Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Veton Surroi

Veton Surroi - Biografia

Veton Surroi është publicist dhe politikan i njohur shqiptar dhe themelues e udhëheqës i Partisë Reformiste ORA. Ai është deputet i Kuvendit të Kosovës që nga viti 2004. Surroi në vitin 1997 themeloi gazetën e përditshme më të lexuar në Kosovë, "Koha Ditore", dhe për disa vite punoi si kryeredaktor në këtë të përditshme. Më vonë, i pakënaqur me elitën politike në Kosovë ai vendosi të futet ne skenën politike duke e themeluar Listën Qytetare ORA, të cilën më pas e shndërroi në parti politike. Në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, të mbajtura ne vjeshtë të vitit 2004, ORA morri 6.2% të votave dhe siguroi shtatë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Veton Surroi vjen nga një familje e njohur shqiptare dhe i ati i tij, Rexhai Surroi, ishte ambasador i ish-RSF Jugosllavisë në Spanjë dhe në një numër të vendeve Latino Amerikane. Si rrjedhojë, Surroi e kaloi një pjesë të jetës së tij në botën spanjisht-folëse dhe u shkollua atje. Veton Surroi u diplomua nga Universiteti i Mexico City

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more