Skip to main content

Fizika kuantike provon jetën e mëtejshme


Shumica e shkencëtarëve do të thoshin se koncepti i një jete të përtejshme ose nuk ka sens ose është i paprovueshëm.

Megjithatë, një ekspert pretendon se tashmë ka prova për të konfirmuar këtë ekzistencë të përtej varrit, e lidhur me fizikën kuantike.

Profesori Robert Lanza pretendon se teoria e biocentrizmit mëson se vdekja siç ne e njohim është një iluzion i krijuar nga ndërgjegjja jonë.

Sipas Lanzës, ndërgjegjja jonë krijon një univers dhe jo e kundërta, ndaj ka ardhur koha që të pranojmë vdekjen si "pjellë të trurit tonë".

Në logjikën e fizikantit, mosprovimi i jetës së mëtejshme deri tani nuk tregon se ajo nuk ekziston, por tregon se thjesht teoritë tona për ta provuar atë janë të gabuara.

"Ne mendojmë se jeta është vetëm aktiviteti i karbonit dhe i miksit të molekulave. Jetojmë për pak kohë dhe më pas vdesim, por kjo nuk është e vërtetë", argumentoi Lanza, pedagog i Universitetit Mjekësor të Karolinës së Veriut, në një libër të botuar prej tij.

Në një shembull të thjeshtë të shpjegimit të tij prej qindra faqesh, Lanza përmblodhi: "Ne shohim qiellin blu dhe themi se është i tillë pasi kështu na kanë mësuar. Nëse do të na thonin që ajo është ngjyra e kuqe, atëherë do të mendonim se qielli është i kuq. Këtë na mëson edhe fizika për vdekjen".


Teoria Kuantike provon se vetëdija migron drejt një universi tjetër pas vdekjes



Libri me titullin “Biocentrizmi: si jeta dhe vetëdija janë çelësat e njohjes së natyrës së Universit” i publikuar në Shtetet e Bashkuara ka nxitur së tepërmi diskutimet në internet për shkak se përmban nocionin se “jeta nuk përfundon kur trupi vdes, dhe ajo mund të zgjasë përgjithmonë”. Autori i këtij publikimi, Robert Lanza, nuk dyshon që kjo është e mundur

Lanza është ekspert në mjekësinë regjenerative dhe dejtor shkencor i kompanisë Advanced Cell Technology. Përpara se të njihej për kërkimet e tij shkencore në lidhje me qelizat burimore (stem cells), ai ishte i njohur për një mori eksperimentesh të suksesshme në klonimin e specieve të rrezikuara.

Sipas “The Learning Mind”, jo shumë kohë më parë, shkencëtari u përfshi në fizikë, mekanikën kuantike dhe astrofizikë. Kjo përzierje shpërthyese disiplinash i ka dhënë jetë një teorie të re, biocentrizmit, të cilën profesori ka kohë që e predikon.

Teoria hamendëson se vdekja, thjesht nuk ekziston. Ajo është një iluzion që origjinon në mendjen e njeriut. Ekziston sepse njerezit e identifikojnë vetëveten me trupin e tyre. Ata besojnë se trupi do të vdesë, herët a vonë, duke menduar që dhe vetëdija e tyre do të shkojë bashkë me të. Në fakt vetëdija ekziston jashtë kufizimeve të hapësirës dhe kohës. Ajo është e aftë të jetë kudo, në trupin e njeriut dhe jashtë tij. Kjo përputhet mirë me postulatet themelore e shkencës së mekanikës kuantike, sipas të cilës një pjesëz specifike mund të jetë e pranishme kudo, dhe një ngjarje mund të ndodhë sipas disa mënyrash, ndonjëherë të panumërta.

Lanza beson se universet multiple mund të ekzistojnë në mënyrë të njëkohshme. Këto universe, përmbajnë mënyra të shumënumërta për ndodhjen e skenareve të mundshëm. Në një univers trupi mund të ketë vdekur, në një tjetër ai vazhdon të ekzistojë duke thithur vetëdije e cila migroi drejt këtij universi.

