Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Avni Tafili

Nëse të tjerët s'janë të mirë

Nëse të tjerët s'janë të mirë,
pse ti s'bëhesh pra i miri?
Ata, këta...
Cili je ti?
Ti e di cilëve u përket,
por s'ke kohë të flasësh për veten,
je duke folur për të tjerët.
Ata, këta...
Por do të vijë ai moment,
sigurt, sigurt do të vijë,
kur vërtet do të flasësh,
jo për veten, por me veten !
Para se të vijë,
hajde ti, afroju vetes,
sa shumë je larguar,
sa shumë.Avni Tafili

Aq më e madhe të jetë dashuria e njeriut ndaj Zotit

Aq më e madhe të jetë dashuria e njeriut ndaj Zotit,
aq më i dashur, më i butë, më i matur,
më durimtar ndaj krijesave të Zotit bëhet!
E pra, ata që deklarohen se bëjnë për hir të Zotit,
duke nëpërkëmbur nderin e dinjitetin,
duke fyer e bërë padrejtësi krijesave të Tij,
s'mund t'u thuhet ndryshe veçse gënjyen!
Urrejtja s'rritet me dashurinë, ajo rritet me injorancën,
zilinë, kryelartësinë e mendjemadhësinë.
E dashuria, me devotshmërinë e zemrave!

Avni Tafili

Të jesh besnik, bujar, i drejtë e i dhembshëm

Të jesh besnik, bujar, i drejtë e i dhembshëm kur përhapet pabesia, koprracia, padrejtësia e vrazhdësia, s'je thjesht besnik, bujar, i drejtë e i dhembshëm, por edhe prijës drejt tyre.
Lum për ata që qëndrojnë të përkushtuar në virtytet e larta dhe ftojnë drejt tyre me sjelljet e veprat e tyre !
Mund të jesh njëri prej tyre?
Bëhu prej tyre, bëhu prej ngadhënjimtarëve !Avni Tafili

Nuk mjafton veç lufta të jetë e drejtë

Nuk mjafton veç lufta të jetë e drejtë, ajo duhet edhe drejtë të zhvillohet.
Jo rrëmbim, rrënim, shkatërrim e shkelje. Kjo është luftë e epshit, e lakmisë, e injorancës, errësirës!
Jo e rrugës së drejtë! Aty, brenda drejtësisë së saj, veç guximit e vendosmërisë, dhembshuri, mëshirë e falje.
Lufta e drejtë, për të çliruar njerëz, jo për të rrënuar!Avni Tafili

Mbaje veten, kur ka lëkundje!

Avni Tafili
Mbaje veten, kur ka lëkundje!
Këtu dëshmohet qëndrueshmëria jote.
Ata që mbahen e qëndrojnë, do të arrijnë.
Do t'ia dalin mbanë!
Të kapurit fort për qëllimin e jetës.
Edhe kur të tjerët dalldisen, tronditen, tremben, ti vazhdoje ecjen tënde me qëndrueshmëri duke e shtuar qëndrueshmërinë!
Jepja gjërave të drejtat e tyre.
Le të jesh shembulli i tyre në ecje të qëndrueshme. Arriji gjërat, duke i bërë mirë vetes e familjes, e mbarë shoqërisë.
Po, me qëndrueshmëri!

I nderuari njeri, mirë se vjen!

I nderuari njeri, mirë se vjen! Besoj se ti vlen, meriton më shumë! Prandaj jam pranë teje. Të pret e ardhmja e ndritur. E gjithë ajo që kërkoj prej teje: Të lexosh për të menduar; të mendosh për të kuptuar; të kuptosh për të ndryshuar!
Avni Tafili

Mos u shpërqendro !

Avni Tafili Mos u shpërqendro ! Do t'u mjaftonte për këshillë atyre që janë nisur drejt sukseseve të larta.

Aty ku s'ka marre

Avni Tafili Aty ku s'ka marre, ka vdekje !
Këtë nuk e kuptojnë të vdekurit.

Thyerja e shigjetës

Avni Tafili
Thyerja e shigjetës

Kjo errësirë, ai njeri, që fjala mbi supe i është rënduar. Dhe gjendjes, e njerëzve, fort iu është gjunjëzuar. Po si harroi ! O ti që me duart e tua, i dobësuar, ankohesh ! O ti që i mërzitur u kërruse ! O ti që i zemëruar, këmbët në tokë thellë i ngule !

Si iu mbështete dobësisë, kur vetja jote për fuqinë e lëvizjes duke u dridhur ! Si iu mbështete fjalës, kur ajo me dobësinë njerëzore doli, ti asaj po i gjunjëzohesh !

Ç'ka ai kraharor, i ftohur, ndërsa ti për ngrohtësi duke vuajtur ! O ti që hape sytë, i trishtuar prej vetes, ndërsa ajo nisjen, ardhjen tënde duke pritur ! Ç'ka ajo zemër, e ngushtuar, e dashuruar pas zgjerimit, ti me shtangien tënde, ajo nuk mund të qajë, lotët e saj në sy të shpërthejnë !

O mendje forcërisht e mbyllur, me fjalët që furishëm godasin, po si fëmijëve, kur këmbët me duar u ngatërrohen !

Larg tyre, sytë guximshëm duke i hapur, shigjetat trimërisht me duar duke i pritur ! Derisa ato të thyhen, larg zemrë…

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more