Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Jeta pas vdekjes

Jeta pas vdekjes ekziston, thonë shkencëtarët amerikanë

Shumica prej nesh kemi pasur ndjesinë e një përvoje pranë-vdekjes. Problemi është se deri më tani nuk ishte bërë ndonjë studim i gjerë shkencor mbi këtë çështje. Studimi i ndërgjegjësimit, që filloi më 2008, shikoi në thellësi rreth 2000 pacientë nga 15 spitale në Mbretëri të Bashkuar, SHBA dhe Austri të cilët kishin përjetuar arrest kardiak dhe nga i cili kishin shpëtuar. Çfarë ata gjetën ishte se rreth 40% e këtyre pacientëve kishin përjetuar një lloj të vetëdijes ndërsa nuk kishin qenë të gjallë, që do të thotë se ishin klinikisht të vdekur. Studimi, i udhëhequr nga Dr. Sam Parnia nga Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut, gjeti se vdekja nuk është një moment i veçantë, por një proces potencialisht i kthyeshëm që ndodh pas ndonjë sëmundje të rëndë apo ndonjë aksidenti ku zemra, mushkëritë dhe truri pushojnë së funksionuari. Kjo do të thotë se vdekja në vetvete nuk është fundi i njeriut, por një fillim i ri. Shumë persona të cilët kanë përjetuar një përvojë pr

Fizika kuantike provon jetën e mëtejshme

Shumica e shkencëtarëve do të thoshin se koncepti i një jete të përtejshme ose nuk ka sens ose është i paprovueshëm. Megjithatë, një ekspert pretendon se tashmë ka prova për të konfirmuar këtë ekzistencë të përtej varrit, e lidhur me fizikën kuantike. Profesori Robert Lanza pretendon se teoria e biocentrizmit mëson se vdekja siç ne e njohim është një iluzion i krijuar nga ndërgjegjja jonë. Sipas Lanzës, ndërgjegjja jonë krijon një univers dhe jo e kundërta, ndaj ka ardhur koha që të pranojmë vdekjen si "pjellë të trurit tonë". Në logjikën e fizikantit, mosprovimi i jetës së mëtejshme deri tani nuk tregon se ajo nuk ekziston, por tregon se thjesht teoritë tona për ta provuar atë janë të gabuara. "Ne mendojmë se jeta është vetëm aktiviteti i karbonit dhe i miksit të molekulave. Jetojmë për pak kohë dhe më pas vdesim, por kjo nuk është e vërtetë", argumentoi Lanza, pedagog i Universitetit Mjekësor të Karolinës së Veriut, në një libër të botuar prej tij.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more