Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Keshilla

Disa këshilla për lidhjen në largësi

  Jo gjithmonë gjërat në një lidhje shkojnë ashtu siç i ke planifikuar. Madje, mund të ndodhë që të shkojnë shumë më keq sesa mund të ishte marrë me mend. Si të jetosh një lidhje në largësi? Si të shmangësh, që ajo flaka të mos shuhet për shkak të disa kilometrave largësi? Nuk përbën aspak çudi që gjatë një udhëtimi pune apo në muajin e pushimeve, apo qoftë edhe në një shëtitje të thjeshtë ose njohje të rastësishme, të dashurohesh me dikë. Dhe sigurisht që ndodh shumë shpesh, që ky "dikë" të mos ta ketë shtëpinë te pallati përballë shtëpisë tënde. Por edhe në ndodhtë që të mos jesh e detyruar të bësh shumë rrugë për të arritur te shtëpia e tij, sepse fati e deshi që të jetoni në një qytet, me mijëra arsye mund të bëhen shkak që ai të transferohet në një vend tjetër, pa përjashtuar këtu edhe mundësinë e një shteti tjetër. Arsye pune, studimi, çështje familjare e të tjera të këtij lloji, mund të bëhen shkaku që nga partneri yt të të ndajnë qindra kilometra largës

Po të mësonim për çdo ditë nga një mësim të mirë

Të dashurit e mi, Po të mësonim për çdo ditë nga një mësim të mirë, në fund të vitit do të ishim më të pasur për 365 mësime. Dashuria dhe dituria kur të ndahen me të tjerët-shumëzohen. Mos e ndal vetëm për vete diturinë, se askush nuk mund të jetojë vetëm në këtë botë. Për JU, me shumë dashuri,  Daut Demaku

Bëhu i sinqertë !!!

Bëhu i sinqertë !!! Fjalët, pretendimet, parullat, zëri i lartë, pozita, dituria, adhurimi, postimet, komentet, këshillat,...., nuk vlejnë nëse nuk je i sinqertë, andaj: Bëhu i sinqertë !!! Burimi: Senad Ramadani  

Dëgjo mirë

Dëgjo mirë: Thotë Muhamedi alejhi selam, Allahu i Madhëruar urren çdo: 1.Mendjemadh ndaj të vërtetës dhe mospranues i saj 2.Person i cili lëvdohet për atë çka nuk e posedon dhe mbahet kryelartë 3.Person që ngrit zërin nëpër tregje 4.Personin që flenë si kufomë pa u zgjuar natën për ibadet, ndërsa gjatë ditës punon si gomar vetëm për dunja !!! Burimi: Senad Ramadani

Mos u bëni shkaktarë që të shkatërroni jetën e vajzës suaj duke e martuar me dikë që ajo nuk do

Prindër të nderuar: Mos u bëni shkaktarë që të shkatërroni jetën e vajzës suaj duke e martuar me dikë që ajo nuk do. Thotë Muhamedi alejhi selam:" Martohuni me ato që i doni" Mashkulli mund ti posedoj vetëm dy mangësi: Mungesë të besimit dhe mungesë të edukatës dhe moralit. Varfëria, origjina, nacionaliteti, shkollimi, pozita,martesa,..., në Islam nuk llogariten mangësi. Më mirë e varfër dhe e lumtur se e pasur gjithnjë duke vuajtur !!! Burimi: Senad Ramadani

K U J D E S ! ! ! Vëllezër e veçanërisht ju motra!!!

K U J D E S ! ! ! Keni kujdes kur të shkoni nëpër butiqe të ndryshme dhe provoni rroba në zhveshtore për ti blerë ato. Sepse pasi që ndodhin vjedhje të ndryshme në zhveshtore shumë butiqe i instalojn kamerat prapa pasqyreve të cilat janë të tejdukshme dhe nga të cilat mund të të sheh pronari i dyqanit dhe mund të të ingjizoj ty duke provuar rroba dhe pastaj ti publikoj ato në internet.   Me një gjë të till mund edhe të keqpërdoret nderi yt dhe mund të të rrezikohet jeta jote familjare.   Andaj provoni pasqyret brenda zhveshtoreve duke e prekur pasqyren me dorë, nëse gishti është afër ( si në foton nr 1 ) ajo është pasqyrë normale, por nëse është gishti i larguar ( si në foton nr 2 ) atëherë ajo është pasqyrë e tejdukshme, dhe mund të ketë ndonjë kamerë të instaluar pikërisht prapa asaj pasqyre.

Nëse mundesh bëhu...

"Nëse mundesh bëhu dijetar. Nëse nuk mundesh, bëhu nxënës i dijes. Nëse akoma nuk mundesh, shprehe dashurinë ndaj tyre. E nëse ende e ke të pamundur, atëherë të paktën mos i urre ata." Umer ibn Abdulaziz

BËHU ME ALLAHUN!!

