Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Fizika Kuantike

Fizika kuantike provon jetën e mëtejshme

Shumica e shkencëtarëve do të thoshin se koncepti i një jete të përtejshme ose nuk ka sens ose është i paprovueshëm. Megjithatë, një ekspert pretendon se tashmë ka prova për të konfirmuar këtë ekzistencë të përtej varrit, e lidhur me fizikën kuantike. Profesori Robert Lanza pretendon se teoria e biocentrizmit mëson se vdekja siç ne e njohim është një iluzion i krijuar nga ndërgjegjja jonë. Sipas Lanzës, ndërgjegjja jonë krijon një univers dhe jo e kundërta, ndaj ka ardhur koha që të pranojmë vdekjen si "pjellë të trurit tonë". Në logjikën e fizikantit, mosprovimi i jetës së mëtejshme deri tani nuk tregon se ajo nuk ekziston, por tregon se thjesht teoritë tona për ta provuar atë janë të gabuara. "Ne mendojmë se jeta është vetëm aktiviteti i karbonit dhe i miksit të molekulave. Jetojmë për pak kohë dhe më pas vdesim, por kjo nuk është e vërtetë", argumentoi Lanza, pedagog i Universitetit Mjekësor të Karolinës së Veriut, në një libër të botuar prej tij.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more