Kjo do të thotë që një person i vdekur, duke udhëtuar nëpërmjet të njëjtit tunel, nuk përfundon në ferr apo parajsë, por në një botë të ngjashme që ai ose ajo e ka banuar më para, por kësaj rradhe si i gjallë, e kështu me rradhë pafundësisht

Botë të shumënumërta

Kjo teori e Lanza-s, që të ysht shpresën, por edhe tejet e diskutueshme nga ana tjetër, ka mjaft mbështetës të paqëllimshëm, jo thjesht vdekatarë që duan të rrojnë përjetë, por dhe disa shkencëtarë të mirënjohur. Këta janë fizikantë dhe astrofizikantë që priren të bien dakord me ekzistencën e botëve paralele si dhe që sugjerojnë mundësinë e universeve të shumënumërt, multiverseve. Multiversi është një koncept i ashtuquajtur shkencor që mbrohet prej tyre. Ata besojnë se nuk ekzistojnë ligje fizike që të mund të ndalojnë ekzistencën e botëve paralele.

“Faktori që shkakton këto botë të shumëfishuara janë veprimet tona,” shpjegon Everett. Nëse ne bëjmë disa zgjedhje, në çast një univers ndahet në dysh me versione rezultatesh të ndryshme.

Fakti që universi ynë nuk është i vetëm, mbështetet nga të dhënat e marra nga teleskopi hapësinor Planck. Duke përdorur këto të dhëna, shkencëtarët kanë krijuar hartën më të saktë të sfondit prej mikrovalësh, që quhet ndryshe, rrezatimi i
çlirimit relik kozmik, i cili ka mbetur që nga krijimi i universit tonë. Ata kanë zbuluar gjithashtu që universi ka shumë ndërprerje dhe boshllëqe të shumta.

Fizikantja teorike shqiptare, Laura Mersini-Houghton nga Universiteti i Karolinës së Veriut së bashku me kologët e saj nuk është dakord; ata janë të mendimit që anomalitë e sfondit të mikrovalëve ekzistojnë në sajë të faktit që univesi ynë ndikohet nga universe të tjera të cilat ekzistojnë pranë tij, si dhe hapësirat dhe boshllëqet janë rezultat i drejtpërdrejtë i sulmeve të universeve fqinje.

Kuanti i shpirtit

Pra, sipas teorisë së bio-centirizmit, ka një bollëk vendesh apo universesh të tjera tek të cilat mund të migrojë shpirti ynë pas vdekjes. Por a ekziston shpirti?

Sipas Hameroff, truri njerëzor është kompjuteri perfekt kuantik dhe për rrjedhojë shpirti apo vetëdija është thjesht informacion i vendosur në nivelin kuantik. Mund të transferohet, pas vdekjes se trupit; informacioni kuantik i përfaqësuar nga vetëdija migron me universin tonë dhe ekziston atje për një kohë të pacaktuar. Eksperti i biocentrizmit, Lanza, provon se shpirti migron në një univers tjetër. Ky është dallimi i madh mes tij dhe kolegëve të tij.

Sir Roger Penrose, një fizikant i përmendur britanik, ekspert i matematikës, nga Universiteti i Oksfordit, e mbështet teorinë e Lanza-s, madje ai ka gjetur gjurmë të kontakteve me universe të tjerë. Së bashku, këta shkencëtarë po zhvillojnë teorinë kuantike për të spjeguar teorinë e vetëdijes, Ata besojnë se kanë gjetur transportuesit e vetëdijes, elementët që e grumbullojnë informacionin gjatë jetës dhe pas vdekjes së trupit, e largojnë vetëdijen gjetkë.

Këta elemente janë lokalizuar brenda tubëzave me bazë proteinash (mikrotubulat neuronale) të cilave më parë u është atribuar roli i thjeshtë i forcimit dhe i kanalizimit të transportit brenda një qelize. Në bazë të strukturës së tyre, mikrotubëzat janë më së miri të përshtatëshme të funksionojnë si transportueset e karakteristikave kuantike brenda trurit. Kjo kryesisht se ato janë të afta të ruajnë gjendjet kuantike për një periudhë të gjatë kohe, që do të thotë se mund të funksionojnë si elementet e një kompjuteri kuantik. (E. Mazniku)

Burimi: Explore Univers
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more