Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Xhevahir Spahiu

Xhevahir Spahiu(1945 - jeton)- Biografia, Veprat dhe Çmimet

Xhevahir Spahiu lindi më 1 mars të vitit 1945 në Malind të Skraparit.  Ai studioi në fakultetin Histori - Filologji, dega Gjuhë-Letërsi shqipe.  Që nga viti 1968 ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor në revistën “Nëndori”, mësues dhe libretist në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.  Është i nderuar me çmimin “Migjeni” dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të Çlirimit të Atdheut.  Disa nga titujt e veprave të tij janë: “Mëngjes sirenash”, Dyer dhe zemra të Hapura”, Agime shqiptare” “Zambakët e Mamicës”, “Nesër jam aty”, “Poezia Shqipe”, “Kohë e Krisur” etj. Xhevahir Spahiu,biografia Xhevahir Spahiu,Veprat Xhevahir Spahiu,ku lindi Xhevahir Spahiu, kur lindi Xhevahir Spahiu,Xhevahir Spahiu veprat,Veprat  Xhevahir Spahiu, Biografia e Xhevahir Spahiut

Shqiponja – vjershë nga Xhevahir Spahiu

Shqiponja – vjershë nga Xhevahir Spahiu Hape krahët, fluturove thellë nëpër kaltërsi. Udhëtove, udhëtove, çerdhen ku do ta bësh ti? Ty asgjë s’ta mbushka syrin?  As kjo pemë? As ky gur? Më në fund, moj trimërore,  bëre çerdhe në flamur. vjersha per femije, shqiponja, vjersha nga Xhevahir Spahiu, shqiponje, Xhevahir Spahiu vjersha, vjersha te bukura per femije, hape krahet fluturove

Vjeshta - vjershë nga Xhevahir Spahiu

Vjeshta -  vjershë nga Xhevahir Spahiu Kur vjeshtës vendin i lë vera dhe zogjtë shtegtojnë larg e larg, nga pemët gjethet rrëzon era si fjongo të arta përmbi park.   Kur vjeshta vjen, zverdhon në vreshta bistaku i rrushit bukuri! Me begatinë që sjell vjeshta , gëzohem unë, gëzohesh ti.   O vjeshtë e artë, o stinë e zjarrtë, ti, mrekulli e punës sonë, nga fryti yt i begatë njeriut faqet i kuqojnë! Nëse doni më shumë vjersha dhe poezi atëherë klikoni mbi Vjersha vjersha per vjeshten, vjershe per vjeshten, vjershta vjershe, poezi per vjeshten, vjersha per femije vjeshta, vjeshta poezia per femije, vargje per vjeshten, vjersha te femijeve, vjersha nga Xhevahir Spahiu

Koha vrapon vjershë(poezi) nga Xhevahir Spahiu

Koha vrapon  vjershë(poezi) nga Xhevahir Spahiu Mëngjes . Mesditë. Mbrëmja tretet... Nga kalendari fleta ra Shkoi dhe një ditë; unë pyes vetveten: “Ditës ç’i dhe e çfarë të dha?”   Një ditë shkon, pas saj vjen tjetra, Ti mbjell një pemë, një gur ti vë Nga guri, ja, u ngrit ndërtesa, Dhe pema pyll i madh u bë!   Koha vrapon. Vrapon si lumë; Nga kalendari fleta ra. Vetvetes pyetjen i bëj unë: “Ditës ç’i dhe e çfarë të dha?” koha vrapon poezi, poezi per kohen, vjersha per kohen, vjershe per kohen, vjersha koha,Vjersha nga Xhevahir Spahiu, vjershe Xhevahir Spahiu,koha poezi, vargje per kohen, vargje te bukura per kohen, vjersha per femije koha, 

Migjeni flet - poezi nga Xhevahir Spahiu

Migjeni flet - poezi nga Xhevahir Spahiu Nuk është sëmundja që ma bren mushkërinë; as brengë e dashurisë. As dhe fati. Jo, mos ma shkulni heshtën që në brinjë ma nguli koha me sa fuqi që pati. Ndodh që poetit zemra t‘i përgjaket nga një trishtim i vogël, nga një fjalë; po mua sot tullumbat e vocërrakve kanë hapur gojën dhe po më hanë të gjallë. Një plumb i verdhë tejpërtej më mori: ah, s‘ishte plumb! Ishte një kokërr misri; nga thesi i grisur i ra një malësori dhe era s‘di në ç‘barqe e gremisi. Nga ky mjerim dhe gurët do të qanin, s‘mund të mos çahej zemra si me plor, këndoni për mustaqet e sovranit, poetë të oborrit mbretëror. Kur gishti nis t‘i hakërrohet zotit më lind një shpresë… Dridhuni, tiranë! Ma shkulni, shokë, atë shigjetë prej gjoksit me të u bini atyre që më ranë! poezi per migjenin, Xhevahir Spahiu, Migjeni poezi, poezi shqipe, poezia shqipe

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more