Gjatë jetës do ta kuptosh, se çdo njeri e ka rolin e vet me të cilin do të ballafaqohesh!! Do të ketë nga ata që do të dojnë!! Do të ketë nga ata që do të mësojnë!! Do të ketë nga ata që do të përfitojnë nga ti!! Do të ketë nga ata që do të shërbejnë!! Do të ketë nga ata që do të urrejnë!! Do të ketë nga ata që do të kenë zili!! Do të ketë nga ata që do të bëhen mësim për ty!! Mirëpo ti, bëhu me Allahun gjithmonë dhe mos u mërzit, se Ai do të jetë me ty!! Nga arabishtja: Irfan JAHIU

BËJI KËTO RREGULLA LIGJ NË SHTËPI!!

Fëmijët janë kënaqësia e syve të prindërve të tyre, dhe mbi prindërit, bie përgjegjësia e edukimit të tyre. Projekti i edukimit është projekti më i rëndësishëm në jetën e prindërve! Në vazhdim do t’i sjellim disa rregulla, ku prindi, kishte qenë mirë që fëmijëve t’ua mëson, dhe t’ua bën ligj dhe rregull shtëpie: 1. Namazi në kohën e vet. 2. Fjalët, ju lutem dhe ju falënderit, janë me rëndësi. 3. Pa rrahje, pa mallkim, pa sharje, dhe pa fjalë që e dëmtojnë moralin. 4. Shprehu për ndjenjat e tua, me edukatë dhe me qartësi. 5. Mbylle atë që e hape, dhe ngrite atë që e zbrite, dhe bëje vendin të jetë më mirë se që ishte. 6. Dhoma jote është përgjegjësia jote. 7. Kur tjetrit flet, dëgjoje, dhe mos e ndërpre atë që flet. 8. Jep selam kur hyn dhe kur del. 9. Kush nga shokët juaj na viziton duhet ti respekton ligjet e tona. 10. S’ka ushqim brenda dhomës. 11. Në gjumë para orës 10. 12. Ndalohet përdorimi i çdo mjeti elektronik kur familja janë të ulur bashkë. 1

5 këshilla jo-agjëruesve ndaj agjëruesve

Tabloidi gjerman, Bild, në një shkrim të sajin mbi Ramazanin, rëndit pesë këshilla për jo-agjëruesit ndaj agjëruesve. Sipas saj, nëse punon në zyrë me një të agjërueshëm duhet ta kuptoni nëse ai vonohet gjatë faljes së namazit ose edhe nëse humbet koncentrimi gjatë perëndimit të Diellit, transmeton Portalb. Më poshtë i keni të renditura këshillat. ►Gjatë kohës së agjërimit, mundohuni ti evitoni hajet dhe pijet përpara kolegëve tuaj myslimanë. Veçanërisht pijet alkoolike. ► Edhe falja e namazit i përket Ramazanit. I mirëkuptoni kolegët tuaj nëse ata vonohet pak më tepër gjatë këtij muaji. ► Sivjet orët e agjërimit janë shumë të gjata. Andaj keni respektin dhe kuptojeni kolegun tuaj, nëse ai gjatë ditës nuk ka koncentrimin e duhur për të punuar. ►Ramazani është muaji i shpirtit dhe faljes së mëkateve. Evitoni sharjet dhe shakatë e tepërta në zyrë. ► Në fund të muajit, mund t’ia uroni kolegut tuaj mysliman, “Urime Bajramin.” Burimi:  Portalb.mk

KUJDES GJUHEN ME TE TJERET

Ebu Hurejrah, radiAllahu anhu, transmeton se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) tha: - ”Kush beson Allahun dhe Diten e Fundit, le te flase mire ose le te heshte”. Buhariu dhe Muslimi. Ky hadith, per te cilin dijetaret kane rene dakord per vertetesine e tij, eshte prove e qarte se personi nuk duhet te flase, perveç kur e folura e tij eshte e mire dhe kur e folura e tij ka me shume perfitim. Keshtu, nese dikush eshte ne dyshim se nese e folura e tij eshte me perfitime, atehere ai nuk duhet te flase. Imam Shafi’i, rahimehullah, tha: - ”Kur dikush deshiron te flase, atehere eshte detyre e tij te mendoje para se te flase. Nese ka diçka me vlere ne ate qe ka per te thene, atehere mund te flase; nese ka dyshim rreth asaj, atehere nuk duhet te flase derisa ta sqaroje dyshimin e tij”. Ebu Hurejre radiAllahu anhu, transmeton se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: - ”Me te vertete robi do te flase nje fjale duke mos patur kujdes dhe per shkak te saj do te hidhe

Këshilla e Konicës për mikun gazetar

Faik Konica boton në të përkohshmen "Albania", më datë 15 shtator 1901, këshillat pasonjëse për një djalë që kish nërment të botonte një gazetë shqip në Misir. "I dashur mik - në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s'fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s'është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s'këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je "hamall" e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht do të thonë se s'është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysmë gegnisht, gjysmë toskërisht, do të thonë se është "çervish". Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s'është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë, do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i pag

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more