Iljasa Salihu
Peshku dhe truri
Mjekët këshillojnë që sa më shumë të konsumojmë mish peshku, të paktën
dy herë në javë patjetër, sepse i bënë shumë mirë trurit. Kësisoj, mishi
i peshkut është ushqim për trurin dhe si rrjedhojë e kësaj, truri ynë
ka mundësi më mirë të punojë duke i dhënë frytet përmes të menduarit pa
mjegulla.
Ndërkaq, peshkatarët për peshkun thonë se më abdall
gjallesë nuk ka, lehtas për një krimb të ngordhur bie në kurthin e
grepit. Madje truri i peshkut ndër njerëzit përdoret edhe si sinonim i
mendjelehtësisë. Keni dëgjuar dikush t’ju thotë, - ik ore se trurin si
të peshkut e paske, pra kur truri nuk i ka perceptuar si duhet gjërat,
kështu mund t’ju kenë thënë.
Megjithëkëtë, peshku abdall për nga
truri paraqitet si vitaminë shumë e vyeshme për funksionimin e shëndoshë
të trurit të njeriut.
- Kjo të shtyn të mendosh se disa gjëra në
fakt për vetveten janë shumë të dobëta, ndërsa për të tjerët shumë të
dobishme! I.Salihu
loading...
Lexo edhe:
- Get link
- Other Apps
Labels
Opinione Shëndetësi Thënie
Labels:
Opinione
Shëndetësi
Thënie
- Get link
- Other Apps