Skip to main content

Thyerja e shigjetës


Thyerja e shigjetës

Kjo errësirë, ai njeri, që fjala mbi supe i është rënduar. Dhe gjendjes, e njerëzve, fort iu është gjunjëzuar. Po si harroi ! O ti që me duart e tua, i dobësuar, ankohesh ! O ti që i mërzitur u kërruse ! O ti që i zemëruar, këmbët në tokë thellë i ngule !

Si iu mbështete dobësisë, kur vetja jote për fuqinë e lëvizjes duke u dridhur ! Si iu mbështete fjalës, kur ajo me dobësinë njerëzore doli, ti asaj po i gjunjëzohesh !

Ç'ka ai kraharor, i ftohur, ndërsa ti për ngrohtësi duke vuajtur ! O ti që hape sytë, i trishtuar prej vetes, ndërsa ajo nisjen, ardhjen tënde duke pritur ! Ç'ka ajo zemër, e ngushtuar, e dashuruar pas zgjerimit, ti me shtangien tënde, ajo nuk mund të qajë, lotët e saj në sy të shpërthejnë !

O mendje forcërisht e mbyllur, me fjalët që furishëm godasin, po si fëmijëve, kur këmbët me duar u ngatërrohen !

Larg tyre, sytë guximshëm duke i hapur, shigjetat trimërisht me duar duke i pritur ! Derisa ato të thyhen, larg zemrës tënde. Jo! Zemra le të qëndrojë, të qëndrojë e fortë, e mbushura plot me shkënditë e së vërtetës. Do të qëndrojë.

E pse të rëndohesh, kur i rënduari më tepër rëndohet, derisa me duart e tij, veten nuk e kap, e fuqishëm ta shtrëngojë, ta shtrëngojë ! Ka nevojë për goditjen tënde, e pse të mos e godasësh, kur ajo pret lëkundjen, dridhjen tënde ! E pse të mos e bësh veten të qajë, kur ajo e katandisur pas katandisjes, e dobësuar pas dobësisë, e dëshpëruar pas dëshpërimit !

Le të kthehesh, le të çohesh e ta shikosh qiejt e lart, atje lart, lart ! Nuk arrin atje e mbyllura mendje, e ngushtuara zemër, i kërrusuri trup.

Larg, mbi tokë. Jo nën të.
Ku është shpirti yt !
Njihe Zotin e tij.
Njihe veten tënde.
Po pret, ardhjen tënde po pret !
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more