Skip to main content

KUJDES GJUHEN ME TE TJERET


Ebu Hurejrah, radiAllahu anhu, transmeton se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) tha:
- ”Kush beson Allahun dhe Diten e Fundit, le te flase mire ose le te heshte”.
Buhariu dhe Muslimi.
Ky hadith, per te cilin dijetaret kane rene dakord per vertetesine e tij, eshte prove e qarte se personi nuk duhet te flase, perveç kur e folura e tij eshte e mire dhe kur e folura e tij ka me shume perfitim. Keshtu, nese dikush eshte ne dyshim se nese e folura e tij eshte me perfitime, atehere ai nuk duhet te flase.

Imam Shafi’i, rahimehullah, tha:
- ”Kur dikush deshiron te flase, atehere eshte detyre e tij te mendoje para se te flase. Nese ka diçka me vlere ne ate qe ka per te thene, atehere mund te flase; nese ka dyshim rreth asaj, atehere nuk duhet te flase derisa ta sqaroje dyshimin e tij”.
Ebu Hurejre radiAllahu anhu, transmeton se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka thene:
- ”Me te vertete robi do te flase nje fjale duke mos patur kujdes dhe per shkak te saj do te hidhet ne zjarr te xhehennemit, nga nje largesi sa lindja e perendimi”.
Buhariu dhe Muslimi.
Ebu Musa el-Esh’ari, radiAllahu anhu, transmeton:
- ”O i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) cili nga muslimanet eshte me i mire?”
- Ai u pergjigj:”Ai, nga gjuha dhe dora e te cilit muslimanet jane te sigurte”.
Buhariu dhe Muslimi.
Sufjan ibn Abdul-lah, radiAllahu anhu, transmeton se ai ka thene:
- ”O i derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) me thuaj mua nje gje qe ta kapem fort pas saj”.
Ai tha:”Thuaj: Besoj ne Allahun dhe qendro i forte (ne kete)”.
Une i thashe:”O i derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) cila eshte gjeja më me rendesi qe duhet t’i frikesohem nga vetja ime?” Keshtu, ai e kapi gjuhen e tij dhe tha:
”Kete”.
Sahih et-Tirmidhi, Ibn Maxheh dhe Ahmedi
Abdullah ibn Amr ibn As, radiAllahu anhu, transmeton se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka thene:
- ”Kush hesht, ai eshte i shpetuar”.
Sahih et-Tirmidhi, ed-Darimi dhe Ahmedi.
Allahu na mundesofte ti ruajme gjuhet tona!

Burimi: Të përfitojmë nga H. Irfan Salihu
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more