Agim Metbala

Kryelartësia, u ka hije vetëm rrokaqiejve! |Agim Metbala|    

Do tё...

Do tё preferoja mё mirё tё isha hi sesa pluhur.! Do të preferoja që shkëndija ime të digjej në flakët shndritshme sesa të mbytesha nga kalbёsira e thatë. Do tё preferoja tё isha një meteor madhështor, ku çdo atom prej meje tё shkёlqente nё mёnyrё tё mrekullueshёm sesa një i përgjumur dhe njё planet i përhershёm. Funksionimi i duhur i njeriut është qё tё jetojё dhe jo tё ekzistoj. Unë nuk do ti humbas ditët e mia duke u përpjekur qё ti zgjas ato. … Do ta pёrdor kohёn time TANI..!! |Jack London|

Çudi me ty o biri i Ademit

Kur lindë, nuk di se kush të nxjerr nga barku i nënës tënde. Kur vdes, nuk e di kush të ka futur në varr. Kur ke lindë të kanë larë dhe pastruar. Kur ke vdekur të kanë larë dhe pastruar. Kur ke lindë nuk e di se kush është gëzuar. Kur ke vdekë nuk e di se kush është pikëlluar. Në barkun e nënës ishe në vend të ngusht dhe të errët. Kur të vdesësh do jesh në vend të ngusht dhe të errët. Kur lindë të mbështjellin me çarçaf që të mbulojnë. Kur të vdesësh qefinosesh me çarçaf që të mbulojnë. Kur ke lindë dhe je rritë njerëzit kanë pyetur për diplomat dhe eksperiencat e tua. Kur të vdesësh melaiket do të pyesin për Zotin, Fenë dhe Muhammedin alejhi selam. Nëse përgjigjesh do të jetosh i furnizuar, e nëse jo, i dënuar në varrin tënd, pastaj në ditën e llogarisë Allahu yt do të pyesë për punët tua. Çka ke përgatitur për Ditën e Gjykimit? Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet pos Allahut, dhe se Muhammedi, alejhi selam, është i dërguari i Tij. Provo, thuaje

Një thënie për buzëqeshjen

Një buzëqeshje kushton më pak se energjia elektrike , por sjell më shumë dritë..

Çka është aleanca ?

Aleanca është lidhje miqësore që bëjnë ndërmjet tyre dy a me shumë shtete për qëllime e veprime të përbashkëta politike dhe ushtarake; Aleanca ka kuptimin edhe besëlidhje. Shembuj:Aleancë politike (ushtarake). Aleancë mbrojtëse. Aleancë dypalëshe (trepalëshe). Bën (lidh) aleancë, Hyn në aleancë. Aleanca është lidhje e ngushtë politike ndërmjet klasash ose grupesh shoqërore mbi bazën e interesave dhe të qëllimeve të përbashkëta. Shembuj:Aleancë luftarake (revolucionare). Aleanca midis klasës punëtore dhe fshatarësie. Forcon (çelikos) aleancën. qka eshte aleanca,cka eshte aleanca,ceshte aleanca,cfare eshte aleanca,qka quajme aleance,aleancat ne shqip,qka jane aleancat,cka jane aleancat,aleanca ne shqip

Çka është aforizmi ?

Aforizmi është përkufizim, përcaktim, një gjykim ose një mendim i mprehtë, i shprehur shkurt, me fjalë të zgjedhura e kuptimplote. Aforizma është thënje e shkurtër që përmban një mësim të nxjerrë nga jeta: “Kush punon gëzon“ fj. urtë pop. - Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndritohet me të mësuar -. N. Fr… qka eshte aforizmi,cka eshte aforizmi,ceshte aforizmi,cfare eshte aforizmi,qka quajme aforizem,ceshte aforizmi,qka jane aforizmat,cka jane aforizmat,cfare jane aforizmat.dmth,kuptimi,domethenja,

Çka është ekstremizmi ?

Ekstremizmi është tërësia e pikëpamjeve dhe synimeve më të skajshme, sidomos në politikë, prirje për të bërë kërkesa e për të kryer veprime që e kalojnë çdo masë. qka eshte ekstremizmi,cka eshte ekstremizmi,ceshte ekstremizmi,cfare eshte ekstremizmi,qka quajme ekstremizem,qka jane ekstremistat

Një thënie për trëndafilin nga Mahatma Gandhi

 "Trendafili nuk ka nevoje te predikoje, aroma eshte predikimi i tij." |Mahatma Gandhi|

Një thënie për paranë

" Kur paraja fillon të fitojë shumë vlerë në jetë viktima e parë është familja..."

Si duhet te jete shtepija e nje muslimani ?!

Të përfitojmë nga H. Irfan Salihu SHTEPIJA E MUSLIMANIT - IRFAN SALIHU Si duhet te jete shtepija e nje muslimani ?! Si duhet te jene pjestaret e shtepise muslimanit ?! Meso si duhet te jene shtepijat tona ! https://www.facebook.com/ Hoxha.Irfan.Salihu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more