Migjeni flet - poezi nga Xhevahir Spahiu
Nuk është sëmundja që ma bren mushkërinë;
as brengë e dashurisë. As dhe fati.
Jo, mos ma shkulni heshtën që në brinjë
ma nguli koha me sa fuqi që pati.
Ndodh që poetit zemra t‘i përgjaket
nga një trishtim i vogël, nga një fjalë;
po mua sot tullumbat e vocërrakve
kanë hapur gojën dhe po më hanë të gjallë.
Një plumb i verdhë tejpërtej më mori:
ah, s‘ishte plumb! Ishte një kokërr misri;
nga thesi i grisur i ra një malësori
dhe era s‘di në ç‘barqe e gremisi.
Nga ky mjerim dhe gurët do të qanin,
s‘mund të mos çahej zemra si me plor,
këndoni për mustaqet e sovranit,
poetë të oborrit mbretëror.
Kur gishti nis t‘i hakërrohet zotit
më lind një shpresë… Dridhuni, tiranë!
Ma shkulni, shokë, atë shigjetë prej gjoksit
me të u bini atyre që më ranë!
poezi per migjenin, Xhevahir Spahiu, Migjeni poezi, poezi shqipe, poezia shqipe
Lexo edhe:

loading...
Lexo edhe: